Loja me nerva me Evropën

Loja me nerva me Evropën
  • 15 February 2019 - 08:39

Shkruan: Chris Patten

BE-ja frikohet edhe nga një përçarje masive 

Loja me nerva mund të duket shprehje e thjeshtë, por ajo është e rrezikshme për të luajtur. Bazuar në teorinë evolucionare të lojës, ajo nganjëherë u përdor për të përshkruar lojën me zjarr, me armët bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Bertrand Russell, filozof i madh britanik dhe sulmues kundër armëve bërthamore, na kujtoi se loja zakonisht luhet mes atyre që ai i quajti "të rinj të degjeneruar". Lojtarët vozisin vetura në drejtim të njëri-tjetrit me shpejtësi të lartë nga drejtime të kundërta; shoferi i parë që shmanget nga një goditje frontale - ose, në disa variante, të hidhen nga vendi i shoferit përpara se të arrijë një skaj të shkëmbit - është "qyqe".

Russell besonte se ky ishte një përshkrim i shtetësisë së supozuar të fuqive bërthamore në Luftën e Ftohtë. Një llogaritje e gabuar, një dështim për të shmangur, dhe rezultati mund të jetë vet kiameti: qindra miliona njerëz të vdekur, qytetet e rrafshuara, fundi i civilizimit. Një version më pak i rrezikshëm i kësaj loje po luhet nga Theresa May, vajza kokëfortë e famullitarit, që është kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse diplomacia e saj nuk shmanget shpejt, viktima do të jetë ekonomia dhe mirëqenia e Britanisë.

Marrëveshja që May ka negociuar për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do ta bënte vendin nga më të varfër (sipas disa prej ministrave të saj) dhe më pak ndikues, por të paktën jo të përballur me një aksident vdekjeprurës. Marrëveshja e daljes së May-it është e tillë: nuk do të zgjidhte marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Evropën. Si do të duken marrëdhëniet tregtare? Si do të mbrojë Mbretëria e Bashkuar bazën e kërkimit shkencor dhe universitetet e klasit botëror? Si do të menaxhohen marrëveshjet e saj ekonomike me vendet e tjera? 

Kufizimi i goditjes së menjëhershme

Na presin vite të diskutimit me 27 shtetet anëtare të BE-së rreth këtyre çështjeve që qëndrojnë përpara. Por, të paktën mund të shmangim largimin nga BE-ja pa marrëveshje, duke kufizuar goditjen e menjëhershme të nisjes me çmimin e një periudhe të gjatë dhe të trazuar të tranzicionit. Problemi, natyrisht, është se në janar Dhoma e përfaqësuesve e Britanisë kundërshtoi marrëveshjen e May-it me një diferencë prej më shumë se 200 votave - humbja më e madhe e vuajtur nga ndonjë qeveri britanike që mbahet mend. Kishte tri kundërshtime kryesore për marrëveshjen.

Disa besonin se asnjë marrëveshje nuk mund të ishte aq e mirë sa të anulohej Brexiti dhe vendi të mbetej në BE - një ide që shumë nga ky grup donin ta provonin në një referendum të dytë. Të tjerë mendonin se shumë pak ishte e qartë për marrëdhëniet e ardhshme me fqinjët më të afërt të Britanisë. Dhe disa të tretë - nacionalistët anglezë në krahun e djathtë të Partisë Konservatore - kundërshtuan masat e marra për t'u marrë me kufirin tokësor midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Çështja e kufirit irlandez - një simbol praktik i destruktivitetit potencialisht të dhunshëm të politikës së identitetit të Irlandës - ngre pyetje për sigurinë dhe tregtinë. Vetë May e konsideron këtë çështje si të lidhur ngushtë me integritetin dhe vitalitetin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Premten së Mirë, të vitit 1998, e cila i dha fund dhunës në Irlandën e Veriut.

Askush nuk dëshiron të rrezikojë një kthim te "Troubles". Çështja ekonomike dhe tregtare e ngritur nga kufiri irlandez është i thjeshtë. Një arsye kryesore Britania refuzoi të bashkohet me Komunitetin Ekonomik Evropian në vitet 1950 dhe 1960 ishte dëshira e saj për marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet evropiane. Ata donin një bashkim doganor, me një tarifë të jashtme për të mbrojtur vendet anëtare kundër importeve nga vende të tjera. Pa këtë, si mund të ishte një fermer në vendet e Beneluksit ose Francë të sigurt se qengji i importuar nga Britania kishte ardhur prej aty dhe jo nga Zelanda e Re, p.sh?

Britania do të mbetet në bashkimin doganor të BE-së

Nuk ka askund në botë ku ekzistojnë dy shtete ose grupe të vendeve me regjime të ndryshme tregtare dhe rregullatore pranë njëri-tjetrit, pa një kufi të fortë midis tyre. Për më tepër, nuk ka teknologji kudo që lejon një kufi të menaxhohet pa ndonjë mënyrë për të ndaluar dhe kontrolluar mallrat që e kalojnë atë. Kjo është një çështje themelore për BE-në, e cila duhet të ruajë koherencën dhe integritetin e tregut të përbashkët. Marrëveshja e May-it siguron një të ashtuquajtur mbështetje për t'u marrë me çështjen e kufirit derisa Britania, deri në të ardhmen, të përfundojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me Evropën. Deri atëherë, Britania do të mbetet në bashkimin doganor të BE-së.

Kjo nuk duhet të shkaktojë probleme, sepse ideja që ne mund të zhvillojmë një politikë tregtare të suksesshme në vetvete, është provuar të jetë - siç parashikohet - iluzore. Por kundërshtarët e krahut të djathtë të Mayit argumentojnë se mbështetja do ta mbante përgjithmonë Mbretërinë e Bashkuar në bashkimin doganor dhe ajo nuk pranon t'i përballojë ato. Kështu që May po përpiqet të negociojë një formë të marrëveshjes ligjore me BE-në për të garantuar një datë përfundimi të mbështetjes. Por një mbështetje pa mbështetje do të ishte si një polisë sigurimi që funksionon sa herë që Britania vendos të mos e paguajë preminë. Pra, çfarë është saktësisht loja me nerva? Së pari, May ua ngulë sytë kritikëve të saj në Parlament dhe në fakt kërcënon ta drejtojë çështjen deri më 29 mars, kur Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja, me ose pa marrëveshje. Asnjë shmangie këtu nuk do të çonte në një përplasje shkatërruese për Britaninë, të cilën asnjë kryeministër nuk duhet të jetë i përgatitur të mendojë.

Por, May refuzon të lejojë një votim në Parlament të përjashtojë një Brexit "pa marrëveshje" ose të shtyjë datën e daljes për t'i dhënë Britanisë së Madhe më shumë kohë negociuese. Kundërshtarët e tjerë në lojën me nerva të May-it janë 27 vendet anëtare të BEsë. Ato nuk duan një përplasje, por as nuk duan të hedhin poshtë Republikën e Irlandës apo të sabotojnë tregun e tyre të përbashkët. Nëse kjo mbështetje shkon keq, viktima do të jetë Britania - ekonomia e saj, vendet e punës, tregtia dhe reputacioni ndërkombëtar. Supozoj se BE-ja frikohet edhe nga një përçarje masive, por mendon se May po bën blof.

Si mundet një udhëheqës demokratik të jetë kaq i papërgjegjshëm që të qetësojë një grup të nacionalistëve të krahut të djathtë, besueshmëria e të cilave në çdo rast është e dyshuar? Nga ana tjetër, për të përshtatur një citat nga shkrimtari anglez Saki, ne e dimë se udhëheqësit tanë politikë janë të lidhur me arsyen dhe të vërtetën, por, si çiftet e tjera të martuara, ndonjëherë jetojnë veç e veç. Ndërkohë, automjetet marrin shpejtësinë, distanca mes tyre shkurtohet dhe askush nuk ka devijuar ende.

(Kosova Sot)