Pse lepujt kanë dhëmbë të theksuar prerës?

  • 17 February 2019 - 09:06
Pse lepujt kanë dhëmbë të theksuar prerës?

Ajo që çdonjërin prej fëmijëve e bën ta mbajë në mend dhe ta dojë personazhin e vizatuar “Bugs Bunny”, janë dhëmbët e tij të përparshëm të mëdhenj. Të gjithë lepujt kanë dhëmbë të tillë në pjesën e përparme dhe atë me arsye. Duke qenë vegjetarianë, atyre u duhet që të hanë gjethe, bar, apo perime.

Nga ana e tyre edhe bimët janë munduar që të mbrohen nga kafshët e tilla, sikur lepuri, duke formuar gjemba, apo duke krijuar substanca kimike, që dobësojnë dhëmbët e kafshëve.

Këto substanca mund t’i dobësojnë aq shumë dhëmbët e kafshëve, saqë ata mund të vdesin urie, meqë më nuk janë në gjendje që të përtypin ushqim. Dhëmbët e përparmë të lepujve rriten gjatë gjithë jetës së tyre. Me brejtjen e gjësendeve, ata pengohen që të mos rriten tepër.

(Kosova Sot)