Banditë të Qeverisë, mos e gëzofshi rrogën!

Banditë të Qeverisë, mos e gëzofshi rrogën!
  • 12 July 2018 - 08:15

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

*Shikojeni hajnin ashiqare të kësaj bande tyxharësh dhe bëni krahasimin. Disa fakte: Ramush Gjoko Haradinaj me pagën e rritur nga rreth 1400 sa kishte në 2950 lë pas gjashtë vendet e tjera të rajonit: Kroacinë (2600 euro), Shqipërinë (1700 euro), Maqedoninë (1300) euro, Malin e Zi (1130 euro), Bosnjën e Hercegovinën (1070 euro), si dhe Serbinë me vetëm 1000 euro pagë për kryeministrin

Shpeshherë kam shkruar publikisht në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhën e ëmbël shqipe që quhet "KOSOVA SOT" dhe sa i lumtur jam që po del ashtu si kam shkruar dhe është përkrahur nga lexuesit. Nga anët e mia të thella atje nga vij unë, nga Zhuri i krahinës së Lumës thuhet: "Në qoftë se është ngrënë pitja,tepsia është në vend", pra mund të vërtetohet. Që nga fillimi kam thënë e shkruar me emër dhe mbiemër dhe jam i gatshëm në çdo vakt t´i përgjigjem kësaj bande, moralisht, penalisht dhe juridikisht, edhe pse e di se këta banditë e kanë në dorë një kope zagarësh të instaluar në sistemin gjyqësor por, shqipfolës, spiunësh,tradhtarësh të dalë nga stanet e qenit plak Titos, kasapit Slobodan Milosheviq e deri te burri i Bubës, Rrahman Zeza, dhëndrit serb që mbante avokaten nga Nishi. Dhe, ai GOP NËNE, që e përdor fjalën QEVERI, duhet ta kuptojë se çka do me thënë fjala QEVERI. Dhe, një njeri pak normal, me dy fiqir në kokë, nuk mund të thotë dhe të nxjerrë nga goja fjalë të rënda kundër qeverisë po qe se BURON NGA POPULLI DHE ZGJEDHET NGA VOTA E POPULLIT. Por, kur kemi të bëjmë me një grup banditësh, të dalë nga pazaret e nëntokës kriminale, të dalë nga tyxharët, nga mafio-oligarkët e stilit të bandave siciliane dhe kolumbiane, është turp i madh të heshtet, sepse si thotë i Madhi Imanuel Kant: "Nuk është kriminel vetëm ai që bënë krime, por, kriminel është edhe ai që bëhet bashkëpjesëmarrës i tyre...". Andaj, unë nuk kam zgjedhur heshtjen si qyqar dhe si mjeran, si puthadorë, sahanlëpirës, por për POPULL E KAM HEDHUR KOKËN NË TORBË DHE PUSHKA TOP JU BEFTË!

O Zot, sa i pafytyrë është

Me gjithë respektin që kam për Ramush Gjoko Haradinajn e kam fjalën si luftëtar, ky puthadorë, pa fije marre e tregoi lakminë e tij, për kryeministër dhe shyqyr Zotit që u bë se po të mos ishte bërë kryeministër, do ta gjenit të varur në trarë, me tërkuzë të trashë tamam si ajo e Sadam Hysseinit, që ia mori shpirtin për ditën e Bajramit. Tërkuzë e hollë zor se do e mbante qafen e tij, se kishte ushtruar dikur moti në mulli duke ngritur thasë të rëndë me miell. Sido që të jetë, Ramushi Gjoko Haradinaj u bë kryeministër dhe merret si biçim që pi raki BALLKAZANI, të fortë dhe që nuk e zë kurrë, ndonëse jargavitet nga pak sa për t'u hetuar nga gjuha e trashë që nuk mund ta kthejë prapë në gurmaz. Aq e neveritshme është kur disa këlyshë rreth vetes që i ka rrotull, mundohen t´ia rrisin mendjen dhe ta ngritin në qiell dhe aq shumë gëzohet si ata fëmijët lazdranë. Nuk kam drojën t´i përmend me emër, por kam drojën se ndoshta ia prishi ditën dhe disponimin lexuesve po t´i lexojnë këta këlyshë sokakësh. Këtu nuk e kam fjalën se po i mbroj UDBASHËT e LDK-së, që kanë të dalë nga kolibet më të rrezikshme se serbianët, në të ardhmen do të publikojmë se këta janë tradhtarë, spiunë që ia kalojnë edhe nipave te Drazh Mihajlit, faktet do të flasin më shumë, nuk i mbroj as axhamitë e seksklubit të VV-së dhe aq më keq ata proserbët dhe prorusët e pacolloviqëve, ish-zagaret e SPS-esit te Kaçushës e Shpend Jahtit, por, dua të them realitetin se si u zgjodh Ramushi i Gjoko Haradinajt "Naçallnik" si dikur krajli dhe "Basbakan" tamam si Sulltan Sylejmani i Top Kapisë DHE NË QOFTË SE, NUK ËSHTË E VËRTETË DEMONATOJENI KËTË. Por burri që është burrë duhet ta thotë të vërtetën dhe të mos leh sertë. Banda e Ramushit, që tashmë populli po e quan shoku Tito i dytë, në zgjedhjet e fundit doli e pesta në zgjedhje. Po e përsëris për disa gjysmëanalfabetë, doli e PESTA. Hej ju, apo dëgjoni, doli as e dyta, as e treta, po as e katërta po e pesta. Kështu i besoi dhe foli populli! Kështu e dha votën populli dhe nga ky grup i vogël që ndoshta e zë një autobus, nuk jam i sigurt, se ndoshta nja dhjetë veta do të rrinë ngritur, e nxorën Rambon kryeministër. O Zot, sa i pafytyrë është! Me besoni se pak marre e PRANOI. Sa i poshtër,sa pis, sa i pabesë u tregua. Nuk tha:"Mosni bre burra, mos bëni hajgare me mua,se banda ime doli e pesta e si mund të jem unë kryeministër..".Jo, jo, e pranoi, bile zgërdhihej pasha të Madhin Zot! Ç´bëri Ramushi i Gjokos? I tregoi dhëmbët që në ditën e parë, më besoni se akoma qeshem me veten time, nga marrja për të kur disa rrugaçë i kishin gjuajtur me bojë të kuqe all "Zgradën" e tij dhe kishte marrë një kovë ujë, një shpuzë, më falni "Sunxher" dhe kinse po e pastron. Po, kujt i shet dushkun për gogla,ore shkokërdhan ! Pastaj del në publik dhe kinse për të imituar Barak Obamën, ish- presidentin amerikan, dhe merre vrapin tamam sikur t´ia fusin një grusht miza. Lëri kopallat ore derëzi, përfshiju punës për popull dhe mos lë nam, mos vidh popullin, por puno për popull!

Prapa hajnisë të ngritjeve të rrogave qëndron klani famëzi "PRONTO" dhe kopili, Hashimi i Drenicës

Ramushi i Gjokos, në ditën me diell është marionetë e Hashimit të Brojës dhe asgjë nuk guxon të kundërshtojë, bile nuk bën as gek e as mek. Ju kujtohet po ky Ramushi i Gjokos, ç'thoshte për Hashimin e Brojës? Terr e zi! Ama i s´thoshte kur nuk ishte i ulur në këtë shkam berberi dhe mullar sane. Tash ruajna Zot! Bie në gjak, po i tha keq për Hashën. Klani banditesk "Pronto", më i rrezikshëm se klani i Zemunpoljes të Legias e të "Siftari", që e kanë dëmtuar Kosovën, në emër të gjakut të UÇK-së, këta banditë shkuar banditëve, që e plaçkiten vendin më zi se ata të Dragutin Mihajloviqit, që shqiptarët e njohin si çetnik Drazha, e ndërsyen Ramushin e shkretë t´i rrisë rrogat. Ky Rambo, mezi priti dhe i rriti rrogat me hile me dredhi, sepse pas tij qëndronte dredharaku, matrapazi dhe dallaveraxhiu , Hasha i Drenicës i katundit të Brojës. Dhe, ç´bëri ky gjarpri nën gjethe, Hasha? Doli e tha:"Unë, kurrë nuk ia kam rritur vetes rrogën...!" Po, kush e beson dhe e ha këtë pykë nga ty, o torovol!? Se çka bënë këta derëzi, këta hajna, këta tyxharë dhe kusarë? Rriten rrogat e tyre aq shumë që nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe në qoftë se, nuk është kështu unë ju betohem se do T´IU KËRKOJË FALJE PUBLIKISHT. Kush të dojë le të gjejë që nga Amerika, Gjermania e deri ne fund të botës që mund te rritet rroga pa ligj dhe 100%. A besoni ju populli im që unë mund t´ia dëshmojë me shkrim se firmë e njohur me traditë 150 vjeçare, që nga janari i këtij viti 2018, ka ngritur rrogën për 33 centë (me fjale tridhjetë e tri centë). Ose të japim disa fakte:Ramush Gjoko Haradinaj me pagën e rritur nga rreth 1400 sa kishte në 2950 lë pas gjashtë vendet e tjera të rajonit: Kroacinë (2600 euro), Shqipërinë (1700 euro), Maqedoninë (1300) euro, Malin e Zi (1130 euro), Bosnjën e Hercegovinën (1070 euro), si dhe Serbinë me vetëm 1000 euro pagë për kryeministrin. Luteni shumë të bëni krahasimin se çka bën kjo bandë qeveritare. Mendoni ju se Kosova është shtet më i zhvilluar se Kroacia? Kjo bandë është shumë e rrezikshme kundërshtetërore, kjo bandë plaçkitëse e dëmton buxhetin e shtetit, kjo bandë nuk interesohet për ekonominë e shtetit, për zhdukjen e papunësisë, kjo bandë kriminale e kanaleve të nëntokës, ka qëllimin se si të pasurohet dhe të sigurojë pasuri pa djersë për njëzet breza... Pra, për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, kjo nuk është Qeveri e zgjedhur nga vota e popullit, kjo bandë është e zgjedhur nga kanalet e nëntokës kriminale, prandaj vjedhin popullin,vjedhin djersën e saj,vjedhin buxhetin e shtetit pa dhembje fare, vjedhin taksapaguesit e mos e gëzofshin për jetë e mot! Dhe krejt në fund fare, nga unë e keni ketë uratë: JU BANDA E QEVERISË, RROGËN MOS E GËZOFSHI DHE POPULLIN E KENI LËNË NË SOKAK SI PULA PA KOKË...! Nga unë, mos e gëzofshi, mos e gëzofshi dhe mos e gëzofshi, kurse nga Ju, lexues të nderuar dhe popullimi im i dashur, nuk e di a pajtoheni me uratën time!? Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)