Revolucioni që i nevojitet Evropës

Revolucioni që i nevojitet Evropës
  • 14 December 2018 - 08:19

Shkruan: GUY VERHOFSTADT

Kryengritja për të cilën Evropa ka nevojë nuk do të ndodhë në rrugët e Parisit apo Brukselit, por brenda institucioneve të paralizuara të BE-së. Për më shumë se pesë dekada, fuqia brenda Evropës është ndarë midis konservatorëve dhe socialistëve, të cilët, së bashku, nuk kanë arritur të adresojnë sfidat e ditës Protestat spontane të rrugëve në Paris gjatë muajit të kaluar vijnë pothuajse saktësisht 50 vjet pas revoltës masive të majit të vitit 1968. Por, kjo nuk do të thotë se të dy ngjarjet janë të krahasueshme.

"Les événements de mai 1968" ishte një kryengritje anarkiste nga studentët dhe punëtorët kundër tradicionalizmit dhe autoritarizmit të dukshëm të Presidentit Charles de Gaulle. "Xhaketat e Verdha" të sotme, në të kundërtën, kanë tejkaluar debatin intelektual dhe politik dhe shpejt u degjeneruan në një turmë trazirash. Ajo që nisi si një protestë e denjë e shtresës së mesme ndaj një takse të re për karburantet, u rrëmbye nga banditë profesionalë dhe ekstremistë që luftojnë kundër migrantëve, Bashkimit Evropian dhe presidentit francez Emmanuel Macron. "Parisi po digjet", u habit Steve Bannon, ish-këshilltari populistit i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një paraqitje të kohëve të fundit së bashku me Marine Le Pen të Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme (Ish-Fronti Nacional). Sipas Bannon-it, "Xhaketat e verdha... janë pikërisht të njëjtit lloj njerëzish që zgjodhën Donald Trumpin ... dhe që votuan për Brexit". Vala populiste Më keq akoma, aktivizmi ekstremist është përhapur tashmë në Belgjikë dhe Holandën fqinje, të cilët tanimë kanë lëvizje të Xhaketave të Verdha. Dhe, në Itali, Matteo Salvini, ministri i brendshëm ksenofobik, ka kapitalizuar trazirat për të nisur një lëvizje kundër politikave të Macronit. Nuk ka rëndësi se Italia ka nevojë edhe më të madhe për një agjendë reformash të stilit Macron, se sa Franca. Fakti që agjitatorët e djathtë përdorin lëvizjen Xhaketat e Verdha si një platformë për të përhapur urrejtjen dhe gënjeshtrat, duhet të jetë shqetësues për të gjithë evropianët. Në një mënyrë apo në një tjetër, shumë nga partitë dhe lëvizjet populiste të sotme marrin mbështetje financiare nga Kremlini. Ka një numër gjithnjë në rritje të dëshmive që sugjerojnë se referendumi i Mbretërisë së Bashkuar rreth Brexitit i vitit 2016 u ndikua nga "paratë e errëta" nga Rusia.

Dhe, troll-ët (mashtrues) rusë kanë vazhduar të nxisin urrejtje islamofobe në të gjithë Evropën Perëndimore. Të djathtit kanë qenë shumë të suksesshëm në shfrytëzimin e frikës së njerëzve për të minuar zgjidhjet globale për sfidat globale siç janë migracioni dhe ndryshimet klimatike. Për ata që e kanë vështirë ta lidhin muajin me muaj (në aspektin ekonomik), mesazhi i krahut të djathtë në lidhje me refugjatët dhe emigrantët që marrin vendet e punës dhe shkatërrojnë kulturën evropiane, mund të rezonojë fuqishëm. Dhe, për ekonomitë rurale që përballen me tatime pak më të larta të karburantit, është e përshtatshme të besohet se ndryshimi i klimës është vetëm një mashtrim i përhapur nga elitat politike dhe "mediet". Një kundërpërgjigje kundër një dezinformate të tillë është vonuar tepër shumë. Hapi i parë në frenimin e valës populiste, euroskeptike është të tregosh të vërtetën dhe të identifikosh gënjeshtrat. Por, le të mos jemi naivë. Kundërshtimi i rrezikut të djathtë për shoqëritë tona do të kërkojë gjithashtu reforma të thella. Një kritikë e zakonshme populiste e BE-së është se ajo funksionon në një mënyrë jo transparente dhe shpesh, të pakuptueshme. Megjithatë, nëse do të thotë diçka, BE-ja duket të jetë mjaft e dobët përballë sfidave globale. Përkundër pretendimeve të populistëve për tejkalim, institucionet evropiane pothuajse gjithmonë bëjnë "shumë pak, shumë vonë". Kjo duhet të ndryshojë dhe rrënjësisht bile. Ne duhet ta bëjmë BE-në shumë më demokratike, transparente dhe efektive - që do të thotë, më sovrane - sesa është sot.

Kjo nuk kërkon që ne të ri-zbulojmë rrotën. Duhet të kthehemi vetëm te idetë e etërve themelues të Evropës: Jean Monnet, Paul-Henri Spaak, Robert Schuman, Alcide de Gasperi dhe të tjerë. Këta liderë kishin një vizion të qartë të një bashkimi më të thjeshtë, por më të fortë, të udhëhequr jo nga një komision prej 28 anëtarësh, por nga një qeveri e vërtetë me 12 ministra. Ata do të lejonin që evropianët të votonin drejtpërsëdrejti për një parlament me kompetenca të plota dhe autoritet legjislative dhe pa sistemin e unanimitet që lejonte shtetet anëtare mashtruese, si Hungaria t'ia lidhnin duart gjithë bllokut. Mbi të gjitha, ne nuk duhet të barazojmë demokracinë liberale me status quo, e cila siguron një vendim-marrje të ngadaltë dhe të vështirë. Nëse BE-ja befas do të merrte vendime kolektive me shumicë të thjeshtë, problemet me të cilat ajo përballet nuk do të dukeshin më të vështira.

Më në fund, Evropa do të ishte në gjendje të ishte e pavarur dhe të adresonte shqetësimet e qytetarëve të saj. Kryengritja për të cilën Evropa ka nevojë Për shembull, me një ushtri evropiane që shërben si një shtyllë autonome brenda NATO-s, BE-së nuk do t'i duhej më të lëshonte pe ndaj SHBA-së në lidhje me vendimet e sigurisë. Me një treg të përbashkët digjital evropian, mund të dalin përfundimisht alternativat evropiane ndaj kompanive Google, Facebook, Amazon, Samsung dhe Huawei. Dhe me një patrullë kufitare evropiane dhe roje bregdetare, evropianët do të ishin shumë më pak të varur nga Turqia, Rusia dhe të tjerët kur është fjala për menaxhimin e flukseve të migracionit. Natyrisht, kontrollimi i kufijve tanë nuk do të thotë mbyllje nga bota e jashtme. Evropa gjithmonë do të duhet të angazhohet me fuqitë e tjera. Por, ajo duhet ta bëjë këtë nga një pozitë e forcës. Nëse BE-ja mund ta rizbulojë potencialin e saj demokratik, të djathtit ekstremistë nuk do të kenë më baza për të nisur sulme ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit. Në një Evropë më demokratike, qytetarët që dolën në rrugë do të përkujdeseshin që të mos i dënonin migrantët dhe gazetarët, por të kërkonin zgjidhje për sfidat reale me të cilat përballemi. Përpara se të kooptohej, lëvizja e xhaketave të verdha bazohej te një shqetësim i vërtetë për sigurinë ekonomike. Mësimi për të gjitha shtetet anëtare të BE-së është se ne duhet të mbështesim sistemet tona kombëtare të sigurimeve shoqërore, duke shkuar përpara në reformat në nivel të BE-së. Me një sindikatë të plotë bankare, kursimet e qytetarëve do të siguroheshin dhe taksapaguesit nuk do të përfundonin në grevën e përhapjes së sektorit privat. Dhe me një bashkim monetar të plotë dhe një buxhet të përbashkët autonom, eurozona do të ishte shumë më elastike në rast të një krize tjetër financiare. Derisa Evropa të bëhet serioze për reformat ekonomike, ekonomia jonë do të vazhdojë të keqësohet në mënyrë strukturore kundrejt pjesës tjetër të botës.

Që nga viti 2010, norma mesatare vjetore e rritjes në eurozonë ka qenë 1.3%, krahasuar me 2.3% në Shtetet e Bashkuara. Ky hendek përfaqëson 1.2 trilionë euro (1.4 trilionë dollarë) nga 2010-2018, ose rreth 500 miliardë euro të humbura në lidhje me të ardhurat nga taksat. Vetëm për Francën, kjo arrin në 10 miliardë euro çdo vit - kostoja buxhetore e asaj që Macron kohët e fundit propozoi për të përmbushur kërkesat origjinale të Xhaketave të Verdha. Kryengritja për të cilën Evropa ka nevojë nuk do të ndodhë në rrugët e Parisit apo Brukselit, por brenda institucioneve të paralizuara të BE-së. Për më shumë se pesë dekada, fuqia brenda Evropës është ndarë midis konservatorëve dhe socialistëve, të cilët, së bashku, nuk kanë arritur të adresojnë sfidat e ditës. Është koha të largohemi nga debatet boshe evropiane. Epoka e tanishme kërkon veprim. Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj të vitit 2019, "Gjenerata Evropa" mund ta thyejë rendin e vjetër politik dhe ta largojë revolucionin nga rrugët, duke e futur atë në korridoret e demokracisë evropiane.

(Kosova Sot)