Qërim hesapesh në stilin ibrahimkelmendo-mutik

Qërim hesapesh në stilin ibrahimkelmendo-mutik
  • 14 January 2019 - 11:21

Shkruan: Lirim Gashi

Askush s' të detyron që t'a kesh idol shpirtëror Ibrahim Rugovën o Driton Smakaj .  

Mjafton që t'i shërbesh të së vërtetës në të gjitha variacionet duke i përfillur të gjitha faktet dhe duke i shpërfillur të gjitha emocionet. 

Mirëpo ti jo vetëm që nuk i shërben të së vërtetës, por e masakron të mjerën deri në nirvana, vetëm pse t'a kanë rrahur shpinën Hashemitat komitat duke të lavdëruar : Je i mençur si Hasan Dana. 

Ti vjen nga Drenica ku mijëra qytetar mburren me faktin që idol trupor, mendor, shpirtëror dhe xhepor e kanë Ramiz Lladrovcin Ajnshtajnin e Koqovës që forcën e shndërron brenda një të qindës së sekondes në fuqi.

Ti vjen nga një provincë ku mijëra qytetarë të tjerë mburrën me faktin që udhërëfyes të mendjes, shpirtit dhe xhepit deri dje e kishin Sami Lushtakun, njeriun që e masakroi imazhin e luftës së shenjtë për liri nga zelli i skajshëm për t'a masakruar buxhetin publik dhe për t'u vetëshpërblyer me djersën e huaj deri në pafundësi, me arsyetimin se u sakrifikua si askush tjetër para dhe pas tij, gjatë luftës për pavarësi.

Dhe ti në vend se të merresh me provincën tënde që është burimi i ,,mjaltës" për parazitët dhe kriminelët e gjallë, baglon mbi Rugovën e vdekur me afshin e nekrofilit të çmendur.

Ty të motivuan shokët e idealit për të bagluar mbi Rugovën e vdekur në shërbim të Hashim komitit baglës së gjallë, prandaj të ngeli sharra në gozhdë dhe sopata në zall, sepse të vërboi skajshmërisht dëshira për t'a poshtëruar tërë Drenicën për një mahallë.

E përjeton Burojen si mes të botës kjo mahallë ngaqë është e bindur se njerëzimi i civilizuar sillet rreth saj si toka rreth boshtit vërdallë dhe çuditërisht pikërisht ky mes i botës e ka idoli shpirtëror Hashimin, njeriun që me muzikën e Vuçiqit e loz vallën e Shotes.

Fakti që Hashim krimineli bën selfi me familjen Rugovës për t'u stolisur me meritat që si ka dhe për t'a shpëtuar prapanicën e ka bërë çuditërisht kurreshtar edhe Dik Martin edhe Zvicrën. 

E Drenicën?