Kur pula përfenet me gusan, nuk e bën dot vënë...

Kur pula përfenet me gusan, nuk e bën dot vënë...
  • 15 February 2019 - 16:09

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Plazmën serbe (hashim thaçin) e kanë rrokur shumë siklete njëherësh. Sikletin më shqetësues e ka, komandimin nga eprorët për të zhurmuar për “marrëveshjen finale”, “paqësore”, me Serbinë, që Serbia të mund të anashkaloi në bisedime të radhës me BE-në kushtëzimin e vënë nga BE-ja: “Marrëveshje mirëkuptimi me Kosovën” (kapitulli 35 i kushtëzimeve për anëtarësim). Këtë komplot duhet ta realizon kësaj radhe ky kuisling...

Por, këtë Plazmë serbe po e sikletos edhe “gjykata speciale”, meqë është në kompetencë të institucioneve serbe nëse do të burgoset apo jo nga kjo gjykatë. Ato mund ta padisin, duke ofruar “prova”, siç e kanë akuzuar përmes dosjes Marty, por edhe mund t’i japin alibi ligjore, meqë shërbimet serbe atëherë kanë pas të drejtë ligjore ta angazhonin si spiun e komplotist në radhët e UÇK-së. Në këtë “lëndë” tani ia ka drojën edhe dëshmisë së vrasësit Gani Gecit, i cili mund të angazhohet si dëshmitar. Prandaj u shpërfytyrua në RTK-në (më 13.02.2019), duke u mundua ta mashtron Gani Gecin me kërkim-falje dhe dezinformim, sikur ai nuk qenkësh autor i komunikatës 59, por qenkan “bahnhofat” e Perëndimit. Dhe tashmë Gani Geci e paskësh kontaktuar edhe Bardhyl Mahmutin, për ta pyet nëse ai ishte autori i asaj komunikate.

Kjo Plazmë serbe i ka livadhis deri tani meritat që nuk i kishte për UÇK, duke shpërdoruar ato për të grabit edhe postin e presidentit. Por, kur vije puna për të dhënë llogari për ndonjë devijim, ky plëngprishës nuk ngurron të dezinformon se nuk ishte fare pjesëmarrës lufte as autor i komunikatës.

Meqë ka rastis të jem anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, nga maji 1998 deri në korrik 1999, besoj jam kompetent të informoj, se Kryesia dhe as asnjëri nga anëtarët e Kryesisë (as Bardhyl Mahmuti), nuk i kanë shkruar komunikatat e UÇK-së.

Kryesia pararendëse, deri në prill 1998, e ka praktikuar t’i shkruante e publikonte komunikatat e UÇK-së, për shkak se në Kosovë nuk duhej të rrezikonin për t’u dekonspiruar e burgosur ata që do të duhej t’i shkruanin e publikonin. Specialistët luftës speciale kundër UÇK-së e përdornin emërtimin “bahnhof” (stacion tren) meqë në stacione kishte edhe kabina ku mund të faksoje pa u identifikuar kush po fakson, si vend nga ku janë faksuar komunikatat. Ndoshta Plazma serbe ka shoqëruar ndonjërin nga ata, kur ua ka dërguar mediave komunikatat përmes asaj mënyre të faksimit, prandaj e shpërdori kësaj radhe si zhargon pezhorativ bahnhofin...

Për konkretizim saktësues: nga maji 1998 komunikatat i kanë sajuar dhe publikuar vetëm banda komplotiste e përbërë nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe ndonjë argat i tyre (si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë).

Përmbajtja e komunikatës nr. 59 nuk po më kujtohet. Ajo duhet të jetë publikuar edhe nga “Zëri i Kosovës”, në tetor të vitit 1998. Por, nga ato që është debatuar, rezulton se ajo komunikatë është lëshuar pas vrasjes se Komandantit Abedin Rexha (më 8 tetor 1998, në Kllodernicë të Skenderajt). Dhe për vrasjen e Komandant Abedin Rexhës duhet të jetë akuzuar Gani Geci. Nëse ishte apo nuk ishte, fjalën e fundit e ka gjykata, por disa herë kam lexuar edhe pseudoarsyetimet e vet Gani Gecit, se e kishte vra në vetëmbrojte...

Plazma serbe tani nuk ka kompetenca ta shfajëson Gani Gecin. Përndryshe, duhet të konkretizon vrasësin tjetër, sepse Komandant Abedin Rexhën vërtet e ka vra dikush, nuk ka bërë vetëvrasje. Dhe është zuzëri që ky tani të angazhon edhe argat dezinformues, për të shpik autor tjerë të komunikatës 59.

Sa shumë po na mungon edhe një “gani gec” për rastin e Behajdin Allaqit, i cili duarlidhur i është dorëzuar Plazmës serbe në qershor 1998 dhe prej atij momenti Behajdini është “zhduk”. Ne bashkëveprimtarët e Behajdinit nuk i kemi këllqet e Gani Gecit për t’i kërkuar llogari Plazmës serbe, ku e ka zhdukur Heroin Behajdin Allaqi...

Plazma Serbe është dashur të mëson nga urtia popullore: “kur pula përfenet me gusan, nuk mund ta bënë vënë”, që do të thotë se është përfen me BIA-n serbe dhe tani nuk i bënë dot vetë. Mund që gusanat serbë edhe e kanë dhunuar kur ishte zog, sepse duhet të ketë bërë shkuesi perverse vëllai i madh, Ganiu...

(Kosova Sot)