3000 mij monitorues ruso serb, në kufi! Çfarë duhet të bëjmë? A janë këto shenja, për një konflikt të ri në Ballkan?

3000 mij monitorues ruso serb, në kufi! Çfarë duhet të bëjmë? A janë këto shenja, për një konflikt të ri në Ballkan?
  • 18 February 2019 - 14:32

Shkruan: Fadil Maloku

(Nga një intervistë dhënë sot)

1. Kosova nuk i ka as kapacitetet e as kuadrot e përgaditur për një sfidë të tillë kundërshtuese. Sfida e kundërshtimit ndaj një agresioni të tillë të sofistikuar, u mbetet miqeve dhe aleateve tanë, të cilët shihet nëse e kanë interesin e tyre gjeostrategjik e politik për të iu kundërvënë kësaj agjende ruso-serbe.

2. Ajo çka na duhet neve në këto momente, është uniteti politik i gjitha subjekteve tona, në mënyrë që të dëshmojmë racionalitet dhe pragmatizëm institucional. E jo të fragmentuar, të futemi në këto sfida serioze, në të cilat mund edhe të vuloset fati jo vetëm i Kosovës, por, edhe i gjithë fati i kombit shqiptar. Duhet të kemi parasysh, që rendi i ri botërorë, është luhatur aq shumë sa po tunden edhe vlerat dhe sistemi i ikonografisë së BE-ne! Ajo tani me tundimin e rendit të ri botërorë, që avokonte vlerat multietnike, multifetare, e multikulturore, si vlera universale, është duke u zëvendësuar me vlerat nacionale, etnike, fetare e kulturore. 

3. Ne si shqiptar, në këtë pjesë të botës, duhet të kemi përgjigje në këto alternativa globale e kontinentale të kohës. Ndryshe, do mbesim sërish në bisht të ngjarjeve dhe proceseve në horizont. Pra, ne duhet të kemi plane të detajizuara, për situata hipotetike dhe reale kërcnuese në rajonin tonë,jo të presim me “duar në xhepa” opsione e zgjidhje nga miqët e aleatët tanë (të cilët kanë telashet e veta gjeostrategjike, në rajon) natyror dhe të interesit. Koha jonë është sfidë reale sociale, politike, ekonomike, etj. për të gjitha kombet e shtetet serioze...Ndryshe, është duke na pritur një konflikt i ri në Ballkan!

(Kosova Sot)