Fakte interesante për gjigantin ‘Google’

  • 18 February 2019 - 11:05
Fakte interesante për gjigantin ‘Google’

Në botë mund të kenë mbetur pak persona, që ende nuk kanë dëgjuar për gjigantin e kërkimit të informatave dhe fakteve. Por, ja disa nga faktet më interesante për vetë faqen më të famshme, që ende mund të mos i dini

Brenda çdo sekonde bëhen 2 milionë kërkime në 'Google'. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e popullaritetit të madh të kësaj faqeje. Nëse shkruani 'Dua të bëj vetëvrasje' në anglisht, 'Google' automatikisht ua paraqet numrin e Linjës për Parandalimin e Vetëvrasjeve të vendit tuaj. Meqenëse klikimet janë marramendëse, mund ta paramendoni që edhe fitimet janë të tilla, por në fakt 91 % të fitimeve (43.9 miliardë euro) të faqes vetëm për vitin 2013 kanë ardhur vetëm nga reklamat. Prandaj, mund t'ju duket e çuditshme të mësoni që 'Google' është e vetmja kompani që ka për qëllim të reduktojë sasinë e kohës që njerëzit kalojnë në faqen e vet.

Për krijimin e hartave me pamje rrugore 'Street View Maps', 'Google' ka fotografuar më shumë se 8 milionë kilometra rrugë. Më shumë se gjashtë miliardë orë video shikohen çdo muaj në 'YouTube', që do të thotë thuajse një orë për çdo person në tokë. Nëse shkoni në 'Google Maps' dhe klikoni në butonin për pamje satelitore dhe largoni pamjen (zoom out) sa më shumë që të jetë e mundur. Do të mund të shihni një pamje të mahnitshme të tokës me pamje të momentit. Do të shihni retë që ndodhen në atë moment mbi të. E mahnitshme apo jo?

'Themeluesit e 'Google'-it ia vendosën këtë emër për shkak të një gabimi në shkrim, emri fillestar ishte menduar të jetë 'Googol'. Në oborrin e ndërtesës së kompanisë në Kaliforni gjendet një skelet i një dinozauri 'Trex' i quajtur Stan. Themeluesit e kanë vendosur atë aty për t'ua përkujtuar punëtorëve që të mos e lënë 'Google'-in të zhduket. Nëse një punëtor me shtetësi amerikane vdes gjatë kohës sa është punëtor i kompanisë, partneri i tij/saj do të vazhdojë të marrë 50% të pagës së tij në baza mujore edhe për një dekadë më shumë.

Që prej vitit 2010 'Google' ka blerë mesatarisht një kompani çdo javë. Shkruani 'atari breakout' në 'Google Images' dhe argëtohuni për pak minuta me dhuratën e punë- torëve të kompanisë për ju, një lojë e thjeshtë elektronike. Themeluesit e kompanisë inkurajojnë punëtorët që të kalojnë 20 % të kohës së tyre në punë, duke u krijuar projekte të reja vetë.

(Kosova Sot)