Tri kafshët më të shpejta në botë

  • 20 February 2019 - 09:05
Tri kafshët më të shpejta në botë

Njihuni më mbretërit e shpejtësisë, kafshët më të shpejta në botë – në ajër, ujë dhe në tokë. Të fillojmë me ajrin – përndryshe e shpallur si kafsha më e shpejtë në botë,raporton gazeta Kosova Sot Online

3. Shpendi më i shpejtë në botë – Skifteri i hirtë

Kur është në pyetje shpejtësia, Skifteri i hirtë (Falco peregrinus) është kampion absolut botëror, që arrin shpejtësinë afër 400 km/h. Ky lloj skifteri nuk është vetëm shpendi më i shpejtë në botë, por njëkohësisht, dhe kafsha më e shpejtë në botë.

 

Image

 

 

2. Peshku më i shpejtë në botë  – Marlini i zi (Makaira indica)

Nëse tashmë keni lexuar informata për peshqit më të shpejtë në botë, atëherë sigurisht jeni informuar gabimisht, madje dhe nga ueb-faqet shumë serioze, që e prezantojnë peshkun shpatë (swordfish) si peshkun më të shpejtë – i cili arrin shpejtësinë prej 97 km/h.

Image

 

 

1. Kafsha më e shpejtë në Tokë – Gepardi/Cheetah (Acinonyx jubatus)

Gepardi (kujdes: jo Leopardi) është një lloj i maceve të egra që jetojnë në Afrikë dhe në disa vende të Lindjes së Mesme. Për dallim nga shumica e maceve tjera, gepardët janë të vetmit që nuk mund të ngjiten në pemë (pos që mund të kërcejnë deri në degët më të afërta me tokën).

 

Image

 

(Kosova Sot)