Prej nga erdhi Hëna?

  • 13 December 2018 - 09:55
Prej nga erdhi Hëna?

Gjithmonë duhet ta keni parasysh se në shkencë ka teori, të cilat ndonjëherë janë në konflikt me njëra-tjetrën. Por, pasi astronautët sollën nga Hëna gurë, shkencëtarët e patën më të lehtë ta studiojnë atë. Ata, marrë në përgjithësi, janë të pajtimit se kur u formua Toka, para 4,5 miliardë vjetësh, ajo u godit nga një planet i madhësisë së Marsit. Si rezultat i kësaj goditjeje, u shkëput një pjesë e tokës dhe e atij planeti, dhe kështu u formua Hëna, trasmeton gazeta Kosova Sot

Dikur Hëna ishte shumë më afër Tokës, sesa që është tani. Në fillim të krijimit të saj, Hëna mund të ketë qenë vetëm 16 000 kilometra larg Tokës. Sot, largësia midis Hënës dhe Tokës është 384 403 kilometra.     

(Kosova Sot)