A e keni dëgjuar për dhelprën e kuqe

  • 10 January 2019 - 15:11
A e keni dëgjuar për dhelprën e kuqe

Nuk janë të kuqe të gjitha llojet e dhelprës së kuqe. Disa prej tyre kanë ngjyrë kafe, të zezë, apo të argjendtë. Bile edhe dhelprat e një pjelle mund të kenë ngjyrë të ndryshme.


Dhelpra e kuqe është një kafshë e vogël, e ngjashme me qenin, me turinj të mprehtë dhe me një peshë të vogël trupore, e cila i mundëson asaj që të vrapojë shpejt. Dhelpra e kuqe njihet për bishtin e saj të gjatë e të gjerë. Kjo kafshë ka turinj të errët, kurse veshët dhe putrat i ka të zeza. Ka edhe disa nuanca të bardha. Edhe pse mashkulli dhe femra e këtij lloji të dhelprave duken të njëjtë, mashkulli në anglisht quhet edhe qen, dhe zakonisht ai e ka një madhësi më të madhe sesa femra. 

(Kosova Sot)