Federica Mogherini të shpallet person "non grata "në Kosovë

Federica Mogherini të shpallet person
  • 18 February 2019 - 07:43

Federika Mogherini të shpallet person "non grata "në Kosovë, pasi ajo duke shpërdoruar rëndë detyrën e saj si Përfaqësuese e Lartë e BE-së, realisht ajo nuk luan rolin e ndërmjetësueses së bisedimeve Kosove-Serbi, pasi ajo është bërë palë me Serbinë në këto bisedime, apo më saktë ajo po e kryen më mirë se edhe vetë serbët dhe shtetit serb detyrën antishqiptare dhe anti-Kosovë, dhe ka marrë përsipër rolin e avokates së Serbisë dhe të propagandimit politik dhe diplomatik kundër interesave dhe të shtetit të Kosovës.

Dhe, kjo sjellje e saj e ka bërë atë me meritë si një person të padëshirueshëm për të gjithë shqiptarët. Ajo vepron në shkelje flagrante të linjës politike të BEsë për Ballkanin , dhe ajo ka konfiguruar një linjë politike anti- BE , linjë e cila shkon 100 vjet prapa dhe si vijimësi me atë linjë të vjetër evropiane antishqiptare të vitit 1913 kur Evropa e copëtoi Shqipërinë, ndërsa sot linja antishqiptare mogheriniane punon haptazi, por edhe fshehurazi e djallëzisht për ndarjen e copëtimin e Shtetit të Kosovës.

Qeverisë së Kosovës i lind e drejta që në bisedimet Kosovë- Serbi të përjashtohet Mogherini si ndërmjetësuese

Me urgjencë të jashtëzakonshme serbofilja Mogherini kërkoi anulimin e taksës 100% të Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe, në një kohë që ajo asnjëherë nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk ka thënë asnjë fjalë për politikën e ashpër, arrogante dhe agresive të Shtetit të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës dhe kundër integrimeve të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në organizma dhe organizata të tjera ndërkombëtare si rasti më i fundit me Interpolin.

Znj. Mogherini nuk thotë pra as edhe një fjalë të vetme kundër politikës anti-Kosovë të Serbisë, por madje edhe hapur, por edhe nën rrogoz dhe me djallëzi, dhe me heshtjen dhe me indiferencën djallëzore antishqiptare të saj si një serbofile e shquar tashmë ajo punon për copëtimin e Kosovës. Kulmi arriti deri atje sa që nga zyra e saj deklarohet se edhe "Trepça" do të jetë edhe ajo në tavolinën e bisedimeve Kosovë -Serbi, pra, ajo sillet sikur Kosova të jetë çiflig i Mogherinit dhe si e drejtë pronësore e saj.

Se çfarë bën dhe vepron Qeveria e Kosovës dhe Kosova nuk do ta pyesin as Mogerinin dhe as të tjerët, sepse Kosova është shtet, dhe ashtu si shtet Sovran dhe i pavarur duhet t'i përgjigjet reciprocikisht edhe marrëdhënieve e qëndrimeve me shtete të tjera, sidomos Serbisë, e cila ka ushtruar padrejtësi, dhunë, krime dhe gjenocid të pashembullt kundër Kosovës e shqiptarëve. Prandaj, në këto kushte Kosovës , Qeverisë së Kosovës i lind e drejta që në bisedimet KosovëSerbi të përjashtohet Mogherini si ndërmjetësuese dhe në vijimësi të shpallet edhe si person "non grata "në Kosovë.

Mbrojtësi i shqiptarëve

Sot, Kosova, qeverisja e zotit Ramush Haradinaj ndodhet në vështirësi dhe përballë jo vetëm me politikën agresive anti-Kosovë të Serbisë, e cila përdor të gjitha kapacitetet e saj kundër Kosovës, por qeverisja aktuale po përballet edhe me linjën politike e diplomatike sllavo-rusofile antishqiptare në BE, përderisa edhe Përfaqësuesja më e Lartë e saj, Mogherini është dhe sillet ne një linjë me Beogradin. Por, Qeveria e Z. Haradinaj që ka përkrahjen dhe mbështetjen e madhe publike për qëndrimet e saj politike, patriotike dhe kombëtare në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe të Kosovës, ajo po përballet edhe me disa media dhe me opinionistë e gazetarucë të shitur, si edhe me politikanë të lartë si nga Shqipëria, me Kryeministrin Rama, ashtu edhe me vetë Presidentin e Kosovës H. Thaçi, te cilët nuk po kuptohen se përse qëndrimet, veprimet e deklarimet e tyre janë kaq afër me ato të Mogherinit, dhe të ndarjes së Kosovës??!!

Shumë e shumë më pranë Qeverisë "Haradinaj" ndodhet Angela Merkel, e cila iu drejtua Mogherinit me fjalët: " Ti nuk mund t'i japësh mësim Kosovës se çfarë të veprojnë në shtetin e vet. Ata dinë se si të veprojnë, ti nuk ke të drejtë të flasësh për ta". Kryeministri Haradinaj sot është më i duhuri dhe më i respektuari te të gjithë shqiptarët, sepse është mbrojtësi i shqiptarëve, i interesave të tyre dhe të atyre të SHBA-së. Haradinaj thotë, mbron dhe punon për të vërtetat, ndërsa Rama e Thaçi dhe jo pak si këta të dy në të dyja Shqipëritë thonë hipokrizi dhe nuk i thonë ato se çfarë mendojnë dhe që pabesisht veprojnë.

Po kështu edhe politikanët e opozitës në Shqipëri flasin për patriotizëm dhe për shqiptarizëm, por ama mos të harrojmë se edhe ata kur ishin dhe kur e kishin pushtetin nuk është se punonin e vepronin realisht për interesat kombëtare dhe si patriotë. Politikanët shqiptarë mundohen të duken si patriotë e kombëtarë vetëm kur janë në opozitë dhe manipilojnë me patriotizmin vetëm e vetëm për të fituar pikë dhe vota politike sa për të marrë pushtetin , pasi politikanët shqiptarë të parën kanë partinë dhe pushtetin, paranë dhe pasurinë. Koha vërtetoi ato se çfarë unë pata shkruar në kohen kur Haradinaj mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës në shkrimin tim: "Ramush Haradinaj -kryeministri shqiptar më i merituar", botuar me 05 dhjetor 2017 te Gazeta"KOSOVA SOT". 

(Kosova Sot)