“Gjykata Speciale” megjithatë është gjykatë [e (vet)imponuar] politike!

“Gjykata Speciale” megjithatë është gjykatë [e (vet)imponuar] politike!
  • 14 January 2019 - 16:03

Shkruan:Ibrahim Kelmendi

Zonja MilihateTermkolli, e afirmuar për angazhimet e saj kontroverse, qenka prononcuar për “gjykatën speciale”, duke plasuar ca paushalizime kuturu. Citoj:

 “Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e çlirim.Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon U?K-në.Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë U?K-në. (...) Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale!”

 Nuk dua të besoj që ZonjësTermkolli i mungon informacioni, se shumë, tepër shumë, jashtë Kosove, por edhe brenda, të huaj por edhe shqiptarë, e kanë gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e çlirim, e kanë gjykuar e po gjykojnë UÇK-në. Po të mos ishte kështu, Serbia nuk do të kishte aq shumë miq përkrahës edhe në Këshillin e Europës, ky shumica e shteteve anëtare votuan imponimin e një gjykatë politike kundër luftës çlirimtare dhe kundër UÇK-së.

Për ata që nuk ishin të interesuar t’i përcjellin zhvillimet përkatëse, Serbia, e përkrahur nga miqtëe saj, shtete anëtare në Këshillin e Europës, imponuan ngritjen e një komisioni hetues, të kryesuar nga zvicerani DikMarty, që të bënin hetim për krimet e UÇK-së. Qëllimi kryesor ishte komprometimi i Aleancës NATO dhe hakmarrja kundër saj, si gjoja aleate e UÇK-së. Ndoshta vetëm me një votë më shumë e miratuan atë raport (dhjetor 2014) dhe formimin e një gjykate për t’i shqyrtuar ato akuza (mars 2015).

Mëpastaj duhej të vendosej, në kuadër të kujt duhej të funksiononte gjykata. Miqtë e Serbisë donin që ajo të ishte në kuadër të Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së, me synim që ta shpërdoronin sa më shumë e sa më vulgarisht për qëllime politike. Ndërsa BE-ja dhe SHBA-të nuk donin që ajo gjykatë të funksiononte nën patronatin e KS. Prandaj u përcaktuan për modalitetin, që tani është bërë funksional – gjykatë në kuadër të sistemi të drejtësisë të Shtetit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës që vënë para vetëm dy zgjidhjeve: ta miratonte, që të ishte gjykatë e Kosovës, apo ta kundërshtonte, dhe atë ta formonte KS i OKB-së. Dhe mirë u bë që Kuvendi e miratoi të ishte gjykatë e Kosovës, sepse ishte zgjidhja më pasoja më të vogla, se sa të ishte nën patronatin e KS të OKB-së. 
Këto komplote të Serbisë dhe miqve të saj ish-pacifistët, të thekur në rugovistë, simulojnë sikur nuk i kishin kuptuan, prandaj iu gëzuan formimit të kësaj gjykate, që të hakmerreshin kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Dhe kjo ndodh edhe kur ata, si kësaj radhe Zonja Termkolli, kamuflohen pas sloganit taktik: “Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon U?K-në.”
Zvarritja e funksionimit të gjykatës dhe shqyrtimit të shpejt i akuzave që ka ngritur komisioni i DikMarty, ishte pjesë e komploteve të Serbisë dhe miqve të saj. Ajo kishte dhe ka interesim që ato akuza monstuoze ta rëndojnë sa më gjatë Kosovën. Kurs shtetet anëtare të Aleancës NATO janë të interesuar të shqyrtohen sa më shpejt, sepse e dinë se ato akuza bazoheshin në shpifje të fabrikuara kryesisht nga institucionet e Serbisë dhe mercenarët e tyre shqipfolës (si Argita Berisha, Lulëzim Basha, pjesëtarët të strukturave të LDK-së, pjesëtarë të SHIK-ut hashimit, e të tjerë.).

Meqë kjo gjykatë politike na është imponuar, do të ishte mirë tani të mos spekulojmë kaq shumë, duke u pozicionuar pro e kundër, të gëzuar e të hidhëruar. Është në interes të Kosovës dhe të vet të akuzuarve, këto akuza të hetohen e të gjykohen sa më shpejt, që të mos i vuajmë edhe më gjatë akuzat monstruoze që i përmban raporti i DikMartyt.
nasradini duhet të ketë thënë: deri sa po dal i drejtë, po më thyhet kurrizi. Fatkeqësisht këtë kanë për ta vuajt të akuzuarit.

Ndoshta është rendi dhe vendi t’i dëshpëroj ata që po i gëzohen burgosjes së mundshme të Hashim Thaçit dhe XhavitHalitit (njëra nga të cilët jam edhe unë). Burgosja e tyre nuk do të ndodh, sepse institucionet e Serbisë do të paraqesin “alibi” ligjore për këta dhe sepse këta kuisling i duhet për të përmbaruar komplotet e radhës...

(Kosova Sot)