Çka u bë me ish-udbashët e Slobodan Milosheviqit, Enver e Shpend Maxhunin...?

Çka u bë me ish-udbashët e Slobodan Milosheviqit, Enver e Shpend Maxhunin...?
  • 08 December 2018 - 07:52

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Këta banditë shkuar banditëve të UDB-së serbo-çetnike kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve shqiptarë dhe pastaj i kanë shkokërdhuar dajak dhe tredhur, për të cilët edhe janë dekoruar nga pushteti gjakatar dhe pushkaxhinjtë serbianë, për dajakun me hu gardhi e shkop bejsbolli. Ata kanë vepruar me urdhra të Serbisë fashiste

Kohë më parë, në veturën e ish-udbashit të tmerrshëm të kasapit të Evropës Slobodan Milosheviqit, që ka emër dhe mbiemër Enver Maxhuni, u kap drogë dhe armë. Kjo nuk është aspak për t'u habitur, sepse ata që i kanë shërbyer UDB-së famëkeqe serbe pa më të voglin dyshim se kanë qenë langonjtë dhe zagarët më të pashpirt kundër kombit shqiptar. Kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe më pas i kanë vrarë dhe i kanë humbur pa shenjë e pa dok. Kur them zagarët dhe langonjtë më të besuar të çetnikëve e di se ne familjarisht kemi kaluar nëpër duart e përgjakura të kësaj bande spiunësh dhe tradhtarësh. Serbia fashiste në kohën e qenit plak Titos, kishte shpërndarë në Ballkan 2200 spiunë, ndërkaq, në Kosovë 720, më gjakësorët shqipfolës, shumë më të poshtër se serbianët. Pastaj kasapi Slobodan Milosheviq nga 720 spiunë zbarkon edhe më shumë. Ne kemi publikuar me emër dhe mbiemër spiunët që i kanë shërbyer Serbosllavisë (kërko google), por ka shumë akoma se për t´i shkruar të gjithë faqet e historisë mbulojnë fushat dhe malet e Kosovës. Ndaj, do t'i themi ca fjalë për këtë familje hise e Serbosllavisë fashiste, qenit plak Titos dhe të kasapit, Slobodan Milosheviq, familjes së Enver Maxhunit. Besniku i UDB-së Enver Maxhuni ka qenë njëri ndër më të besuarit e UDB-së serbe, lexo nga autori se kush ka qenë UDB-ja dhe kush e themeloi, është babai i Shpend Maxhunit, shef i deridjeshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, i ardhur në këtë post nga kush tjetër, përpos nga një matrapaz i Brojës, Hashim Thaçi. UDB-ja serbiane, organizatë terroriste, ka bërë kërdi në ish-Jugosllavinë titiste, ndërkaq, në Kosovë ka bërë lemeri, hata, dhe kasaphanë, duke vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe më pas i kanë humbur pa shenjë e pa dok. Të mos flasim se nga viti 1981, mbi 700.000 (shtatëqind mijë) shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e këtyre langonjve, zagarëve, mjerisht shqipfolës, që do t´i mallkojë historia shqiptare, dora e mallkimit do t'i ndjekë deri në varr dhe nga kjo botë do të ikin me damkën e zezë të tradhtisë. Ndërsa që kanë bërë krime ndër shqiptarë është edhe dylberi serb Enver Maxhuni. Ai erdhi me gjasë për t´ia mbuluar marret dhe dallaveret e tij, tani kryespiun në AKI. Enveri ishte mësues në një shkollë fillore të Vushtrrisë , apo fshatrave përreth, por Enveri kalon në UDB-në serbiane famëkeqe që ka vrarë shumë shqiptarë kjo organizatë terroriste, dhe shumë sosh ka humbur pa shenjë e pa dok, bile shumë burra kanë shkuar gjakhumbur. Ky kapadai tregohet njëri ndër më besnikët e kësaj organizate terroriste, bashkë me të kanë vepruar edhe besnikët e tjerë, si Fadil Syleviqi, ky vagabond dhe kriminel, për të mos hetuar dhe për të mos rënë në sy shqiptarëve që kanë tredhur, mbiemrin e ndërron nga Syleviq në Syla dhe tani ka lëshuar edhe mustaqet. Zeqir Sadriu, Florim Maloku dhe disa këlyshë të tjerë,shqipfolës dhe shpirtshitur... Montimi i proceseve politike Këta banditë shkuar banditëve të UDB-së serbo-çetnike kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve shqiptarë dhe pastaj i kanë shkokërdhuar dajak dhe tredhur, për të cilët edhe janë dekoruar nga pushteti gjakatar dhe pushkaxhinjtë serbianë, për dajakun me hu gardhi e bejsboll. Kanë vepruar me urdhra të Serbisë fashiste. Në vitin 1981, ky udbash, spiun dhe tradhtar i kombit shqiptar, besnik i Serbisë fashiste, Enver Maxhuni, me shpërthimin e Demonstratave revolucionare në vitin 1981, vepron në rrethin e Mitrovicës, Skenderajt,Vushtrri dhe më gjerë. Nuhaste, sepse shqisat e të nuhaturit i kishte të ushqyera nga kuzhinat e Beligradit dhe ishte i pagabueshëm. Kështu që vagabondët, spiunët, tradhtarët e kombit shqiptarë, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu kanë montuar proces politik, me dëshmitarë të rrejshëm dhe shqiptari, dhe veprimtari B.D. dënohet jo më pak se 13 vjet burg, tani i ndjerë dhe bashkëshortja e këtij patrioti Rr.D., kishte lidhje familjare me patriotin e rezistencës shqiptare, ADEM DEMAÇIN. B.D. në burg ishte maltretuar shtazarakisht krejt me fajin e këtyre dy vagabondëve dhe banditëve të UDBsë serbo-çetnike, pra të Enver Maxhunit dhe Zeqir Sadriut, langonj të dëshmuar antikombëtarë. Në ndjekje të shqiptarëve Ditën e enjte, më 29 mars 1981, vagabondi serbian, Enver Maxhuni urdhëron izolimin e B.D. dhe jo vetëm ky patriot, por kriminelët dhe langonjtë serbo-çetnikë, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, maltretojnë edhe vajzën e patriotit, Afërditën, që ishte vetëm 15 vjeç, nxënëse e shkollës fillore"MUHARREM BEKTESHI". Banditët dhe kriminelët e UDB-së serbiane, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, këta langonj dhe zagarë të gjakësorëve serbo-çetnikë, kanë arrestuar edhe Q.Pecin, nga Mitrovica, R.M. dhe Sh.D. nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë në vitin 1981. Nuk ndalen me kaq, por kanë vepruar me urdhra të Serbisë fashiste duke i ndjekur vetëm shqiptarët, si Xh.Deliun, dhe atë e arrestojnë në vendin e punës në Fabrikën e Akumulatorëve, sepse ky trim iu kishte bashkangjitur Demonstratave të vitit 1981, ishte dënuar me burg të rëndë dhe ishte maltretuar shumë. Syleviqi ka dërrmuar dajak shqiptarët, kurse në 1- vjetorin e Demonstratave, pikërisht më 11 mars 1981, këta langonj dhe zagarë shqipfolës serbianë, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, arrestojnë edhe M. Hotin që dënohet po ashtu me burg. Më të kënaqur në këtë veprimtari langonjsh nuk ishin më të mirë edhe Florim Maloku i Njësisë Speciale të asaj kohe të Jugosllavisë së qenit plak Titos dhe ky Fadil Syleviqi. Pastaj këta u futën në UÇK dhe TMK dhe, sipas disa burime të mia të thella, ka plaçkitur me disa bashkëpunëtorë Kredit Bankën në Shkup dhe është i dënuar me pesë vjet burg. Ju përkujtojmë se Fadil Syleviqi ka dërrmuar dajak shqiptarët që kanë shitur pemë dhe sende të tjera për të mbetur gjallë në tregun e Prishtinës. Se vërtet është kështu, pyetni ata për këtë emër dhe ata ose plagët e tyre flasin më mirë dhe merrni me mend ky është avancuar te Njësia Antiterror dhe këta palaço do të na mbrojnë nga terrori!!! Po këta, a e dini se çfarë lidhje kishin me kriminelin dhe banditin "Dan Leprin e Gllarevës", RAMADAN BALËN!? Dhe, ditë më parë, shoh në fotografi matrapazët; Hashim Thaçin, Shpend Maxhunin dhe Ramush Haradinajn. Publikisht e them se kam pasur bindje shumë të mirë, më herët me Ramush Haradinajn, por ky po del më interesxhi, më puthadorë dhe sahanlëpirës se të gjithë shqiptarët. Përgjimet e klanit "Pronto" Po ia kujtojmë me fakte këtij Ramush Gjoko Haradinajt, se AAK-ja kishte kërkuar largimin nga posti të Shpend Maxhunit, kurse tash ky "slikatet" me të dhe bile duke u zgërdhirë. A e dini se akoma nuk është zbardhur rasti i Kumanovës dhe përgjimeve të klanit "PRONTO". Kapoja i bandës famëkeqe, Adem Grabovci, përmes këtij djali të UDBASHIT serbo-çetnik ,Shpend Maxhuni, kishte punësuar disa të afërm të tij në polici. Ka afera edhe afera te tjera, por kësaj radhe po e lëmë me kaq, për të mos u futur për vjedhjet në lokalet e policisë dhe as për gulenistët... Shpend dhe ju të tjerët të gjithë më rend, dilni në pazar dhe kundërshtojeni këtë shkrim, ose bëni padi penale, duke ju vënë në dijeni se për ketë që kam shkruar dhe thënë, mbaj përgjegjësi morale,penale dhe juridike dhe atë po ju betohem për komb e flamurin kuq e zi, jo për flamurin tuaj trengjyrësh të Serbosllavisë. Sinqerisht, Reshat BadallajZhuriani, Zhur.

(Kosova Sot)