Lulja më e madhe në tokë

  • 12 December 2018 - 09:21
Lulja më e madhe në tokë

Rafflesia është lulja më e madhe individuale në botë, që ndodhet vetëm në pyjet e ishujve Sumatra në Indonezi. Diametri i lules është zakonisht 1 metër dhe ato mund të peshojnë deri në 11 kg.raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo nuk ka gjethe, nuk ka trung apo rrënjë dhe jeton si një parazit që ushqehet nga një amvis. Lulja duket dhe mban aromën e mishit të prishur, prandaj nganjëherë e quajnë edhe 'Lulja Kufomë'.

Riprodhimi i këtyre luleve është shumë i rrallë, pasi që ajo është uniseksuale, që do të thotë se ekzistojnë lule që janë vetëm meshkuj dhe vetëm femra. Lulja lulëzon vetëm për pak ditë dhe insektet polenizuese duhet t'i vizitojnë të dyja lulet, edhe femërore edhe mashkullore, për të pasur sukses riprodhimi i tyre. Fruta me fara krijohen me rastin e riprodhimit të suksesshëm, që më pas duhet të shpërndahen nga kafshët e tjera.  

(Kosova Sot)