Fakte interesante rreth celularëve

  • 16 January 2019 - 15:04
Fakte interesante rreth celularëve

Celularët janë tani pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Ja disa fakte interesante për ta:           

- Celularët modernë mund të bëjnë më shumë sesa marrjen dhe bërjen e telefonatave. Celularët modernë mundësojnë edhe dërgimin dhe marrjen e mesazheve të shkruara, e-mailave, fotove dhe video incizimeve, si dhe mund të lidhen në internet, ofrojnë mundësi të lojërave, dëgjimit të muzikës, shfrytëzimit të GPS (Global Positioning Systems) etj.

- Celularët janë bërë një mjet i rëndësishëm i komunikimit që përdoret nga njerëzit në mbarë botën për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pse në fillim celularët ishin tepër të mëdhenj dhe jo aq efektivë, sot ata janë të vegjël, të bukur dhe mund të rrinë me ditë të tëra pa u mbushur me rrymë.  

- Dizajnet e celularëve ndryshojnë nga dita në ditë, në mënyrë që të marrin parasysh nevojat dhe dëshirat e blerësve. Disa nga këto kërkesa përfshijnë edhe vendin për karta të memories, ekranet e ndjeshme në prekje, vendet për USB etj.

- Celularët modernë po ashtu ofrojnë mundësi të mëdha të lidhjeve pa kabllo, si me rreze infra të kuqe, ‘Bluetooth’ etj.

- Disa ndër prodhuesit më të mëdhenj të celularëve në botë janë “Nokia”, “Samsung”, “Motorola”, “Sony Ericsson” dhe “Apple”.

- Aplikacionet që mund të shfrytëzohen nga poseduesit e celularëve janë uordi, kalendarët, ‘mobile banking’, ‘web surfing’, alarmet, memot, video striming (streaming), lojërat dhe shumë të tjera. Këto aplikacione janë bërë të popullarizuara kohëve të fundit, falë daljes në treg të pajisjeve si “iPhone”, etj.

- Përkundër të gjitha përfitimeve nga celularët, ata sjellin me vete edhe disa të meta. Shkencëtarët thonë se përdorimi i tyre i tepërt është i dëmshëm për shëndetin, sidomos për fëmijët. Po ashtu, celularët mund edhe të keqpërdoren, p.sh. nga fëmijët, për të mashtruar në provime. Për këtë shkak, në shumë shkolla ndalohet posedimi i tyre, apo vetëm përdorimi.

(Kosova Sot)