A mundet Brexit të ringjallë 'telashet' e Irlandës?

A mundet Brexit të ringjallë 'telashet' e Irlandës?
  • 15 April 2018 - 11:06

NDARJA E BRITANISË NGA BE-JA

Njëzet vjet më parë qeveritë britanike dhe irlandeze arritën njëfarë paqeje 

Shkruan: John Lloyd

A do të kthehet Irlanda Veriore, e njohur edhe me emrin Ulster, në gjendjen e konflikteve civile, të cilat e karakterizuan për pjesën më të madhe gjatë shekullit XX? Në dekadat pas pavarësimit të Irlandës, në fillim të viteve 1920, Armata republikane irlandeze, e cila asnjëherë nuk u pajtua me ndarjen e ishullit, kreu sulme kundër policisë dhe civilëve në provincë, me qëllim të përzënies së britanikëve. Njëzet vjet më parë, me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis qeverive britanike dhe irlandeze, u duk se u arrit njëfarë paqeje. Por tani, si pasojë kolaterale e Brexitit, ka rrezik që të vijë deri te shfaqja e një konflikti të ri. Me Britaninë dhe Irlandën në BE, kufiri ndërmjet tyre - duke ndarë 4.7 milion qytetarë irlandezë në jug dhe në perëndim nga mbi 1.8 milion qytetarë britanikë në verilindje të ishullit - u bë i padukshëm. Por, tani kur Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja, kufiri do të rishfaqet. Njerëzit dhe mallrat do të duhet të kontrollohen, rojet do të patrullojnë dhe, sipas 'New York Times', kjo gjendje mund të nxisë një "ripërtëritje të dhunës nga republikanët irlandezë disidentë, të cilëve iu pengojnë simbolet britanike në vendkalimet kufitare". Brexit është një lëvizje tërësisht paqë- sore, por ata që dëshirojnë të rifillojnë një fushatë terroriste mund ta kapin atë; njerëzit që jetonin në të dy anët e kufirit shprehën këtë frikë në një dokumentar të kohëve të fundit të Radios Kombëtare Publike.

Ndalja e IRA-s

Republikanët disidentë nuk kanë pushuar të synojnë policët dhe Unionistët gjatë 20 viteve të fundit; lista e përpjekjeve të tyre, shpesh të suksesshme, është e gjatë. Por IRA kryesore u ndal. Një nga udhëheqësit më të pamëshirshëm të organizatës, Martin McGuinness, pasi e perceptonte se inteligjenca britanike dhe irlandeze i kishte dobësuar forcat e tij dhe militantët e bindur se politika duhet të zëvendësonte terrorizmin, u bë zëvendësministri i parë në administratën e ndarjes së pushtetit (ai vdiq marsin e kaluar). Ekspozimi im i parë ndaj gazetarisë dhe luftës urbane ishte në Irlandën e Veriut, në kulmin e konfliktit në mesin e viteve 1970. Intervistova McGuiness-in dy herë, në selinë e tij në qytetin e dytë të krahinës, Londonderi (republikanët këmbëngulin në rënien e "Londrës"), një zonë e të cilës ishte "çliruar" nga IRA. Një ditë, ndërsa qëndroja i dëshpëruar pranë veturës sime të thyer, ai kaloi andej, ndaloi dhe, sipas urdhrave të tij, truprojat e tij më shtynë deri te servisi më i afërt. Isha mirënjohës për këtë, por entuziazmi im i zjarrtë për luftën për një Irlandë të bashkuar tashmë po ziente, meqë përvuajtja e grindjes më shtypi, pasi unë dëshmova për efektet e vrasjeve të përditshme, djegieve dhe bombardimeve. Kristalizimi i thellësive të vërteta në të cilat konflikti e zvogëlon njerëzimin erdhi tek unë dhe shumë të tjerë, nga miqësia me një irlandez të shquar, i cili vdiq muajin e kaluar. Sean O'Callaghan lindi në vitin 1954 në një familje ithtare të IRA-s në Trale, një qytet në jugperëndim të Irlandës. Ai u bashkua me IRA-n në mes të adoleshencës së tij, u rrit me shpejtësi nëpër radhët e saj dhe ndihmoi transformimin e saj në një armë të tmerrshme terrori.

Tradhtia e shokëve

Në veri, militantët angazhuan policinë irlandeze të veriut dhe ushtrinë britanike, duke parë në konfliktin vicioz protestant-katolik, konfliktin unionistrepublikan një shans për të detyruar unitetin e ishullit. O'Callaghan i ri solli idenë se vetëm dhuna mund ta arrinte këtë qëllim. Në fillim të të 20-ave të tij, ai kontrollonte dhe disiplinonte vullnetarët e IRA-s sipas dëshirës së vet. Ai vrau dy njerëz - një grua të re të Regjimentit të Mbrojtjes në Ulster, e cila vdiq në një sulm kundër një stacioni policor në të cilin ai mori pjesë; si dhe një inspektor-detektiv, Peter Flanagan, një nga pak katolikët në policinë e Irlandës së Veriut, të cilin O'Callaghan e vrau në një pijetore. Ai shkruan në kujtesën e tij, "The Informer", që në vitin 1985, në moshën 31 vjeçe, ai ishte "Zyrtar Komandues i Komandës Jugore; anëtar i stafit të Shtabit të Përgjithshëm, në ekzekutivin kombëtar të 'Sinn Fein'; këshilltar lokal, si dhe informator i nivelit të lartë për policinë irlandeze". Tradhtia, zakonisht një turp, ishte burimi i madhështisë së O'Callaghanit. Ai u bë një informator, i cili ia dha degës së veçantë të policisë irlandeze emrat e shokëve dhe miqve, datat dhe kohët e operacioneve, vendet e deponive të armëve dhe hollësitë e debateve politike të nivelit të lartë. Jeta e tij u bë një tension i pafund - mes veprimit të një anëtari të lartë, kompetent dhe besnik të udhëheqjes së IRA-s - dhe në të njëjtën kohë duke e tradhtuar atë. Dhe ai e tradhtoi atë me të madhe: me detyrën e vendosjes së një bombe në një teatër të dizajnuar për të vrarë princin Charles dhe gruan e tij të atëhershme, princesha Diana, ai siguroi që misioni të dështonte. O'Callaghan kishte ndërgjegje dhe inteligjencë të mjaftueshme për të kuptuar thellësitë në të cilat ai dhe terroristët e tjerë ishin mbytur. Ai nuk kaloi në "anën" e britanikëve; ai e njohu gjatë gjithë jetës së tij brutalitetin me të cilin Britania e kishte trajtuar Irlandën në shekullin e XIX, dhe diskriminimin në punë dhe gjetkë kundër katolikëve që mbetën në Ulster. Por, edhe pse vrau Inspektorin Flanagan, "një mendim i qartë u përhap në mendjen time ... do të duhet të paguash për këtë një ditë".

Urrejtja ndaj protestantizmit

i bëri, në mendimet e tij gjithnjë e më të mundimshme; pastaj, më konkretisht, në vendimin e tij për të paguar duke iu nënshtruar rolit të armikut të fshehtë, në çdo moment të prekshëm ndaj një rrëshqitjeje të gjuhës ose të njohjes së një kolegu të besueshëm. Ai e pa që në esencë të luftës republikane ishte "një formë e hidhur e tribalizmit", një urrejtje ndaj protestantizmit që "qëndronte diku në kujtesën popullore, një version të bastardizuar dhe të urryer të historisë irlandeze." Këtu qëndron shembulli i tmerrshëm që Sean O'Callaghan la. Duke shkuar në territorin e Britanisë së Madhe, ai u zhvendos vazhdimisht për të shmangur tentimet e vrasjes nga shokët e tij të mëparshëm. Në shërbimin përkujtimor në nder të tij, të mbajtur në një kishë të njohur në qendër të Londrës, morën pjesë ministra të qeverisë britanike, policë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ulsteri, zyrtarë ushtarakë dhe të sigurisë, redaktorë, gazetarë dhe miq. Ai kishte një dhuratë për miqësinë, si dhe për guximin. Historiani i mirënjohur irlandezverior, Paul Bew, nxori një fragment nga fjalimi i Othello-s, të mbajtur pranë shtratit të vdekjes së gruas që kishte vrarë dhe para vetëvrasjes së tij: "Oj e butë: një fjalë ose dy para se të shkosh / I kam bërë shtetit disa shërbime dhe ata e dinë këtë". Shumë veta e dinë se çfarë shërbimi ka dhënë O'Callaghan, jo vetëm për të ndihmuar në përfundimin e një lufte gati qytetare, por për të theksuar domosdoshmërinë e njohjes se "versionet e mbushura me urrejtje" të çdo historie janë një kod i tmerrshëm për të jetuar dhe për të vdekur me të. Çështja e një "kufiri të fortë" midis BEsë dhe zonës jo-BE të Irlandës mund të zgjidhet ende në negociatat e vazhdueshme me Brukselin. Por nëse konflikti kthehet në Irlandën e Veriut, kjo nuk do të jetë "për shkak të Brexitit", por sepse urrejtja ende nuk ka vdekur.

(John Lloyd bashkëthemeloi Institutin 'Reuters' për studim të gazetarisë në Universitetin e Oksfordit, ku është kërkues i lartë shkencor) 

(Kosova Sot)