Të bojkotohen mallrat e bandës serbiane Devolli dhe të Ramiz Kelmendit

Të bojkotohen mallrat e bandës serbiane Devolli dhe të Ramiz Kelmendit
  • 15 February 2019 - 08:26

Shkruan: Reshat Badallaj

Këto banda shumë të rrezikshme janë me origjinë nga PEJA dhe sjellin shumë herët mallrat kryesisht me origjinë nga Serbia fashiste dhe ia mbajnë shpirtin dhe ia zgjatin ymrin këtij shteti gjakatar që na dogji, përvëloi, vodhi, plaçkiti, na vrau, na dhunoi, dhe këta nuk i dhanë as pesë para. Bile nga burimet e mia gjithandej edhe tani kur po fliste për taksën KINSE 100% këto banda nga Peja nuk janë ndalur duke bashkëpunuar me miqtë e tyre të vjetër, sepse nuk i lë gjaku 

Ka ardhur koha që populli të japë fjalën e vet sa më parë, të bojkotojë të gjitha mallrat e bandës serbiane Devolli dhe të Bogoljub Kariçit, organizator të bandës "Znaga Srbije", ETC (Elektriçki Teknicki Center), të harambashit Ramiz Kelmendi, sepse përpos që janë shkatërrimtare të buxhetit të vendit, këto banda nga kanalet e posaçme nga Serbia për Kosovë, kanë shpërndarë mallra me simptome kancerogjene, mallra me afat të skaduar, mish të mykur dhe shumëçka tjetër që është bërë publike.

Këto banda shumë të rrezikshme janë me origjinë nga PEJA dhe sjellin shumë herët mallrat kryesisht me origjinë nga Serbia fashiste dhe ia mbajnë shpirtin dhe ia zgjatin ymrin këtij shteti gjakatar që na dogji, përvëloi, vodhi, plaçkiti, na vrau, na dhunoi dhe këta nuk i dhanë as pesë para. Bile nga burimet e mia gjithandej edhe tani kur po fliste për taksën KINSE 100%, këto banda nga Peja nuk janë ndalur duke bashkëpunuar me miqtë e tyre të vjetër sepse nuk i lë gjaku. 

Qeveri hajnash e kopukësh

Jo shumë larg pikërisht këto banda hajnash duke e përbuzur popullin në mënyrën më raciste të mundshme sollën krunde qensh, derrash duke i pastruar stallat e Kraleves dhe përpos që dëmtuan buxhetin e shtetit përmes Doganave, këto banda banditësh pa pikë gjynahu i shpërndanë në sofra shqiptarësh, sa për t´i vrarë ngadalë dhe sa për t´i tredhur që të mos shtohen dhe ishte dalldisur për këtë punë langoi i Serbisë fashiste, argati i UDB-së, këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, sepse paguhet me thasë për këtë argat.

Ndërkaq, vetëm ndaluni dhe mendoni esëll pak kryebanditët dhe banditët e majave të larta të shtetit duke i ditur të gjitha këto marifete tradhtare dhe vrastare, të gjithë pa dallim argatin dhe harambashin e Boguljubit dhe Sreten Kariçit, Ramiz Kelmendin, jo vetëm që e mbështetnin dhe e përkrahnin se natyrisht kishin shumë të drejtë se të gjithë këta vagabondë, këta hajna, këta idiotë, këta banditë shkuar banditëve, këtu e dinë për kë e kam fjalën për ata që nga presidenca, nga qeveritë hajnash e kopukësh, për kuvendin rrugaçësh e deri te bandat politikë që disa idiotë po i thonë parti e deri te kopili i Titos, hajni i diasporës, argati i rrahmanzinjve që tërë gjoksin deri në kërthizë ka mbajtur me"znaçka" serbe, Isa Mustafa, këtë harambash Ramiz Kelmendin e bënin në pozita të larta të majave të shtetit!

Janë turrur si llavë çakejsh për ta plaçkitur popullin

Dhe, ju nuk e dini se përse bënin konkurrencë për ta mbajtur dhe përkrahur këtë njeri të Kariqëve, vetëm për interesa të tyre personale, i ushqente nga grazhdi i tyre serbian dhe se punëtorët i ndërsenin që të votojnë për bandat e tyre, që e sollën shtetin në këtë derexhe të vdekjes dhe ngrihej shpirti Car Dushanve, karagjorgjeviqëve, Drazh Mihajlit e Aleksandër Rankoviqit e deri te kasapi i gjakësorit, Slobodan Millosheviq.

Meqë shumë vite kam shkruar pa u ndalur kundër këtyre bandave dhe kundër hajnave që e kanë kapur shtetin dhe ju kanë turrur si llavë çakejsh për ta plaçkitur, nuk do e zgjati sot por do t'i bëja thirrje popullit tim që t´i bojkotojnë mallrat e këtyre bandave me origjinë serbe, por të përkrahur shumë hapur nga banditët e majave të larta që janë bërë supërmilionerë dhe populli mbledh kafshatën e gojës nëpër kosha të plehrave dhe nuk kanë para as për ilaçe sepse nuk i kanë as dy dollarë në ditë, kurse hajnat e peshave të rënda pinë verë të kuqe që kushton jo më pak se një mijë euro një shishe.

Po ashtu, i bëj thirrje publike edhe bandës serbiane Devolli, këlyshit të Jovicës, langoit të UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiut, harambashit të Boguljub e Sreten Kariçit, Ramiz Kelmendit, dhe të gjithë atyre kryebanditëve të majave të shtetit që i përmenda më lart të bëjnë reagim, t´i drejtohen gjykatave të instaluara serbiane, të ngrenë padi penale kundër meje dhe do t'ju tregoj edhe se si kanë bredhur këta korba shëtitës nëpër pazare hajnash, si luanin me Ramizin e Pejës për interesa të tyre personale.

(Kosova Sot)