Korbi shëtitës, Shpend Ahmeti!

Korbi shëtitës, Shpend Ahmeti!
  • 17 December 2018 - 08:12

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Heroi ynë kombëtar, Gjergj KastriotiSkënderbeu, burrave që i ndërronin fiset për interesa të tyre personale, si hajni i sojit të Shpend Ahmetit, në atë kohë u thoshte:"Mos u bëni kurva që uleni në prehrin e çdo mashkulli...", Homeri shqiptar, Gjergj Fishta, Evropën e quajti:"Kurva e motit...", Mitrush Kuteli, Faik Konica dhe disa të tjerë këtë soj i quanin; langonj, zuzarë, zagarë dhe...

Prandaj, as unë dhe as ju nuk mund të bëheni më të zotë dhe më të ndershëm se këta burra që i përmenda, por dua të them se mos mendoni se i kam humbur elementet e kulturës shqiptare, por ky shkrim përkon me realitetin e kurvës së motit, Shpend Ahmetit dhe disa zuzarëve dhe zagarëve aktualë që janë duke marrë pjesë në pazaret e pista me nipat e Drazh Mihajlit për të shitur tokat tona që na ka lënë zoti i madh hise. Shpendi t'i lë krushqit në rrugë Shpend Ali Ahmeti është një korb shëtitës, që për para dhe interesa të veta karrieriste, ky i pafytyrë të shet gjithçka. Ky matrapaz, hajn,dilenxhi, përpos familjarisht që ishin në partinë terroriste të qenit plak Titos, krimineli shumë më i rrezikshëm se kasapët Dragutin Mihajloviq, Aleksandër Rankoviq dhe Slobodan Milosheviq dhe jo rastësisht qenin plak Tito FBI-ja e ka radhitur kriminelin e shtatë botërorë sipas ranglistës. Pra, dua të them për gjeneratat e reja që nuk kanë jetuar në kohën e këtij qeni plak Titos dhe që kanë pasur zyrtarisht librezat zyrtare LKJ, kanë qenë spiunë, tradhtarë, langonj të Serbosllavisë, që përpos që kanë spiunuar për kombin e vet dhe kanë etiketuar, duke dënuar shqiptarët për bindje politike dhe këta shqipfolësish titistë kanë bërë dyzen ahengu me def e violinë.

Në këtë kosh kanë qenë të privilegjuar dhe në këtë bandë ishte edhe Ali Ahmeti, që kujt i kujtohet kam publikuar edhe foto bashkë me qenin plak Tito. Shpend zeza, pjella e tij, ka ngrënë çorbën e kuzhinave të Biligradit dhe nuk e tradhtoi udhën e babës. Ky hajn është tradhtar i lindur, që kam thënë shpeshherë në këtë gazetë më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, "KOSOVA SOT",se ky t´i le krushqit në rrugë dhe të fut sakicë e hanxhar prapa kurrizit me një tip si Ilir Deda, që e formojnë një bandë proserbe dhe e quajnë FER, që ishte jetë shkurtër. Hajni Shpend Ahmeti, me direktiva të klanit faqezi "PRONTO" dhe të bandës serbiane DEVOLLI, paguan dhe futen në "Vetëvendosje" për ta përçarë ne 25 copë.

Dhe, shi për ketë, tre-katër mangupë, bile e zënë vetin si atdhetarë, por hajna,uzurpues dhe sahanlëpirës, e morën si të madh kur shkrova i pari se këta do të copëtohen. Dy të tjerë, stërnipi i ILIA VAKIQIT, që në lokalet e fabrikës së tekstilit kishte thënë të mos hiqet fotografia dhe trobojnica e Aleksandër Rankoviqit, kundërshtonte se Shpendi nuk do të ndahet. Kurse bastorexhia deshi të më ngacmoj pak më keq dhe kur ia ktheva patkonjtë prapë heshti, akoma jam duke e pritur për t´i treguar se sa lugë ka brenda? Do të ikin me damkën e tradhtisë Shpend tradhtari, hata dhe batërdi bënte në Prishtinë, duke dhënë leje me para në dorë, duke shitur toka në zemër të Prishtinës dhe atë bandës me vrastare denbabaden serbo-çetnike DEVOLLI, e ndërsyer për t´i vrarë shqiptarët me ushqime kancerogjene, ushqime qensh e derrash dhe i shisnin për miell dhe duke dëmtuar buxhetin e shtetit,por duke u përkrahur fuqishëm nga kriminelët, nga vagabondët, rrugaçët dhe kopilët, që e kishin formuar një klan që quhej "PRONTO", pesëdhjetë herë më i rrezikshëm se klani i Zemunpoles i Legias. Bandë me banditë të mbushur, rrjet kriminal i nëntokës kriminale, sepse u lidhen me këlyshin e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtorin e Jovica Stanishiqit, BATON HAXHIUN dhe jo vetëm kaq po u lidhen edhe bandën serbiane DEVOLLI dhe me kumbarën e Sreten Lukiqit, "SNAGA SRBIJE", harambashin,Ramiz Kelmendin, duke futur nga Serbia mish të mykur e të kalbur. Vagabondi Shpend Ahmeti, ky karafil, ky dylber i Serbisë, moti ishte futur ilegalisht në Serbi e Mal të Zi, por fatmirësisht kapet me pelë për dore, në ujërat e thella të Malit të Zi dhe pikërisht aty ku shkruaja në jahtin disa milionësh të bandës serbiane Devolli dhe kurrë nuk u mor vesh, përse ndodhej atje, si kaloi kufirin, kush e përcolli deri atje? Pra, nuk u zbardh se si kaloi dhe kush ishin përcjellës të tij dhe e kishte lënë popullatën e Prishtinës në fukarallëk... Ky bandit fluturonte edhe me avion privat dhe bënte lloj-lloj dallaveresh të tjera pa e trazuar kush. Duke e parë veten të lindur hajn dhe dredharak në VETËVENDOSJE luante si macja me miun, sepse ishin aty axhaminj dhe u bë sexklub marshonte në tradhti, vriste natën dhe qante ditën. Ky BESËPRERË,Shpend Ahmeti, ia la shëndenë "Vetëvendosjes" dhe formoi një parti të re që ishin langonj të dalë nga fryma titiste. Ju shpjegova më herët se titisti është spiunë dhe tradhtarë që as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtojë kurrizin, duke parë se do të humbin me faqe të zezë dhe do të bëhen horë, u kthyen ata ku e kanë origjinën e tradhtisë dhe hajnisë.

Dje, doli ashiqare se këta langonj shpirtshitur Shpend Ahmeti, që me të drejtë po quhet Shpend Jahti, u ul tamam si thoshte Gjergj Kastrioti:"Kurvat ulen në prehër të çdo burri", hyri se e blenë dhe i premtuan. Hyri për t´ia shtuar ymrin Qeverisë kuislinge dhe për të shpëtuar Hashimin e Brojës. Por, kot e ka, sepse fati i tyre është i shkruar ndryshe: Të gjithë bashkë do të ikin me damkën e tradhtisë. Për këtë kope tradhtarësh dihej me kohë, por me veti e morën edhe mangupin e Malishevës. Ju shushunja, ju zuzarë, do të përfundoni shumë turpshëm, populli nuk do t´iu harrojë se keni vrapuar pas hajnisë si zagarët pas kockave. Ju jeni pasuruar duke vjedhur djersën e popullit dhe jeni bërë super- milionerë që deri dje nuk keni pasur as brekë e as çorapë për veshur. Ju, langonj, përpos që keni siguruar pasuri për njëzet e ca breza, keni siguruar pasuri edhe për rrospitë tuaja. Mos e gëzofshi për jetë të jetëve! ZOTIN DORËZAN!

(Kosova Sot)