SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë qasjen ndaj Assadit

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë qasjen ndaj Assadit
  • 11 January 2019 - 08:18

Shkruan: James Dobbins

Kurdët mund ta bëjnë këtë luftë vetëm nëse nuk sulmohen nga turqit

Strategjia e Uashingtonit, si nën Obamën, po ashtu edhe nën Trumpin, ka qenë 'imponimi i kostove' ndaj Qeverisë në Damask, me anë të izolimit diplomatik dhe sanksioneve ekonomike. Kjo qasje ndëshkuese është moralisht e kënaqshme dhe politikisht e përshtatshme, por në praktikë, vetëm ndihmon në zgjatjen e konfliktit dhe vazhdimit të vartësisë së Assadit nga Irani A dministrata Trump ka filluar ta ngadalësojë tërheqjen e paralajmëruar nga Siria, nga ana e presidentit. Më 19 dhjetor, Trump deklaroi se ISIS është mposhtur, por zyrtarët e tij tani janë të vetëdijshëm se kjo mposhtje nuk është e plotë.

Trump në fillim urdhëroi një tërheqje brenda 30 ditësh, më pas zyrtarët e administratës thanë se mund të duhen muaj. Së fundmi, thanë se ende nuk ka orar të caktuar. Në fillim largimi ishte i pakusht, tani ai është i kushtëzuar në mënyrë eksplicite në marrjen e sigurimeve nga Turqia, në lidhje me trajtimin e tyre të kurdëve të Sirisë - një kërkesë që ndikoi te presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ta injoronte këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, John Bolton, gjatë vizitës së këtij të fundit në Ankara. Shkaku për shqetësim Përkundër tensioneve me Ankaranë, këto zhvillime janë duke shkuar në drejtim të duhur, duke pranuar se një kampanjë anti IS nuk ka mbaruar ende dhe se SHBA-ja ka obligime mbetëse ndaj partnerëve të saj në atë luftë, kurdëve të Sirisë. Ndryshimi i strategjisë po ashtu është dëshmi e një rrëmuje brenda administratës, derisa zyrtarët në të gjitha nivelet përpiqen që ta realizojnë atë që duket të jenë instruksione jo të përgatitura mirë dhe politika jorealiste. Konfuzioni rreth politikës siriane është më i vjetër sesa deklarata e presidentit për tërheqje. Trump ka deklaruar se, më parë ia ka caktuar Pentagonit një afat të qartë për tërheqje dhe ka refuzuar ta zgjatë atë.

Megjithatë, në javët që çuan në deklaratën e tij të dhjetorit, Bolton dhe ish-emisari i tij kryesor në Siri, James Jeffrey, publikisht ka deklaruar se forcat amerikane mund të mbesin në Siri, për aq kohë sa të mbesin forcat iraniane dhe aleatëve të tyre, gjë që d.m.th. me afat të pacaktuar. Pra, ose presidenti nuk ka dhënë urdhra të qartë, ose këshilltarët e tij kryesorë nuk i kanë marrë udhëzimet e tij seriozisht. Në secilin rast do të kishte shkak për shqetësim. Aleatët amerikanë të Gjirit Në telefonatën e tyre të 14 dhjetorit, e cila i parapriu deklaratës për tërheqje, Trump dhe Erdogan u pajtuan se Turqia do ta merrte përsipër vazhdimin e luftës kundër elementeve të mbetura të ISIS-it në Siri. Mjafton një shikim në hartë, për të parë sa e pamundur është një e tillë. ISIS ka ngelur në xhepat e izoluar të rezistencës në kufirin me Irakun, e jo me Turqinë dhe se, me mijëra luftëtarë kurdë okupojnë territorin në mes.

Gjeografia e bën të qartë se, çdo kampanjë e ardhshme kundër ISIS-it në luginën e lumit Eufrat me gjasë do të bëhet nga kurdët, apo regjimi i Damaskut dhe aleatët e tij iranianë dhe rusë. Kurdët mund ta bëjnë këtë luftë vetëm nëse nuk sulmohen nga turqit dhe nëse vazhdojnë që të përfitojnë nga pajisjet amerikane dhe nga ndihma ajrore e tyre, gjë që me gjasë kërkon të paktën disa observues amerikanë në terren. Nëse kjo zonë merret nga qeveria e Sirisë, kjo do të ishte më keq, por prapëseprapë më mirë sesa të lihet ISIS i pashqetësuar. Qëndrimi i Uashingtonit ndaj regjimit në Damask po ashtu kërkon rishikim. Presidenti sirian Bashar al-Assad është një kriminel i luftës, por SHBA-ja edhe më parë ka biseduar me liderë të asaj kategorie, sikur p.sh. me liderin e Serbisë, Slobodan Milosevic dhe me atë të Libisë, Muammar Gaddafi. Irani kurrë nuk do të tërhiqet nga Siria tërësisht. Por, prania e tij do të zvogëlohet derisa të vijë duke u shuar lufta civile. Përfundimi i kësaj lufte dhe ofrimi i perspektivës për ndihmë ndërkombëtare në rindërtim, mund të ofrojë metodat më të mira për zvogëlimin e ndikimit iranian.

Aleatët amerikanë të Gjirit kanë filluar që të bëjnë paqe me Assadin, në mënyrë që sa më mirë të garojnë me ndikimin iranian atje. Edhe qeveritë evropiane janë duke u bërë më të buta në këtë drejtim dhe, pas ndryshimeve të fundit në politikën e SHBA-së, që të mos shkojnë gjithsesi hapave të Amerikës. Strategjia e Uashingtonit, si nën Obamën, po ashtu edhe nën Trumpin, ka qenë 'imponimi i kostove' ndaj qeverisë në Damask, me anë të izolimit diplomatik dhe sanksioneve ekonomike. Kjo qasje ndëshkuese është moralisht e kënaqshme dhe politikisht e përshtatshme, por në praktikë, vetëm ndihmon në zgjatjen e konfliktit dhe vazhdimit të vartësisë së Assadit nga Irani. 

(Kosova Sot)