Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku 'Xhorxh Washingtoni' i Kosovës, është dashur ta vë firmën... - Opinione - Kosova Sot
Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku

Ja pikat negocuese të Marrëveshjes së Brukselit, ku 'Xhorxh Washingtoni' i Kosovës, është dashur ta vë firmën...

Shkruan:Fadil Maloku

1. Sipas burimeve të sigurta nga Brukseli, është dashur të dal drafti i parë i Marrëveshjes "historike të korigjimit" (lexo: denigruese), ku pa asnjë GARANCION të brendsh?m (Kuvendit e Qeverisë) e as sish të jasht?m (Amerikës e Gjermanisë) do të NËNSHKRUHEJ Projekti djallëzor i trojkes; Thaçi&Rama&Vuçiq;
2. N? gjith? k?t? “pazar, ala "esad pashë toptançe”, NUK do kishte as NJOHJE RECIPROKE, ashtu siq na është thënë, folë, e përfolë nga Presidenti, e miqët tan? të interesit e afatëgjatë;
3. Nuk do kishte as MOSBLLOKIM, për atë "ulësen" e famshme në OKB! Por, do kishte thjesht "abstenim kurtuaz" nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia;
4. Përveq katër komunave serbëve t? mbetur në shumic? etnike, do u vazhdohej t'u GARANTOHEN dhe RUHEN tapit? për ekstrateritoralitet të Kishave Serbe (lexo; kopili tjetër i mbetur "postkëmbim"!?)
5. DECENTRALIZIMI për serbët e jugut t? Kosov?s, do mbetej edhe më tej kacavjerrur si “shpata e Demokleut” mbi gjithë territorin e rrudhur, në këmbim të heqjes së VENDEVE TË GARANTUARA ahtisariane;
6. Për NGUSHËLLIN dhe për statisfaksion moralo politik, po edhe për "kontributin" Thaçit, e në shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës aleate!) të mirë nga ana e "aleatëve tanë të mëshirshëm",  VENDET E GARANTUARA (një lloj të"kalit /postmodernist/të Trojës") për minoritetin më superdiskriminues pozitivisht në botë, do HIQESHIN;
7. Në gjith? k?t? Projekt fam?keq, çka është më e rëndësishme; kufizimet për MOSBASHKIM me Shqipërin? (se me Serbinë as që e besoj) do "mirëmbaheshin nën vigjilencën dhe mbikëqyrje" afatagjate, t? miqeve dhe aleatëve tanë...

 

(Kosova Sot)

13 orë e 3 minuta më parë
12/12/18