A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?

A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?
  • 09 December 2018 - 10:01

Shkruan:Fadil Maloku

 

1. Ajo çka po ndodhë në katër javët e fundit në Francë, duket se është më shumë se sa një pakënaqësi sociale (lëvizja studentore e nisi me pakënaqësinë e reformave arsimore, dhe shoqëria civile me revoltimin e ngritjes së taksës së naftës) e ekonomike. Por, a është vërtetë kjo një shfaqje e lëvizje e re rebeluese, apo një revolucion i ri në Europëë Paraprakisht, duhet të kuptojmë historikun dhe natyrën e lëvizjeve, të cilat në shoqëritë perëndimore, ua kanë dekontaminuar si “shëndetin” socoekonomik, ashtu edhe emancipimin politik;

2. Lëvizjet shoqërore, janë zakonisht forma sociale të veprimit kolektiv, që për imperativ kryesor kanë ndryshimet statusore të shtresave, klasave, kastave, apo edhe grupeve e komuniteteve tjera margjinale. Kjo sintagma e veprimit kolektiv në gjykimin tonë sociologjik, e ka kuptimin dhe domethënien; e një mobilizimi jonstitucional, pra jashtë konvencave tradicionale që “prodhojnë” mekanizmat dhe institucionet shtetërorë. 

3. Për dallim nga kryengritjet, apo rebelimet spontane, që zakonisht “vlojnë” ad hoc, lëvizjet shoqërore kanë; synime dhe qëllime të qarta racionale. Në ambiente, vende e shtete (si Kosova psh) ku institucionet e shtetit kanë probleme serioze në realizimin e programeve e agjendave premtuese që artikulohën përmes partive politike, lëvizjet e tilla (nëse animohën nga masat qytetare) dinë të bëhen edhe “penecilin” adekuat ndaj deformiteteve, e sjelljeve deviante, pastaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në shoqëri.

3. Ndërkaq, si “distingtiv apo ëmblemë”kryesore identifikuese e lëvizjeve që e tejkaluan rrethin e animimit lokal (si “xhaketat e verdha”), janë; joformaliteti dhe anonimiziteti i anëtarësisë, që e krijon spontanisht pakënaqësia me statusin social, autoritetin udhëheqës, ideologjinë, etj. Një karakteristikë tjetër specifikuese, është edhe aktivizimi i tyre spontan, që në fillim shërben vetëm si “lëndë” motivuese, apo shkëndijë nxitëse, që më vonë lehtësisht mund të shndrrohet edhe në lajtmotiv precedent, e madje madje edhe në kauzë sublime; politike, ekonomike, kulturore, etj. 

4. Por, cilësia kryesore e lëvizjeve është tendenca për ndryshim, në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar. Ku si “menagjer”, fillestar janë idetë dhe parimësia e veprimit moral dhe juridik. Megjithë natyrën masovike, lëvizjet, ende në vetën tyre pêrmbrendësojnë edhe sindromin; klasor, social, ideologjik, kombëtar, shtetëror, gjinor, racore e kulturore. Kurse, sipas raporteve ndaj ndryshimeve sociale, lëvizjet marrin “ngjyrime” e sentenca; reformuese, reaksionare, konzervative, tradicionale, qytetare, punëtore, paqësore, ekologjike, feministe, globaliste, antiglobaliste, studentore... etj.

5. Në kohën e revolucionit teknologjik, ku mediet sociale e rrisin me shpejtësi të rrufeshme, mesazhin e (pa)kënaqësisë, lëvizjet e tipit “të xhaketave të verdha”, si kjo në Francë, mundën lehtësisht ta ndryshojnë edhe “hartën“ sociale e politike të sajë, e pse jo edhe të Europës! Themi kështu, edhe për shkak se neoliberalizmi (alias; globalizmi), ka dëshmu se pa një trysni publike   të tipit aktual nuk do t’i zbusë fare (përmes shtimit të extra benificioneve ndaj punëtorëve) fare kontradiktat e ashpërsuara, tashmë midis shumë të pasurve dhe shumë të varfërve. Dosido, trysnia e këtillë, de fakto edhe e ka “mirëmbajtur” dhe ruajtur balansin dhe ekonomizimin e logjikës kapitaliste, të prodhimit, qysh nga koha e revolucionit borgjez francez


6. Tani, “xhaketa e verdha”, (demonatruesit e sotëm francez) sipas një logjikës së inercionit, kanë pë synim edhe ftymëzimin e grupimeve tjera, për pabarazitë, dhe dallimet enorme midis shtresave aktuale sociale, që është duke i stimuluar rendi i ri botërorë. Studentët, zakonisht në shumë shoqëri postkomuniste, në mungesë të sensit dhe ndjeshmërisë së kundërshtimit të klasës punëtore ndajë pabarazive të sotme të papara ndonjëherë, në historitë qytetëruese, shumë here kanë dijtur të lëvizin procese dhe të krijojnë kondita të reja sociale e politike, sidomos në shoqëritë e kontaminuara me sjellje deviante, e probleme ekonomike.


7. Në Francën e sotme, protestave të sotme studentore (që fillin e kishin te defektet e reformave josistemore në arsim)priten t’u bashkangjitën edhe dy sindikatat më të fuqishme punëtore, pastaj sindikatat e tregëtisë, bujqit e mesëm, etj. Por, a do të ndodhë kaosi, e më pastaj  rirreshtimi i ri, mbetet për t’u parë javët në vijim...

 

(Kosova Sot)