Alarmuese: Proserbi dhe Sorosi në dialog me Serbinë

Alarmuese: Proserbi dhe Sorosi në dialog me Serbinë
  • 07 December 2018 - 08:04

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Veton Surroi, këlyshi i çerdhes së gjarpërinjve, gazetën e tij, KOHA, për ta mbajtur gjallë, ai kërkonte autonomi për Kosovën në Serbi. Dhe, nuk mund të fshehë më këtë turp... Veton Surroi vjel para nga FONDACIONI GEORGE SORROS. Ishte i ndërsyer nga serbët, për të ndikuar dhe të mos ecur Kosova përpara... Në Kosovë formon një parti politike dhe ia vë emrin ORA. Por, SAHATI u ndal me marre të zezë dhe shumë turpshëm.

Populli im i dashur, përmes gazetës më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, "KOSOVA SOT", ju vë në dijeni se për vendin tonë po frynë veriu i sertë, sepse argatët e UDB-ës dhe Serbisë fashiste janë futur në dialog për t´i ra sakicë e hanxhar Kosovës duke ia prerë gjymtyrët, pa lejen e popullit. Tani grupit kuisling po ia bashkohet edhe Veton Surroi dhe një foneli dhe unë e ftoj publikisht Veton Surroin dhe i them që i ka dy rrugë, të demantojë këtë shkrim timin, ose t´iu drejtohet gjykatës së instaluar serbe në Prishtinë, apo te dajtë e tij në Biligrad, të me ndjek penalisht. Me veti ta marrë edhe Shkëlzen Maliqin dhe do t'i them se si sipas planit "BISTRICA", krimineli, babai i tij, Mehmet Maliqi, ka vrarë shumë shqiptarë dhe do ia them me emër dhe mbiemër se kush janë. Po ashtu, ta marrë me veti edhe spiunin me librezë zyrtare të UDB-ës, Baton Haxhiun, këlyshin e Jovica Stanishiqit dhe si u mor vendimi unanimisht gjatë luftës në LIKOC për vrasjen e tij si spiunë,do t´iu tregoj edhe kush ishte babai i tij, Fazli Haxhiu, por në popull njihet si Fazli qeli, argatin serb. Merre edhe Shpend Ahmetin, këlyshin e bandës serbe Devolli dhe klanit famëzi "PRONTO", djalin e Aliut dhe t´i tregoj popullit se kush është ai i kësaj bande PSD, se kush bashkëpunon me serbët e rusët dhe kjo kope e dalë nga stanet Serbe do të flasin në emër të popullit. Popull ngrihu kundër murtajës dhe merimangës së zezë!

Shpallja hero nga Jugosllavia

Këta këlysh i ftoj të dalin në pazar dhe t´i lidhin kijet me mua, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, që e kam hedhur kokën në torbë se do t´i luftoj UDBASHËT, OZN-ISTAT DHE QENTË E QENIT PLAK TITOS. Po këta nuk janë burra që të dalin në pazar edhe pse nuk kemi luajtur me ashik bashkë. Sebep i këtij shkrim alarmues u bë se grupit kuisling për ta shitur vendin ju shtua edhe këlyshi i Zemunpoljes, Veton Rexhai Surroi, prandaj po ju tregoj fije për pe se kush janë këto nëpërka. Po do ta pyesja sa për fillim: T´i dylber i Serbisë e Sorrosit, Veton Surroi, a njiheni për patriotizëm apo patriozitëm serbo-çetnik. Në qoftë se, nuk do të flasësh po të tregoj unë, Reshati, djali i Sallah Metës. Gjyshi i Veton Surroit ishte takuar me Nikolla PASHIQIN; Strehë i kishin bërë edhe Dragutin Mihajloviqit-Drazhës; Aleksandar Rankoviqi ishte mik i tyre dhe në mur e kanë mbajtur trabojnicën e Rankoviçit; Gojko Spasojeviqi ishte kumbarë i Surrojve. Si ishte vrarë Sezair Surroi dhe Jugosllavia e kishte shpallur hero? Si ishte vrarë i ati, Rexhai, si spiun i UDB-së jugosllave të lidhur me ETAn? Përse Veton Surroi gjatë bombardimeve të NATO-s nuk kishte ikur, por rrinte në hotelin "GRAND" në Prishtinë me langoin e Jovica Stanishiqit, këlyshin e udb-së serbe me librezë zyrtare, Veton Fazli Haxhiun dhe me një gazetare greke dhe hanin e pinin me gjakësorët serbo-çetnik dhe bënin dyzen ahengu kur vriteshin shqiptarët? Si ishte lidhur ky me GEORGE SORROSIN? Me urdhër të Serbisë si polli dhe ushqen këlyshët: Baton Haxhiu, Halil Matoshi, Enver Robeli dhe ndonjë këlysh aty rrotull që kafshojnë hajnisht... Familja Surroi qysh herët është shpërngulur nga fshati Surroi nga Shqipëria dhe jo si flitet e shkruhet se kinse këta janë nga rajoni i Prizrenit. Kjo është plotësisht gabim. Me të ardhur në Kosovë janë përqafuar me pushtuesit serbë kundër shqiptarëve. Babagjyshi i Veton Surroit, për të zezat e bëra kundër shqiptarëve, nga krajlevina serbe, bëhet deputet i Aleksandrit dhe ky ia mundëson atij që të shkojë në Beligrad dhe personalisht takohet me shqiptarurrejtësin e përbetuar, Nikola Pashiq. Dihet se Nikolla Pashiqi ishte ministër serb i asaj kohe. Pashiqi kishte hedhur idenë për shqiptarët përmes parullës: "Përçaj e sundo". Familja me damkë të zezë, Surroi, i zbatonte me përpikëri dhe bënte hatanë në popullatën e kësaj ane. Nga disa fëmijë të tij kishte edhe dy djem, që quheshin Sezair dhe Rexhai Surroi.

Bashkimi me partizanët fashistë serbë

Kur shpërthen Lufta e Dytë Botërore, dy vëllezërit, Sezairi dhe Rexhai, pa një pa dy bëhen pjesëmarrës të partizanëve serbë. Ishin shumë të dalluar dhe besnikë të tyre. Serbosllavinë e kishin në shpirt dhe ishin betuar se do të luftojnë deri në vdekje për interesat e tyre kundër shqiptarëve... Mishërohen me kriminelin e famshëm, që quhej SPASOJE GJAKOVIQ. Gjakoviqi nga anët tona njihet herë si malazez e herë si serb. Zhurianët e në përgjithësi krahina e Lumës,mbajnë mend mirë këtë edepsëz, për arsye se me zor i kishte futur të mësonin serbisht dhe ua kishte dhënë nga një dërrasë për të shkruar historinë serbe. Spasoje Gjakoviqi ishte ndër të paret që ishte anëtar i organizatës terroriste që quhej OZNA. Në këtë familje terroriste anëtarësohen të dy vëllezërit; Sezairi dhe Rexhai. Për këtë familje nga anët tona në krahinën e Lumes flitet zi e terr dhe thonë se kanë përqafuar dhe bashkëpunuar me çdo qeveri dhe organizatë terroriste famëkeqe serbe kundër shqiptarëve. SH.R.B, E.GJ. B. dhe M.S.A, thoshin se babagjyshi i Vetonit, jo vetëm që ka pasur lidhje, por e kanë strehuar edhe Dragutin Mihajloviqin, i njohur nga anët tona si çetnik Drazha... Pasi mbaron lufta e partizanëve çetnikë, babai i Veton Surroit, Rexhai, ngrihet shumë lart, duke u dekoruar nga serbianët. Ka maltretuar, rrahur për vdekje, burgosur dhe pak më vonë bëhet si "diplomat". Rexhai aq ngushtë ishte i lidhur me forcat terroriste serbe sa edhe vetë serbët nuk guxonin t´i bënin as gek e as mek. Për meritat që ka bërë, Serbia fashiste e shërben me ambasador në disa vende të Amerikës latine, për të ardhur më vonë ambasador në Spanjë.

Si vritet spiuni i UDBsë serbe, Rexhai Surroi?

Më lart shkrova se ky ishte i anëtarësuar në organizatat terroriste serbe që quheshin OZNA DHE UDB. Rexhai Surroi, që në Madrid kryente punën e"ambasadorit", Serbia e kishte ndërsyer të vërë lidhje me ETA-n, për tregti armësh, për të fituar para kontrabandë. Sigurimi i fshehtë spanjoll zyrtarisht e bëri të ditur se ambasadori jugosllav (kupto serboçetnik), Rexhai Surroi, humbi jetën tragjikisht në trafik...! Nuk zënë vend propagandat e langonjve të serbosllavisë se Rexhain e vranë serbët. Langonjtë dhe zagarët e gjakut të Drazh Mihajlit e bënin se vdiq me marre të zezë, si tradhtar dhe besnik deri në vdekje për gjakun e krajlevinës serbiane... Sezair Surroi vritet në luftë kundër shqiptarëve, serbët e shpallin hero. Në luftën që u zhvillua nga serbosllavët kundër Mbrojtjes Shqiptare Kombëtare që ishte themeluar në Shkodër, Sezair Surroi vritet si partizan serb. Jugosllavia Sezair Surroin e shpall hero të kombit. Ky bir besnik i Serbisë, sipas jugosllavëve, bie heroikisht në luftë kundër "siftari". Sido që të jetë, ky la kokën dhe me nderimet më të larta, trupin e tij të bërë shoshë e mbulojnë me flamurin trengjyrësh jugosllav... Një shkollë në Prizren, në qytetin e Lidhjes Shqiptare, mbante emrin e këtij edepsëzi...

Veton Surroi dhe ecejaket e tij gjithmonë proserbe

Babai i Vetonit, Rexhai Surroi, krimineli antishqiptar dhe besniku i krajlevinës serbiane, la njeriun e ndyrë të kombit. Rexhai, përmes miqve të vet serbian e regjistron Vetonin në organizatën terroriste serbe UDB. Vetoni në qytete serbe, sidomos në Beograd dhe Zemun, regjistrohet në kursin e gjuhëve të huaja. Nuk i eci mirë dhe duke parë se nuk ia varë më kush, kthehet në Kosovë. Por, kishte marrë zanatin e babait dhe xhaxhit të tij Sezairit, si i thonë fjalës amanetin e babës për të çuar deri në fund, angazhohet me mish e me shpirt kundër shqiptarëve. Shih për këtë, Vetoni propagandon se u kthye kinse serbët do ta vrasin! Në Kosovë fillon punën si gazetar, por, me direktiva kryekëput të Serbisë dhe nuk kundërshtonte se Serbia do të shpaloste të gjitha të zezat e babait, xhaxhit dhe tërë familjes së tij. Veton Surroi, këlyshi i çerdhes së gjarpërinjve, gazetën e tij KOHA, për ta mbajtur gjallë, ai kërkonte autonomi për Kosovën në Serbi. Dhe, nuk mund të fshehë më këtë turp... Veton Surroi vjel para nga FONDACIONI GEORGE SORROS. Ishte i ndërsyer nga serbët, për të ndikuar dhe të mos ecur Kosova përpara... Në Kosovë formon një parti politike dhe ia vë emrin ORA. Por, SAHATI u ndal me marre të zezë dhe shumë turpshëm. Nuk e kaloi pragun zgjedhor. Të gjithë anëtarët e SAHATIT U DEGDISËN SI ZOGJ DUKE FLUTURUAR NË DREJTIME TË GABUARA. Vlen të theksohet edhe kjo: gjatë bombardimeve të pareshtura të NATO-s kundër makinerisë luftarake serbe Veton Surroi nuk iku gjëkundi, por qëndroi këmbëkryq në dhomat luksoze të hotelit "GRAND", ndërkaq populli nëpër borë e nëpër shi këmbëzbathur ecte kilometra të tëra malit dhe duke kaluar nëpër breshëri plumbash të miqve të VETON SURROIT-SORRASIT, gjaksorët serbo-çetnik. Ata që e kanë përcjellë rrugëtimin antikombëtar të kësaj familje gjithmonë kanë qenë të pandryshuar dhe me zell të madh kanë luftuar për interesa serbiane. Ose a ka ndonjë bir nëne shqiptare të thotë se Veton Surroi ka bërë të paktën një gram të mirë për shqiptarët? Nuk mundet askush, sepse edhe me mikroskop nuk mund të gjesh. Ndërsa, kundërshqiptare, për interesa serboçetnike, ka një bjeshkë zullumesh, tradhtish, maltretimesh, burgosjesh, vrasjesh kundër shqiptare... Dhe, në fund fare, ndoshta e keni vërejtur se kjo çerdhe gjarpërinjsh, me gjarprin Veton Surroi, ka pjellë gjithmonë këlysh helmues të çartur antishqiptarë, të ushqyer e të paguar nga gjaku i krajlevinës serbe, si: Baton Haxhiu, Halil Matoshi, Enver Robeli dhe ndonjë langua aty rrotull... Rasti i Kumanovës doli hapur se këta këlysh dhe langonj duhet lehur dhe nuhatur pa pushuar kundër shqiptarëve. Këta denbabaden janë të ndërsyer të kafshojnë hajnisht kundër kombit tonë... Historia jonë kombëtare do të zverdhë faqet e historisë për tradhtitë dhe argatin që po ia bëjnë pa pushuar pushtueseve e në veçanti ortodoksëve sllavojugorë... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)