Do të plasë bomba në bandën e delegacionit në Bruksel

Do të plasë bomba në bandën e delegacionit në Bruksel
  • 15 January 2019 - 08:56

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Sipas burimeve të mia shumë të sigurta, në bandën e Brukselit, që dikush po e quan ekip negociator; bomba e kurdisur me sahat se shpejti do të pëlcasë. Ne dhe gazeta me e lexuar në Ballkan në gjuhen shqipe "KOSOVA SOT", ishim të parët kur shkruanim se do të përçahet seksklubi i "Vetëvendosjes", por mjerisht kishte një grup i vogël mangupësh e dallkaukësh që nuk e besonin. Bile nuk e besoi as stërnipi i Ilia Vakiqit, një hajn dhe uzurpues, një bastoregji dhe një patriot i rrjeteve sociale, deri kur u bë në 25 copë. Dhe, mbrëmë, kam marrë informata se ka plasur sherri në këtë bandë mangupësh që po e dëmtojnë paranë e taksapaguesve të Kosovës, duke u sorollatur dhe duke bëre dyzen ahengu nëpër hotelet me luksoze të Belgjikës. Hilja e Hashim Thaçit Mirëpo, burimi im shumë i sigurt thotë se tani për tani punët kanë filluar të keqësohen dhe, sipas tij, gjithmonë së shpejt do të krisë bomba dhe do të bëhemi horë. Dikush prej tyre mundohet të luajë rolin e Anton Çettës, duke thënë si u shpreh ai:" Do t´ia kënaqim barkun Vetëvendosjes...". Sido që të jetë, burimi im thotë se këtu është futur në sherr hilja e Hashim Thaçit,bile njeri prej tyre e ka kuptuar hilen se janë në rrugën e tradhtisë dhe i ikën takimeve me despotin Hashim Thaçi dhe kur është aty as nuk e shikon ne sy. "Ne kishim ditur shumë më pak se ju gazetarët, ne nuk kishim ditur thuajse asgjë, o Reshat, shprehet miku. Dhe, tani, ne thuajse e kemi kuptuar këtë mashtrim, dredhi, dhe tradhti të pastër. Më shkurt nuk po i këndohet mirë Kosovës me sa e pashë unë ,e thotë burimi dhe shton se vetëm në qoftë se i kap dikush për fyti nga të fortët që t´ia fusë frikën se përndryshe këtu nuk ka çare pa plasur bomba. Ka prej tyre që vetëm të përfitojë nga këto para dhe vetëm zgërdhihet dhe doemos mundohet ta përtypë tradhtinë. Më shkurt, ne nuk kemi asgjë në dorë dhe pikë. Këtu fjalën e ka Hashimi i BROJËS SI PO I THUA TI dhe nuk jemi asgjë këtu". Flaka do të shihet shpejt Tani unë nuk po i besoj as kopilit të Titos, hajnit të Diasporës dhe argatit te Rrahmanzinjve, ISA MUSTAFES, që qenit plak Titos, Slobodan Milosheviqit dhe Rrahman zezës i ka ndenjur "Sus", që personalisht e kam thënë dhe e them publikisht unë, a i besoj serbëve aq i besoj LDK-së, nuk po i besoj as mangupit të Malishevës, Fatmirit, që pispilloset me xhel dhe me kollare që para luftës mbante kërpesh gomari kur thotë, se ne do të vazhdojmë edhe pa opozitën. Pra, kjo bandë turistësh që janë futur në këto pazare tradhtish nuk do të ndjekin rrugën deri në fund, por, kinse tani e kanë kuptuar hilen e Hashimit të Brojës, Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës dhe të këlyshit të UDB-së serbe, dhe langoi i Jovica Stanishqit, Baton Haxhiut. Për të mos e zgjatur më shumë kësaj radhe, si atëherë moti kur unë dhe gazeta me tirazhin e pakonkurrencë që quhet "KOSOVA SOT", ju treguam se do të plasë bomba në "Vetëvendosje", tani ju themi se është kurdisur bomba me sahat që të plasë në këtë bandë që bëjnë kokrrën e sefasë me para të popullit, në Bruksel. Fitili është ndezur dhe tymi është nisur drejt bombës, vetëm kur të pritni krismat dhe flakët. Flaka do të shihet dhe do të dëgjoni krismat, por, ama tymin e zi katran nuk mund të fshihet sa të jetë toka e qielli, sepse këta do të ikin me damkën e tradhtisë. Dhe, nga kjo frikë dikush mundohet të dalë nga koshi e plehrave. Zor e ka, se është hajn i peshave të rënda dhe ky PIT BULL, langonjtë e tjerë dhe kryekuislingët nuk do kenë mundësi t´i ikin mallkimit të popullit dhe të Zotit. Zotin dorëzan sa të jetë toka e qielli, që e ndoqët despotin tiranin dhe kopenë e tradhtarëve. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)