Faleminderit, Amerikë!

Faleminderit, Amerikë!
  • 15 December 2018 - 08:02

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI 

Amerika nuk ia vari askujt dhe e tha se Kosova ka të drejtë të ketë Ushtrinë e vet, që do t´u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim dhe në çdo cep të territorit të vendit

Nuk e thonë kot se miku i mirë shihet në ditët më të vështira. Ushtria e Kosovës themelet i ka nga USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS E THEMELUAR NGA KOMANDANTI LEGJENDAR, ADEM SHABAN JASHARI, që u përball me ushtrinë e gjakësorëve serbianë, që mbizotëronin si Ushtria më moderne luftarake dhe kundër mercenarëve të tjerë si rusë dhe sllavoortodoksët e tjerë jugorë, duke e paguar me mijëra jetë njerëzish. Nga kasaphana që bënin hordhitë çetnike të Drazh Mihajlit, paramilitar të Vojo Sheshelit dhe Aleksandër Rankoviqit, Amerika miku ynë me tradita të moçme dhe nga tashmë i ndjeri Bush, i çoi fjalë kasapit të Ballkanit dhe Evropës se kjo ËSHTË VIJA E KUQE.

Kur Kosova është në teh, flet Amerika

Rrugën e këtij burri të Madh botëror e ndoqi edhe i biri, duke thënë hapur në Shqipëri, kur ishte për vizitë se Kosova do ta shpallë pavarësinë dhe do t'u bëhet shtet i pavarur, pikërisht në kohën kur disa shtete kundërshtonin. Kosova vendosi që me datën 14 dhjetor 2018, e premte, të BËHET ME USHTRI, sërish u paraqiten shumë zëra që ishin kundër dhe çuditërisht edhe NATO, por sërish kur Kosova vihej në teh të thikës të jetë apo të mos jetë, FLET AMERIKA. Amerika nuk ia vari askujt dhe e tha se Kosova ka të drejtë të këtë Ushtrinë e vet që do t´i shërbejë të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim dhe në çdo cep të territorit të vendit. Kështu që, populli shqiptar sa të ekzistojë bota e njerëzimit duhet t´i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Pavarësinë e vendit, Ushtrinë dhe gjithçka tjetër, që më kurrë nuk do të jemi nën thundrën e gjakësorëve dhe pushkaxhinjve serbianë dhe sllavo-jugor. Njëkohësisht, iu bëhet me dije edhe atij soji kuislingësh, që dikur tentonin të ndanin Kosovën pa i autorizuar askush dhe as Kushtetuta e vendit, vetëm për para të majme dhe se të shpëtojnë veten nga Gjykata Speciale, se keni përfunduar me marre të zezë dhe me damkën e tradhtisë.

Meritor është Amerika

Tashmë Kosova me Ushtri është kompletuar si shtet dhe ka marrë udhën tjetër në rajon dhe më gjerë. Duhet pranuar se aktorët tanë ishin vetëm kukulla dhe nuk guxon të flasë askush për merita. Meritor është Amerika. Sot, nuk dua të zgjatem dhe të përplasem atje larg në histori për etapat që nga Koha e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku për herë të parë marrin pjesë 300 burra nga të gjitha trojet shqiptare, Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar e deri te epoka e fundit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-së), tjetër epokë nuk ka, mos i dëgjoni ata që kane dalë nga bishtat e UDB-së serbe dhe ishjugosllavët. Por, vetëm të themi:faleminderit, Amerikë! Zoti e bekoftë popullin amerikan, Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

 

(Kosova Sot)