A e keni ditur se toka ka flokë?

  • 08 December 2018 - 15:05
A e keni ditur se toka ka flokë?

Është konstatuar se, nga planeti ynë, Toka, dalin fije të materies së zezë. Materia e zezë është një substancë misterioze, e padukshme, e cila përbën rreth 27% të tërë materies dhe energjisë në gjithësi. Materia e dukshme, e cila përbën tërë atë që na rrethon, paraqet vetëm 5%, trasmeton gazeta Kosova Sot Online

Sipas studimit të Gary Prezo-së nga NASA, të publikuar në numrin më të ri të revistës "Astrophysical Journal", testet dhe stimulimet tregojnë se materia e zezë bën lëvizje nëpër gjithësi. Sipas simulimeve është parë se, kur një rrjedhë e tillë kalon afër Tokës, ajo tërhiqet nga graviteti, prandaj edhe duket sikur Toka të ketë flokë. "Sikur të mund ta kishim gjetur rrënjën e ndonjë tufe të materies së zezë, atëherë do të mund ta dërgonim një sondë, për ta studiuar atë më mirë", thotë Prezo.

(Kosova Sot)