Shteti merr përgjegjësi për dëmet që i shkakton administrata dhe sistemi gjyqësor në Kosovë!

Shteti merr përgjegjësi për dëmet që i shkakton administrata dhe sistemi gjyqësor në Kosovë!
  • 15 February 2019 - 08:32

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Natyrisht se nëse Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës, do të kishim tjetër gjendjeje, sepse për çështjet e tilla do të kishin palët të drejtë për të ngritur padi në Gjykatën Evropiane në Strasburg dhe tëra dëmet me kompensim dhe me kamata do të paguante shteti

Çështja e kompensimit të dëmit material të pësuar nga neglizhenca e organeve administrative dhe gjyqësore është një problem mjaft i rëndë dhe ka vlerë miliardëshe. Lëndët të cilat neglizhohen ose kryhen në kundërshtim me ligjin në organet administrative hyjnë në kuadër të dëmit material të rregulluar juridikisht me Ligjin mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Kemi përgjegjësi civile dhe penale të kompetentëve

Në ligj qëndron: "kush me vetëdije apo në mënyrë antiligjore i shkakton dëm subjektit tjetër fizik a juridik ka obligim që të marrë përgjegjësinë dhe të kompensojë dëmin e krijuar nga ai veprim antiligjor" Dhe më poshtë: "Organet shtetërore janë të obliguara që në afat sa më të shkurtër të kryejnë lëndët e fushës detyrimore, sendore e kontraktore, në mënyrë që dëmi të mbahet në kuadër të të mundshmes".

Bazat e tilla juridike obligojnë në dy mënyra: Së pari, kompensimin e dëmit nga subjekti që e ka shkaktuar atë dhe Së dyti, kompensimin e dëmit nga organet që nuk kanë qenë azhure në kryerjen e lëndëve me kohë. Në rastin tonë i kemi këto dy përgjegjësi, përveç përgjegjësisë penale të kompetenteve, të cilët me veprime kriminale dhe korrupsion i lënë lëndët në arkiva pa u zgjidhur me vite e decenie. Këtu kemi përgjegjësi civile dhe penale të kompetentëve që në instancë të fundit përgjegjës është vetë shteti që i toleron kriminelët në organet administrative dhe gjyqësore.

Nesër, kur bëhet Kosova anëtare e KE-së, kjo gjykatë do të mbushet me padi nga kosovarët

Natyrisht se nëse Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës, do të kishim tjetër gjendjeje, sepse për çështjet e tilla do të kishin palët të drejtë për të ngritur padi në Gjykatën Evropiane në Strasburg dhe tëra dëmet me kompensim dhe me kamata do të paguante shteti.

Prona dhe dëmi material e moral janë dukuri shumë të rënda dhe Gjykata Evropiane nuk bënë pardon. Dënimet do të ishin të mëdha dhe përgjegjësia e rëndë. Ndaj, shteti duhet të kujdeset për rastet e tilla. Është një çështje që shumë vështirë parashkruhet dhe do kohë. Por, nesër, kur bëhet Kosova anëtare e KE, kjo Gjykatë do të mbushet me padi nga kosovarët dhe dënimet do të jetë fatale për shtetin. Pse? Sepse të dy faktet e theksuara janë përmbushur lëndët nga fusha civile. Pra, kemi neglizhencë, korrupsion dhe këtej dëme të paimagjinueshme në vlerë. E këtu dhe në këtë nuk ka pardon. 

(Kosova Sot)