U bëre rezil, o Hashim Thaçi! - Opinione - Kosova Sot
U bëre rezil, o Hashim Thaçi!

U bëre rezil, o Hashim Thaçi!

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI 

Hashim Thaçi, president i Kosovës, ndonëse i zgjedhur me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale, në mes të klanit banditesk që quhet "PRONTO" dhe ish-titistëve, të dalë nga bishtat e UDB-së serbe, që quhet LDK, marrëveshja e famshme, por shumë e dëmshme në mes kapos së klanit 'PRONTO', klan shumë më i rrezikshëm se klanin i Zemunpoljes dhe kopilit të Titos, hajnit të Diasporës dhe krahu i djathtë i Rrahmanzinjve, Isa Mustafa: "Më bëni mua president dhe ty të bëjmë kryeministër, faqeziun dhe babaziun, Isa Mustafa...". Sido që të jetë, Hashimi i Brojës zyrtarisht flet si president i vendit, por pa pëlqimin apo mandatin e popullit kur është fjala për gjëra madhore. Flet si të ishte malli i babës së tij, paratë e buxhetit i harxhon për reklama si të ishin malli i plakut të tij, paratë për dreka e darka nëpër hotelet më luksoze të botës, me krushkun Aleksandër Vuqiqin, Edvinin e Kristaq Ramën dhe spiunin me librezë zyrtare që nga viti 1990, të UDB-së dhe langoin e kryeudbashit Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun. Askund nuk ik pa shushunjën serbe, Batonin, sepse ky e ka premtuar dhe e ka siguruar si mësit me Serbinë, për ta shpëtuar këtë kaqol, Hashimin e Brojës, nga Gjykata Speciale, që i ka hyrë frika deri në kocka, se do të japë shpirt karriera e tij politike, që më nuk do të ketë rast për të vjedhur me argatët dhe banditë që i ka aty rrotull.

A pak ka uzurpuar Serbia fashiste troje shqiptare? Përse është kaq naiv dhe përse nuk bëhet pak serioz me veprim e tija djallëzore, që theksova më lart, ndonëse i dalë nga pazaret aty fol në emër të Kosovës dhe si president i vendit. Mashtroi dhe gënjeu pa kripë qytetarët e Kosovës se do të bëjmë ushtrinë pa e pyetur kënd fare, bile thoshte as faktorin ndërkombëtar dhe miqtë më të rëndësishëm që kontribuuan për çlirimin e vendit nga hordhitë serbo-çetnike dhe mercenarëve rusë. Lëshon deklarata të pamenduara mirë, të pakripë dhe të pamatura dhe që i nxjerrin telashe Kosovës hallemadhe dhe për të futur në sherr vendin me faktorin ndërkombëtar. Dhe nuk kanë të ndalura budallallëqet e tij, duke shitur toka Malit te Zi dhe atë jo më pak se tetëmijë hektarë, duke e sjellë ZAJEDNICËN, duke sjellë Gjykatën Speciale pa asnjë kushte i bënë bashkë gjakësorët dhe kasapët me viktimat, dhunimet dhe kur e pa se do t´i digjet bishti ngrihet kundër dhe se fundmi trazon jo vetëm Kosovën, por tërë rajonin me pjellën djallëzore që po i thotë korrigjim i kufijve. Përse ky dredharak nuk kërkon BASHKIMIN E PRESHEVËS, BUJANOVCIT DHE MEDVEGJËS ME KOSOVËN QË ËSHTË E DREJTË E JONA E PATJETËRSUESHME, POR KËRKON SHKËMBIM TERRITORESH. MIRË, NE PO PYESIM PUBLIKISHT: KOSOVA NË SHKEMBIM TERITORESH ÇKA DO T´I JAPË SERRBISË? SHPIRTIN! Po, a pak ka uzurpuar Serbia fashiste troje shqiptare more rezil! Pra, bashkimi i Luginës me Kosovën, por domosdoshmërisht veriu i Kosovës të jetë në gjirin e saj dhe jo të bëhen pazare për interesa personale dhe të çojë popullin në humnerë që një kohë të gjatë nuk do ngrihej në këmbët e veta dhe mendon ky derdimen se ketë do e bëjë pa pëlqimin e Amerikës dhe Bashkimin Evropianë.

Zullum të madh i ka bërë vendit Shih për këtë, në shkrimin e fundit, një spiun i Serbisë, një langua i ish-Armatës së Serbosllavisë, i kishte mbetur hatri se po e kritikojmë Hashimin dhe Aleksandar Vuçiqin. Ky spiun më tepër ishte prekur te Vuqiqi dhe del e kritikon një lexues dhe komentues timin. Unë e ftoj këtë langua publikisht të dalë në pazar dhe t´i lidhë kijet në mejdan me mua, t´i tregoj se kush nga familja e tij, ka marrë pjesë në Gazimestan më 1989, kur erdhi Sllobodan Millosheviqi, se si u pranua në akademinë ushtarake serbe, sepse duhej të ishe i përshtatshëm ideo-politikisht, pastaj si oficer rezervë, argatë në mbrojtjen territoriale dhe sa ke shërbyer aty, ç´rol kishe dhe shumë e shumë tjera. Kur shpërtheu lufta në Kosovë sa ushtarë iu bashkëngjitën luftës kundër Serbisë, nga familja jote apo ishit në lidhje me Serbinë, ju a ishit në luftë, nuk do të thotë me dyfek krahut. Nuk ke dëgjuar dil, dil jashtë se nuk të ndjek UÇK-ja edhe pse ka ikur nëna jote në Serbi. Dil në pazar e lidhi kijet publikisht dhe mos li si langonjtë e TOPÇIDERIT, atje ku ke ngrenë çorbën e Biligradit. Kam shumë pyetje për ti bërë. Ç´pandeh ti se nuk të njohin populli se sa zullumin i ke bërë vendit, ke dënuar nacionalizmin, irredentizmin shqiptar. A je ti ai që ke qenë i veshur rezervist dhe kundër kujt, çfarë uniformë ke veshur në trup, ehu, sa pyetjet janë në vazhdim... Për të mos e vazhduar muhabetin më tej rrotull, krejt në fund fare, po i themi: BOLL MË HASHIM THAÇI, SE U BËRË REZIL. Boll më! 

(Kosova Sot)

17 orë e 16 minuta më parë
14/12/18