Faktet që nuk i dini për dordolecin
Dordoleci i parë
Dordoleci i parë i dokumentuar daton nga viti 1380 dhe është gjendur në Bibliotekën "Koninklijke" në Hagë,raporton Gazeta Kosova Sot
Dordoleci më i lartë ndonjëherë
Dordoleci më i lartë që është punuar ndonjëherë është punuar në Mejn të SHBA-së në vitin 2008 dhe ishte 37 metra i lartë.
Tradita e shkatërrimit të dordolecit
Në Cyrih të Zvicrës ekziston tradita e shkatërrimit të dordolecit, traditë kjo që daton qysh prej vitit 1818, ndërsa qëllimi i kësaj tradite është festimi i ardhjes së pranverës.
'Snowzilla'
Që prej vitit 2005, Billy Powers, një qytetar amerikan, krijon dordolecin gjigant që njihet si 'Snowzilla'. Ky instilacion është bërë shumë i popullarizuar dhe për këtë arsye krijohet çdo vit, para Krishtlindjeve.
Fotografia më e vjetër e dordolecit
Dordoleci i parë i fotografuar ishte krijuar në sezonin e festave të fundvitit në vitin e largët 1853.
Numri më i madh i dordolecëve të punuar për një orë
Japonia e mban rekordin e Guinnessit sa i përket numrit më të madh të dordolecëve të punuar brenda një ore, numër ky që është 2,036 dordolecë. Rekordi në fjalë është thyer në vitin 2015.
Djegia e dordolecit
Dita e parë e djegies së dordolecit është shënuar më 20 mars të vitit 1971. Ideja në fjalë është inspiruar nga kryetari i një qyteti të Gjermanisë, i cili urdhëronte krijimin e një dordoleci nga kashta dhe nëse fëmijët e atij qyteti ishin sjellë mirë gjatë vitit, ai e digjte dordolecin.
(Kosova Sot)