Theresa May mbijeton

Theresa May mbijeton
  • 14 December 2018 - 08:17

Shkruan: Polly Toynbee

Ajo mbijetoi duke u përbetuar se më nuk do të kandidohej, gjë që ishte e paimagjinuar bile edhe për të. Por, Brexit mund të mos zgjidhet deri në zgjedhjet e vitit 2022, ku pasardhësi i saj mund të përfundojë i rrethuar nga akuzat e njëjta për 'tradhti'. Mund të mos ndryshojë asgjë. Kjo epokë konservatore paraqet një nadir të tillë historik, saqë na u desh një Brexit jo mirë i menduar për të qëndruar Haleluja! Theresa May mbijeton si kryeministre! Duhet ta pickojmë veten, që të bindemi se kjo është e vërtetë. Se nuk jemi në ëndërr. Megjithëse ajo është banori më i keq i No 10 (kryeministria) në kujtesën e gjallë (bashkë me David Cameron), megjithëse ajo nuk ka ndonjë cilësi për ta bërë atë edhe më të aftë si kryeministër, rënia e saj do të kishte sjellë ngritjen e diçkaje shumë të errët. Mos u mërzitni me diferencën e vogël, ajo ka parë një paketë uzurpatorësh të uritur që kërcenin në këmbët e saj, secili duke u betuar me besnikëri të pavdekshme, ndërkohë që privatisht bënin të kundërtën. E gjithë kjo ishte pa dobi.

Edhe pse ndoshta me taktikën më të keqe të të gjitha kohërave, ajo tani do të mbetet në post të paktën edhe një vit tjetër. Ajo vazhdon që të sundojë edhe në lidhje me Brexitin, që vuri ca vija të kuqe, vetëm për t'i shkelur më pas ato, që dështoi në arritjen e kompromisit me 48% të votuesve, duke ngecur mbi çdo pengesë që ajo vuri në rrugën e saj. Por krahasuar me armiqtë e saj, ajo është një gjeni strategjik. Të verbuar nga tërbimi, të pandërgjegjshmit nuk mundën ta ndalonin dëshirën e tyre për të postuar ato 48 letra pa pritur derisa të kishin votat për ta rrëzuar atë.

Çfarë idiotësh! Budallenjtë të udhëhequr nga të marrët - Iain Duncan Smith, Owen Patterson, Andrea Jenkyns - oh, lista është për aq e gjatë, sa edhe 117 personat që votuan kundër saj. Jacob Rees Mogg dhe Boris Johnson, janë ulur, kështu që le të shohim ata më pak në ekranet tona tani. Plani i saj Brexit merr një frymë të re të jetës Shikoni se si marrëzia e tyre e ka ringjallur May-in e vdekur, duke e pajisur atë me kredibilitet të ri. Të gjitha konventat e vjetra të xhentëlmenëve janë zhdukur nga mbetja e një qeverie të humbur: humbja e votave në Dhomën e përfaqësuesve ose mosmarrja e mbështetjes nga vet deputetët tuaj, më nuk ka rëndësi. Kushtetuta jonë e pashkruar është një kafshë fleksibël dhe ajo mund të vazhdojë dhe do të vazhdojë. Këtë mund ta bëjnë edhe deputetët e turpëruar që kishin për zakon të tërhiqeshin në turp, por tani vetëm për pak kohë u kthyen derisa të kërkohet votimi, për të shpëtuar udhëheqësin e tyre.

E vetmja mënyrë që të marrët mund ta largojnë atë tani është duke rrëzuar qeverinë e tyre, duke mos ia dhënë vetes votëbesimin. E pra, ky grup i tërbuar mund të jetë mjaft i çmendur për ta bërë këtë, ku 'brextremistët' do të votonin me të gjitha partitë e opozitës për ta detyruar atë të largohej nga pushteti, thjesht nga hakmarrja e tyre, asnjëherë duke mos u mërzitën me sigurinë e formimit të një qeverie të Corbyn-it. Por tani për tani, jo vetëm May, por edhe plani i saj Brexit merr një frymë të re të jetës. Me fanatikët e dëshmuar si një forcë e dobët, me bishtin midis këmbëve, partia e saj përballet pikërisht me zgjedhjen e zjarrtë që ajo ka paraqitur - planin e saj, pa Brexit, pa asnjë marrëveshje - referendum apo jo. Fundjavën e kaluar, Brexitersat e udhëzonin atë të kthehej mbrapa dhe ta godiste Evropën, sipas stilit Thatcher: mirë, ajo shkoi, u grind dhe, më pas, u mbërthye në makinën e saj dhe u kthye me sa duket me duar të zbrazëta - por pavarësisht kokëfortësisë evropiane, armiqtë e saj e humbën këtë votë. Ajo u ka treguar atyre se nuk ka alternativë. Zgjidheni kë të doni në vendin e saj, faktet nuk do të ndryshojnë.

Epoka e konservatorëve Sikur ta kishin rrëzuar atë, do të kishim muaj të tërë që do të ishin konsumuar nga spektakli i tmerrshëm i një galerive të kandidatëve të papërshkrueshëm duke sulmuar njëri-tjetrin për votat e anëtarësimit të tyre të vjetër eurofobik. Të moderuarit nuk do të kishin asnjë shans, kështu që fituesi do të premtonte të pamundurën, derisa Dhoma e përfaqësuesve do të përpiqej më kot të bënte diçka. Por, kam besim te mençuria e momentit të fundit, të shumicës së parlamentarëve për ta gjetur një procedurë e cila do të siguronte se nuk do ta kemi një finale 'kamikaze' të Brexitit. Por, kurrë nuk mund të jesh i sigurt. Kam një shpresë të arsyeshme se Theresa May nuk do ta lejojë këtë që të ndodhë. Përndryshe, nuk kemi asgjë për të festuar për faktin se jemi ende të zënë rob në një ambient të kapluar nga ashpërsia fiskale, të krijuar nga ky personalizim i ngathët i liderit. Ajo mbijetoi duke u përbetuar se më nuk do të kandidohej, gjë që ishte e paimagjinuar bile edhe për të.

Por, Brexit mund të mos zgjidhet deri në zgjedhjet e vitit 2022, ku pasardhësi i saj mund të përfundojë i rrethuar nga akuzat e njëjta për 'tradhti'. Mund të mos ndryshojë asgjë. Kjo epokë e konservatorëve, qeveria e saj dhe ajo e Cameronit, paraqesin një nadir historik. Aty ku, deri në një masë të caktuar, kishte harmoni, ata sollën grindje. Athua, sa e keqe mund të jetë kjo kohë, derisa ne kishim nevojë që ajo të mbetej në post?

(Kosova Sot)