Pse u dëbua dy herë Ibrahim Kelmendi nga shtëpia e Jusuf Gërvallës!?

Pse u dëbua dy herë Ibrahim Kelmendi nga shtëpia e Jusuf Gërvallës!?
  • 13 February 2019 - 15:16

Shkruan: Abdullah Prapashtica

Ju flet Donika Jusuf Gërvalla

- Herën e parë e përzuri vet Jusuf Gërvalla;

- Herën e dytë (pas atentatit të UDB-ës (ndaj Jusufit, Kadriut e Bardhit) e përzuri Familja e Jusuf Gërvallës bashkë me shokët e ilegales të Jusuf Gërvallës!

- Ndërsa nga LPK - Dega Jasht Vendit, është përjashtuar për vjedhjen e donacioneve të dhëna për LPK nga bashkëatdhetarët!

Sot ky individ sillet i lirë dha vazhdon me fabrikon intriga përçarëse nga Shkolla e Luftës Speciale e UDB-es të mësuar nga konsullatat jugosllave, edhe pse është individi me i dyshuar se ai ia qoi UDB-ën te dera Jusuf Gërvallës për hakmarrje, sepse Jusufi e dëboi Ibrahim Kelmendin nga shtëpia e tij.

Ibrahim Kelmendit i epin sot hapësire ende imediat kombëtare serbe në gjuhen shqipe që ta vazhdon misionin e vet të vjetër me intriga të reja ose të përsëritura!

Në rrethet ku nuk e njohin, si një rrenëc ordiner, ai vazhdon të prezantohet rrejshëm edhe si “themelues i LPK” edhe pse kurrë nuk i ka takua asnjërës nga Organizatat Ilegale të Bashkuara në LPK me 17 shkurt 1982 - 15 maj 1982, ku bënin pjesë PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK!

Ai nga intrigat e veta nuk e kurseu as një veprimtar, që nga Adem Demaçi e deri te Glauk Konjifca!

Diaspora Shqiptare gjithmonë ka qenë ndarë:

- në Mërgatën Shqipeve dhe

- në Mërgatën e Qyqeve.

- Mërgata Shqipeve ka qenë e përberë prej patriotëve me të mire që i ka Kombi, duke fillua nga Noli e deri te Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci e të tjerë që erdhe nga mërgimi dhe ranë Dëshmore në luftën çlirimtare të UÇK-ës.

- Ndërsa ky ka qenë gjithmonë njeri nga "liderët" e Mërgatës se Qyqeve bashkë edhe me dy – tre të tjerë që ju përngjajnë njeri tjetrit si veja - vesë për destrukitivitet e matrapazlleqe!

Me gjerësisht përcjelleni video- intervistën e Donika Gërvallës!