Fakte interesante për gjarpërinj

  • 18 December 2018 - 15:15
Fakte interesante për gjarpërinj

Gjarpri femër është më i madh se ai mashkull.

Gjarpërinjtë nuk janë vegjetarianë, ata hanë insekte ose kafshë të vogla shumica prej tyre janë dëmtues si psh minjtë , brumbujt etj,raporton Gazeta Kosova Sot Online

Ai ha vetëm kur është i uritur , ka raste që rri muaj pa ngrënë.

Gjarpri e ka kohën e çiftimit në pranverë (prill-maj) pasi ka zbritur nga malet ku fillon të shkrijë dëbora, pjell zakonisht çdo vit vezë ose disa lloje gjarpërinjsh, pjellin këlyshë 13-15 cm me peshë rreth 2 g .

Koha e pjelljes është zakonisht vjeshta. Shumica e gjarpërinjve e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 4 vjeçare dhe janë më agresivë gjatë sezonit të shumimit.

Të gjithë llojet e tyre mund të notojnë për bukuri, dhe pickimi prej tyre në ujë është njëjtë i dëmshëm si pickimi në tokë.

(Kosova Sot)