A i keni ditur këto fakte interesante për Zvicrën?!

  • 20 February 2019 - 09:04
A i keni ditur këto fakte interesante për Zvicrën?!

A keni qenë kurioz ndonjëherë të dini më shumë për Zvicrën? Këto janë vetëm disa nga kuriozitetet që do t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë tani e tutje vendin e çokolladës, djathit, bankave, orëve të shtrenjta, dhe më e rëndësishmja vendin më të sigurtë në Botë.

1. Zvicranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.

2. Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.

3. Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.

4. Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.

5. 70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.

6. Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin.

7. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit në Zvicër është rreth 3.5 milionë tonelata në vit, gjysma e kësaj sasie përdoret për prodhimin e djathërave.

8. ‘Nestle’ është kompani Zvicerane, dhe njëkohësisht është kompania më e madhe ushqimore në botë.

9. Zvicra ka 74 male, majat e të cilave e kalojnë lartësinë 4.000 metra.

10. Në Zvicër ka më shumë banka se stomatologë, në çdo 1.600 banorë ekziston një bankë.

11. Në rast të ndonjë lufte bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të strehohen 100% e popullsisë, gjithashtu në rast të luftës, autostradat atje mund të shndërrohen në pista për ulje dhe ngritje të avionëve luftarak. Kurse në stinë dimri e gjithë bora që do të ndodhej nëpër ato rrugë do të pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.

12. Fonti (shkronjat) Helvetica janë krijuar në Zvicër.

13. Nëse shfrytëzoni transportin publik në Zvicër, me një biletë mund të kaloni tërë shtetin me mjete të ndryshme si: autobus, tren, anije, dhe teleferik.

14. Zvicra nuk ka qenë në luftë që nga viti 1515.

15. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene.

16. 60% e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.

17. Zvicra zë vendin e parë në botë për konsumim të çokolladës. Mesatarisht çdo zviceran konsumon rreth 23 kilogramë çokollatë gjatë një viti.

18. Skijimi në Zvicër është sjellur nga Arthur Conan Doyle.

19. Pilotët e ushtrisë zvicerane asnjëherë nuk pilotojnë në shpejtësi supersonike gjatë trajnimeve, kjo për shkak se territori i Zvicrës është shumë i vogël për të arritur një shpejtësi të tillë, por kur ushtrime të tilla duhet të realizohen, Zvicra ka marrëveshje me Francën që i lejon të shfrytëzojë territorin francez.

20. Në qytetin Llozanë tatimi paguhet në bazë të sasisë së bërllokut, pra nëse keni sasi të madhe bërllogu do të paguani tatim më të lartë, kurse nëse nuk përdoren kontejnerët e riciklimit, gjobat janë shumë të larta.

(Kosova Sot)