Ishte i vetmi - Nazim Bllaca(?!)

Ishte i vetmi - Nazim Bllaca(?!)
  • 11 February 2019 - 14:12

Shkruan Ibrahim Kelmendi

Para tre ditëve (më 08.02.2019) Televizioni publik i Republikës së Kosovës - RTK, emision UDHËVE, emetoi dokumentarin: “TAKOZVANI ‘VEZA’ ‘AGJENTI I SERBISË NË KOSOVË’", që ka për personazh kriminelin e spiunin Nazim Bllaca.

Duhet falënderuar ekipin e UDHËVE që ka përgatit këtij dokumentar dhe RTK-në për emetim, sepse na ofruan informacion për praktikat diversioniste, spiunazhi e vrastare të shërbimeve serbe. Le të shpresojmë që ekipi do të përgatit vazhdimin e dytë, për personazhin e ngjashëm, FahredinGashin (me nofkën “faruku”) dhe për eprorin e tyre, kUmandantin Azem Syla.

Për FahredinGashin (“Farukun”), - nga Shtimja, i dënuar në rastin “bllaca”, - po ofroj dy pista hulumtimi:

(1)

“Intervistat” e FahrudinGashit /“Farukut” (dëshmi për Gjykatë të Hagës), që sqaron vet se në çfarë marrëdhëniesh të mira ishte me policinë serbe (që tashmë e paskan largua nga youtube):

https://www.youtube.com/watch?annotation_id=annotation_144217&feature=iv&src_vid=zeSHZOSTNMg&v=rxck3exAmnI

Biseda mes Nazim Bllacës dhe kolegëve të tij (ende në youtube):

https://www.youtube.com/watch?v=EgqjoCYKDbM

(2)

Për “farukun” ka të dhëna kontradiktore, nga ajo se ishte mik me komandirin e policisë në Shtime, DraganGjorgjeviq, rrjedhimisht spiun i tyre, deri të vlerësimi nga AzemSyla për “njeri besnik” [më 6 qershor 1998, kur i është bashkangjitur grupit prej 64 pjesëtarëve të UÇK-së, për tu futur ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë].

Gjatë Lufte duhet të jetë arrestuar nga UÇK-ja dhe është mbajt në “burgun” e Llapushnikut, i dyshuar si informator i forcave pushtuese serbe, por që duhet ta kenë liruar me urdhër të kUmandantAzemSylës. Tashmë “faruku” mban edhe statusin e veteranit të ZOP (Pashtrikut).

Ja dëshmia konkrete e MetushZenunit (Dura):

„Me 06.06.1998, me koordinim të ‘komandant dajës’ (AzemSylës), jemi nis në rrugëtim për tu fut në Kosovë 64 veta. Ishim tre bashkëveprimtarë të LPK-së. Unë, SadikHalitjaha dhe ReshatSalihaj.

‘Daja’ duhet ta kishte angazhuar Milaim Zekën, i cili incizoi me kamerë nisjen e grupit tonë...

‘Daja’ na e besoj neve të LPK-së si shok të sigurt FahredinGashi, (‘Farukun’), si kuadër të sigurt, që duhej të përkujdesemi mos ti ndodh gjë.

Në natën e 7/8 qershorit jemi ballafaquar me forcat serbe, mbi Demjan, Malet e Pshtrikut. Nga ana jonë ka ra dëshmor Haxhi Hoti dhe janë plagos disa të tjerë. Nga pala serbe, siç jemi informuar nga EURONEWS, janë vra 5 ushtarë.

Në atë ballafaqim pat munguar ‘Faruku’, rreth katër orë. Pastaj na rrëfeu se i kishte rënë të fikët...

Kemi vazhduar rrugëtim në Kosovë.

‘Faruku’ është shkëputur nga grupi në Cerralevë, buzë Shtimës. Më nuk e kam takuar gjatë Lufte.”

***

Në vazhdimin e tretë do të duhej të prezantohet kUmandantiAzemSyla, eprori i kriminelëve Nazif Bllaca dhe Fahredin Gashi.

Fatkeqësisht Azem Syla ende prezantohet si ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Edhe të tjerët, në mungesë të informimit dhe si viktima të dezinformimeve, e prezantojnë Azem Sylën si komandant të përgjithshëm të UÇK-së, duke e kompromentuar e denigruar kështu UÇK-në me këtë kUmandant, tashmë të akuzuar për krim të organizuar, si kryeshef bande, e përbërë edhe nga kriminelët Nazim Bllaca e FhredinGashi.

Është anti-UÇK heshtja e atyre që janë detyruar t’i pranojnë në struktura të UÇK-së diverzantët Nazif Bllaca e Fahredin Gashi, me urdhrin e kUmandant Azem Sylës.

Është anti-UÇK heshtja e bashkëveprimtarëve të AzemSylës, që nuk dëshmojnë se AzemSyla nuk ishte i emëruar, i zgjedhur as i caktuar nga ndonjë institucion kompetent, për të qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së! Frika se do e ngarkojnë veten me faj nëse bëjnë këtë dëshmi të sinqertë, është e paarsyeshme, meqë ishin bashkëveprimtarë në mungesë të informacionit, cili ishte Azem Syla i vërtet.

Është anti-UÇK të mos dëshmojmë për sabotazhet e komplotet që ia ka bërë Azem Syla UÇK-së gjatë viteve 1995-1999 dhe Kosovës pas çlirimit!

Nazim Bllaca e Fahredin Gashin nuk do të mund t’i bënin gjithë ato krime, nëse nuk do të ishte prapa tyre AzemSyla si epror i tyre!

***

Dokumentari i RTK-së “TAKOZVANI ‘VEZA’ ‘AGJENTI I SERBISË NË KOSOVË’":

https://www.youtube.com/watch?v=fRBhvTSz2OU&fbclid=IwAR0wHp2ZuLIdHO8xB9awthBA9Ca6Po2ZlL2lIJ2g9x6XTNGHIAFY19dxotE

(Kosova Sot)