Dëmet që ia shkaktojnë vendit Veton Surroi e Baton Haxhiu

Dëmet që ia shkaktojnë vendit Veton Surroi e Baton Haxhiu
  • 10 December 2018 - 08:08

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Kudo po dalin me ide anti- UÇK-së. Ndoshta ndokënd këto qëndrime nuk e pengojnë, por mua po. Nuk flas për raportet Veton-Hashim.

Nuk është vendi për të treguar se kush ka bërë, por dhe ka lëshuar piskamë deri në çlirimin e Kosovës. Të tillë ka pasur mjaft. Ata të LPK-së formuan UÇK dhe shkuan në luftë. Këtë luftë po bën çmos i "madhi" Veton për ta denigruar dhe për ta shkatërruar. Në këtë pozitë ishte edhe Baton Haxhiu. Kudo po dalin me ide anti-UÇK-së. Ndoshta ndokënd këto qëndrime nuk e pengojnë, por mua po. Nuk flas për raportet VetonHashim. Ajo fare nuk më intereson mua si person. Për mua është e njëjta medalje me anë të kundërta. Por pjesëmarrësit e UÇK-së i pengojnë këta individë. Shihe botimet e Veton Surroit. Merru me qëndrimet dhe me punën e Baton Haxhiut atëherë dhe sot. Të dy kanë mjaft prova antiUÇK-së. E dhanë shumë jetën për atë ideal çlirimtar të udhëhequr nga UÇKja. Nën flamurin kombëtar dhe të UÇK-së u derdh gjak. Me mijëra veta shkuan pas UÇK-së. Shumë edhe ranë në fushën e betejës. Kjo më intereson... Natyrisht se askush nga ish-LPKja dhe UÇK-ja nuk është kundër SHBAsë. Përkundrazi. Për ne është gjë shumë e madhe dhe gëzon respekt. Por pa luftë çlirimtare nuk të ndihmon kush. Por, nejse... Pordha mbetet pordhë dhe edhe piskamë. Atë e dimë të gjithë. Dihen me emër pordhanët e Kosovës. Atëherë dhe sot.

 

(Kosova Sot)