Si mund të dalë Kosova nga kriza e thellë?

Si mund të dalë Kosova nga kriza e thellë?
  • 15 May 2018 - 08:27

Shkruan: Reshat Badallaj

Vetëm emrin e këtyre si ta shihni në listë, mos e votoni. Nuk luftohen këta ndryshe, nuk luftohet korrupsioni ndryshe, nuk luftohet hajnia ndryshe. Duhet burgosur dhe duhet konfiskuar pasuria që ia vodhën popullit: Shikoni në MALAJZI, si u burgosën banditët dhe hajnat që nga majat e larta të shtetit, papunësia është zero. Në cilin vend të botës ndodh që kanë afera korruptive dhe skandale e të mos burgosen? Vetëm te ne, përkundrazi, merr pozita të larta shtetërore. Pra, ai shqiptar që ka gjak shqiptari të mos i votojë banditët, hajnat, spiunët dhe do të shihni pastaj si do të ecë Kosova në binarët e sigurt. Përndryshe, me këtë soj të ndyrë, Kosova është në binarët e pasigurt dhe në drejtim humnere

Kosovën e ka përfshirë kriza e thellë jo vetë ekonomike, por edhe kombëtare. Falë miqve të fortë si Amerika dhe Gjermania, është në këmbët e veta, se përndryshe do të na merrte lumi, deshëm apo s´deshëm të pranojnë këtë. I vetëdijshëm se këtë nuk mund të pranojnë vetëm mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale, që iu kanë turrur Kosovës për të vjedhur, bërë copë-copë, më zi se nipat e Dragutin Drazh Mihajlit. Ky soj banditësh nuk zgjodhën mjete, u lidhen me mafio-oligarkët më të rrezikshëm në Ballkan, bashkëpunonin me argatët serbianë, me udbashët me librezë zyrtare dhe me ish udbashët që deri dje kishin dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve për t´i burgosur e për t'i humbur pa shenjë e pa nishan, me ata që i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombi tonë dhe akoma kanë nostalgji për qenin plak Titon,terroristin e pestë botëror sipas listës së FBI-së. Pra, u bënë bashkë ky soj banditësh për të marrë vendin në dorë, gjysmë analfabetët, merrnin fakultete, diploma të ndryshme, tituj magjistrash, bile deri te Akademik, që jo vetëm që nuk kishin shkollën e mesme, por nuk dinin alfabetin e gjuhës përmendësh. Diplomonin te shokët e tyre dhe të nesërmen gdhinin doktor shkence. Këta banditë e morën pushtetin në dorë. Çka s'u bënë. Pas luftës merreni me mend vetëm këtë, morën grada edhe GJENERAL, KOLONEL, VETËM AKOMA NUK KAM DËGJUAR A E KA DIKUSH MARESHAL! A e dini ju se nuk dinë të shkruajnë tri fjalë dhe nuk dinë të vënë shenjen e pikësimit. Ruana Zot! Mos qofshin bre këta, se na morën në qafë!

Nuk lanë gjë pa vjedhur

E kapën shtetin dhe u sulën pas hajnisë. Vjedhje në arsim,vjedhje në Ministri, vjedhje në Presidencë, vjedhje në Kuvend, vjedhje në asfalt dhe vjedhje në çdo dikaster. Deri sa u vodh edhe brenda lokaleve të Policisë. Kosova kishte qenë e fortë se sa hajni iu turren si ulkonja . Vjedhje edhe në ndarje të pensioneve kinse kanë qenë ushtarë dhe merr pastaj edhe pension si veteran. Nuk lanë gjë pa vjedhur. Sakaq, populli i kuptoi dhe po i di të gjitha, por nuk po bën gjë, e ka prekur fukarallëku mish e asht, i ka rënë thika në palcë, nuk kanë punë, nuk kanë para as për ilaçe, e as bukë t´u shtrojnë fëmijëve në sofër. Jo më pak se 50 luftëtarë bënë vetëvrasje, e këta profiterët si Sulltan Sylejmanët e Top Kapisë bëjnë sevda dhe salltanete. Popullit tani ka filluar t´i humbë durimi. Para se të ndodhë hataja dhe katrahura në vend, me fajin e këtyre hajnave dhe banditëve, këta po shpresojnë se do dalin vizat dhe të ikin ku t'i çojnë këmbët. Këtu këta po mashtrohen, sepse kohë me parë, kam matur pulsin se çka do të ndodhë më tutje me këta mashtrime të rrenacakëve. Mashtruesit dhe rrenacakët, hajnat dhe mafio-oligarkët kanë siguruar jetën e tyre. Banditët (që dikush i quan politikanë), kanë siguruar jetën me pasuri dhe janë bërë më të kamur se sheikët e Dubait dhe përdorin rrenat dhe mashtrimet kundrejt popullit duke i hedhur pluhur syve, vetëm të qëndrojnë në pushtet. Nuk njohin as fe e as komb. Janë të pafytyrë, të pakarakter, se nuk kanë se çka t´u bëjnë parave, shkojnë e u blejnë rrospive edhe banesa, kurse fukarenjtë në Kosovë, mbledhin bukën edhe nëpër kosha të plehrave. Ndërkaq, ky soj idiotësh, nuk i japin pesë para për popullin, bile ecin me fodullëk, flokët të lyera me xhel, me kollare, por kot se nuk u ka hije këtyre hajnave. Këta në gjak e kanë hajninë. Vjedhjet janë evidente jo nga ata që vjedhin një magar dru në mal.

Banditët e kanë bërë zap Kosovën

Vjedhjet janë me qindra miliona që nga Presidenca, Ministria, Kuvendi, bandat politike. Pra, kryebanditët dhe banditët e kanë bërë ZAP KOSOVËN. Nuk iu mjaftonte hajnia, por iu turrën edhe tokave, për të uzurpuar. Uzurpuan dhe ndërtuan shtëpi shumëkatëshe si në San Francisko, që deri dje kanë fjetur vetë i dhjeti në shpuzë, si në kolibe stanesh. U lidh shumë fuqishëm kjo bandë. U shpërndanë si vaji në lakra. Formuan klanin dhe atë më të rrezikshëm se klani i Legia i Zemunpoljes. Punësonin kurva, kurvarë, spiunë, tradhtarë, hajna. I fusnin në dorë fabrikat të gjitha pasuritë tokësore dhe nëntokësore. Bashkëpunonin me mafinë serbe në veri për derivate me qindra mijëra litra që futeshin në Kosovë, ku e drejtonin kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit, sepse nuk mund të drejtonte këtë një fukara. Uzurpuan KAZINO. U bënë një grup i rrezikshëm TYXHARËSH. Bashkëpunonin me argatët denbabaden serbianë, Devollët, Ramiz Kelmendin ortakun që nga djepi i Boguljub e Sreten Kariqit dhe ky pa fije turpi krrokaste duke menduar se populli nuk po i sheh të zezat e tyre. Serbia fashiste, gjakatare, sipas planit të tyre, futi bashkëpunëtorin e saj të përbetuar babë e babagjysh, spiunin me libreze zyrtare, punëtorin më të dalluar dhe dekoruar të Jovica Stanishiqit Baton Fazli Haxhiun dhe ky i shante shqiptarët në çdo tre rreshta, u fut në grupin e vagabondëve, hajnave, banditëve, në Presidencë, në Qeveri, në Kuvend. Shtriga Serbi e kuptoi se në Kosovë është një klasë politike banditësh, vagabondësh e të paditurish dhe shpejt e shpejt futi shushunjën, dylberin, karafilin serbian; BATON FAZLI HAXHIUN. Plani i shërbimeve sekrete serbiane shkonte me përpikëri, vagabondët e bandave politike që nga Presidenca e poshtë, të cilët u harlisen dhe u hallakatën. Merreni me mend, spiuni i UDB-së shkoi dhe u ul në sofër atje ku deri dje e kanë hëngër sapunin për djathë dhe peshkut i kanë thënë sorrë. Mos mendoni sy ky spiun ka shkuar pa direktiva të Serbisë fashiste!

Asnjë qeveri nuk po e çon mandatin deri në fund

Se vërtet këta vagabondë, banditë, kanë vjedhur popullin, ka vjedhur, kanë blerë votat, nuk kanë punuar sipas ligjeve, nuk kanë respektuar Kushtetutën e vendit, por janë zgjedhur me anë të pazareve të kanaleve të nëntokës kriminale dhe assesi me votën e lirë të sovranit:Cila qeveri deri më tanie ka përfunduar mandatin deri në ditën e fundit? Cila? Asnjëra. Kjo tregon më së miri. Erdhën deri në derexhe që kopili i Titos, hajni i diasporës, krahu i djathë i kryetradhtarit të vendit, Rrahman zezës, të zgjidhet kryeministër i vendit. Pra, mendoni vetëm pak njeriu dhe kopili i Titos, që dhomat e UDB-së në Beograd i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, të zgjidhet Isa Mustafa, kryeministër, argati i Rrahmanzinjve. Dhe si u zgjodhën: u futën në pazare me Hashimin e Brojës, më bëni president dhe t´i bëju kryeministër. Vetëm këtu ndaluni dhe mendoni esëll, populli im i dashur se ku jemi!? Deri dje kopili, kopilit i thoshte Ju na keni vrarë, ju jeni spiunë... Dhe, kësaj radhe nuk dua ta zgjasë më shumë, vetëm një gjë po e them se si Kosova mund të dalë nga kjo krizë e thellë dhe të lirohet nga ky soj banditësh, kriminelësh, hajnash, mashtruesish, vagabondësh, të lirohet nga thonjtë e këtyre lugetërve; që asnjeri prej këtyre të mos votohet. Vota e popullit mund t´i vrasë për së gjalli këta hajna dhe këlysh. Vetëm emrin e këtyre si ta shihni në listë, mos e votoni. Nuk luftohen këta ndryshe, nuk luftohet korrupsioni ndryshe, nuk luftohet hajnia ndryshe,.... Duhet burgosur dhe duhet konfiskuar pasuria që ia vodhën popullit: Shikoni në MALAJZI, si u burgosen banditët dhe hajnat që nga majat e larta të shtetit, papunësia është zero. Në cilin vend të botës ndodh që kanë afera korruptive dhe skandale e të mos burgosen? Vetëm te ne, përkundrazi, merr pozita të larta shtetërore... Pra, ai shqiptar që ka gjak shqiptari të mos i votojë banditët, hajnat, spiunët dhe do të shihni pastaj si do të ecë Kosova në binarët e sigurt. Përndryshe, me këtë soj të ndyrë, Kosova është në binarët e pasigurt dhe në drejtim humnere. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. Vota e popullit mund t´i vrasë për së gjalli këta hajna Si mund të dalë Kosova nga kriza e thellë?

 

(Kosova Sot)