Programi fashist serb planifikonte të ulte numrin e shqiptarëve nën 50 për qind

Programi fashist serb planifikonte të ulte numrin e shqiptarëve nën 50 për qind
  • 18 December 2018 - 08:11

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Programi parashihte se do t`u merren pronat shqiptarëve përmes gjyqeve, duke i vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor, lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t`u merren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike Hartuesit e Programit, për t`ia trasuar vetit rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë kishin ardhur 465,000 emigrantë. Shtrohet tash pyetja, nga erdhi kjo masë popullore, nga Marsi, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim i kohës, për këtë "aventurë invazive shqiptare" nuk e shënoi kurrë!

Po e them në bazë të dokumenteve arkivore të SPB-së (hulumtuar më 1978) se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale, më 1941 ishin sjellë nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e kishin në plan as ta vrasin, e as ta deportojnë dhe t`ua grabisin tokën deri në derë të kasolles, siç veproi Serbia (Jugosllavia 1918-1941), e as të djegë me shtëpi anëtarët e familjes në zjarr, si kishte vepruar pushtetit serbian përmes Punisha Raçiqiqit, Tomë Popoviqit, Miliq Krstës, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komesari Mihajlo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918- 1941, duke përdorur çdo metodë barbare. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIMas, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465,000 persona në Kosovë. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350,000 serbianë". Madje, pushteti komunist, më 8 shkurt 1945, në Kosovë vendos diktaturë ushtarake, i sjell tri divizione serbe, një brigade maqedonase, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945.

Nuk e cekin fare programuesit gebellsianë (Milosh-Daçiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan) se vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarake, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e Drenicë, se më 1 prill 1945, Politbyroja e KQ PKJ-së lanson kushtrimin: "Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë". Nuk e theksojnë programuesit se më 1938 Jugosllavia kishte sjellë ligje, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë. Ku mund të gjendet kësi fashizmi në botë? Vetëm terrori serb ndaj shqiptarëve mund ta mbante Kosovën nën okupim Për këtë dëshmitar janë dokumentet zyrtare serbe 1945-1966; 1989-1999. Sipas Programit Milosheviq-Sheshel- ArkanDaçiq, Vuçiq, edhe pas vitit 1945, ishin djegur 65,000 shtëpi sllave në Kosovë.

E ku kanë ngjarë ato "djegie" asnjë burim për to nuk mund të gjendet, madje as nga Diktatura ushtarake gebelsiane e 8 shkurtit 1945. Dhe, ai dëm qenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thotë se vetëm terrori serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe, sipas programuesve, shqiptarët i paskan grabitur 55,000 hektarë tokë të serbëve. Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje, në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret"!!! Para syve të kujt ngjajnë këto "mizori" fiktive serbiane. Shtrohet tash pyetja, ku kanë ngjarë këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kënd. Sipas Programit në Kosovë jetuakan 1, 665, 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose 1.380,000 banorë, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsisë më 1991 e ku në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191, 216 serbë. Duke i pasur këto shifra, prapë përpiluesit shtrojnë pyetjen, si: "Po krijohet Shqipëria e madhe"? Po krijohej në atmosferën e luftës së qengjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: "SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE"? Kjo u vërtetua më 1998/99, se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar si Toplica (Mos lexoni asgjë tjetër, por vetëm dokumente serbe, e ato flasin vetë), dhe përgjigjen se : "shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994) sikurse sllovenët, kroatët, boshnjakët"? Shkaqet, programuesit e serbizimit Kosovës i gjejnë: "Nuk guxojnë, sepse Serbia do t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garanci nga Fuqitë e Mëdha; Shqiptarët jetojnë mirë në Kosovë, edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi. Edhe kjo varfëri e skajshme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej. Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjes së shqiptarëve? Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: "ta fillojmë luftën ekonomike; Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbë dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shenjtë serbe(1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar.

Asgjësimi i librave të vjetër Për ta krijuar realitetin e ri, për t`i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numërojnë detyrat e tyre: 1. Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë, duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKBsë. 2. Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet` I DREJTOJMË ose për në Shqipërinë Bregdetare ose në Maqedoni. Kjo do të thotë, se është detyrë e pashmangshme t` i shpërngulim 465,000 shqiptarë. Në pronat e tyre do t` i sjellim serbët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serbë nga Kroacia, duhet t` i sjellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është djegur. Nuk e thonë me fajin e kujt. Jo vetëm këta fatzi (që vetë i kishin kthyer në fatzi, me sloganin e tyre "të gjithë serbët në një shtet".Pra, në kushtet e reja, duhet në shtëpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500, 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetformues serbian. Me pavlerësimin e kontratave mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%. Në vijim duhet ta matim tokën në përgjithësi. Duhet të krijojmë libra të rinj kadastralë dhe duke i asgjësuar librat e vjetra, duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur tokën me një fushatë politike shtetërore, krejt me qëllim që Kosova të serbizohet. Punësimi i serbëve të ardhur nga Kroacia Programi parasheh se do t` u merren pronat shqiptarëve përmes gjyqeve, duke i vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u merren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritët ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drejtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvogëlojmë edhe më tej numrin e shqiptarëve, duke e sjellë në 44%. "Çka të bëjmë edhe më konkretisht", është titulli i programit në vijim. Duke u bashkuar në një front, si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar sipërmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave. Për këtë qëllim do të ndërtohen 3,000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thotë, programojnë nxënësit e ideologjisë së Gebellsit, se do t` i punësojmë 250, 000 persona sllavë që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata oficerë që kanë shërbyer në Slloveni dhe në Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vendi më i militarizuar, ku shqiptarët as zogjtë e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, derisa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe derisa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serb, vijojnë programuesit, do t` i ndërtojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` i ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5,000 banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipërmarrje të vogla, ferma, dhe punëtori ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitoren, ujësjellësin, kanalizimin, telefonin, rrugën, shkollën, shtëpi kulture, ambulancën dhe kishën. Në këtë hap parashohim t`i sjellim në punë 125,000 persona, të cilët do t'i ushqejnë 500,000 banorë aktivë.

Si të financohet ky projekt, pyesin autorët neofashistë më 1994 Kriza financiare në Serbi nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por, ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t`i investojë nga 1,000 dollarë, duke i ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themelohet një bankë e përzier, që do t` i financojë punët e ekspertëve agrarë dhe ideorë. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnjë lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë) pastaj Maqedoninë bullgare-shqiptare". Për realizmin e Programit, Kuvendi i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:Ligji për lirim nga tatimi për 3 vjet për çdo sipërmarrje dhe punëtori të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; Ligji për qytetarë të jashtëm, ku do të dihet kush është qytetar i Serbisë; Ligji për stimulimin e natalitetit". (Ideator të Programit: Slobodan Milosheviq, kryetar, Ivica Daçiq sekretar gjeneral i SPS-së (Socialistiçka Partia Serbie); Vojislav Sheshel, kryetar, Tomislav Nikoliq- nënkrytar, Dr. Nikola Poplashen- nënkryetar, Maja Gojkoviqnënkrytare, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksandar Vuçiq -sekretar gjeneral i Partisë Radikale Serb (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Razhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ). Programi e kishte një aneks, që në vete ngërthente këto udhëzime: 1. Për të rrahur shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma, nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2 . Për t'i privuar shqiptarët nga liria dhe në burgje duhet ta ndjejnë peshën e pushtetit serbian; 3. Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregtarët serbë, duhet rënduar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptarë që kanë shumë pasuri e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5. Intelektualët kulminantë shqiptarë duhet të merren në pyetje dhe duhet të kërcënohen; 6. Duhet ta përhapim propagandën se shqiptarët e rëndomtë janë të kënaqur duke i reklamuar nëpër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiskohen; 7. Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendrat tona të emigracionit, me qëllim që të realizohet qëllimi final i serbizimit Kosovës". Pse çarqet kriminale serbe e krijuan këtë program? Serbët gjatë shekullit XIX e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot i irriton serbët ( e deri më 1992 e lavdëronin deri në kupë të qiellit-Hb), sepse në krijimin e këtij koncepti që më së shumti punoi për të Mbreti Aleksandar, serbianët njëherësh "krijuan" edhe dy fise të tjera në favor të njëjtit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fund të shekullit do t`ua kthejnë armën seriozisht, edhe pse nuk e kishin për herë të parë. Së dyti, serbomëdhenjtë e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuar të gjithë në serbianë.

E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe praktike e Jugo-Versajës dhe Jugo-Avnojit, shkoi në plehun e historisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në "jogurt revolucion". Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat i këtij Programi neofashist. Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-Serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755, 000 dosje hetuesie për shqiptarë; I deportoi mbi 1 ,000, 000 shqiptarë nga trojet e veta, i vrau mbi 13, 000 shqiptarë civilë; i rrënoi 140, 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përcjellëse; i krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; i dhunoi 20, 000 femra; shkatërroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli XIV ose u grabitën ose u dogjën për mos me u ditur realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV. Në fund të shekullit ( pikërisht më 27. V. 1999 pushteti dhe kisha serbiane provuan që në Beograd të krijojnë një unitarizëm religjioz, për ta kthyer krimin në diçka religjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishat krishtere, pa mëkate". Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë vrastare serbiane në Kumanovë më 9. VI. 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 26 njësi, të përbëra prej kriminelëve në zë,si: Arkani, Dragani e tetë rusë, katër drejtues çetash kriminale ukrainas, dy bjellorusë, dy rumunë, 2 zviceranë, 11 italianë, 6 austriakë, e madje edhe 1 hebre), të gjithë derisa u larguan jashtë kufijve të Kosovës, do t` i marrin me vete gati të gjithë serbianët peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri i tyre nuk ishte i vogël. Ama të gjithë serbët e MARRË PENG SI ROJE TRUPORE të çetave terroriste serbe, sipas një shënimi që ka mbetur në Arkiv nga kriminelët: Zoran Angjelkoviq dhe Velko Odaloviq, atyre serbianëve që ishin në traktorë dhe vetura të grabitura, kurse mercenarët ishin në makina dhe autobus të grabitur, do t'u thuhet: tash kthehuni prej kah keni ardhur. Ata që nuk i binden urdhrit, një pjesë e jo e vogël do të ekzekutohet prej tyre, një pjesë e popullit të manipuluar do të shkojë për Serbi, për t` i lajmëruar pushteti serbian më tutje si popull që "janë detyruar të arratisën nga shqiptarët". Shtrohet pyetja ku gjendet Arkivi i 3500 anëtarëve të shërbimit informative dhe kontrainformative serbian që vepronin në Kosovë më 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara.

E persona të tillë ka sot nëpër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden madje edhe nëpër Prishtinë. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetojë), ta mbarojë dhe ta gjykojë Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të merret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura që dy shekuj, pa ndërprerje.

(Kosova Sot)