Popull, urime vetëm juve 11- vjetori i Pavarësisë, e jo bandave!

Popull, urime vetëm juve 11- vjetori i Pavarësisë, e jo bandave!
  • 19 February 2019 - 08:33

Shkruan: Reshat Badallaj

Askush nuk e ka menduar se pas çlirimit nga Serbia fashiste, që vrau mijëra shqiptarë të pafajshëm vetëm se ishin shqiptar, që na dogji, na dhunoi me mijëra femra, plaçkiti çdo gjë të gjallë dhe vendi të kapet nga bandat që do ta vjedhin Kosovën deri ne palcë dhe më pas për interesa të tyre personale do të shesin tokat e vendit të mbrojtura me gjak nga çdo pushtues që të mos i numëroj një nga një gjakësorët.

Dhe, pas 11 vjet Pavarësi kush e ka menduar se Kosovën bandat që e kanë kapur pushtetin, këtu e kam fjalën pa kurrfarë dallimi, qofshin të pozitës apo të opozitës, sepse këta janë dëshmuar se kur vinte puna ndanin pazarin, natyrisht e kam fjalën për të marrë hise në hajni e i harronin të gjitha. Dhe, tani si mund t´i urohet 11- vjetori i Pavarësisë atyre që sot e kanë sjellë në atë derexhe vendin Hashim zeza i Brojës, që kufijtë qe janë mbrojtur me gjak, që nga Sulltan Sulejmanët e Top Kapisë, nga kriminelet e Car Dushanit e të Sveti Savës, të gjakut të Karpateve dhe shumë pushtuesve të tjerë T´I HEDHË NË PAZAR SI TË ISHIN PLAÇKË PAZARI, SI TË ISHTE MALLI I HAXHI BROJËS.

Dëmtojnë buxhetin e vendit

Si mund t´i urohet 11- vjetori Hashim zezës dhe kopilit të Titos, hajnit të Diasporës, që në historinë shqiptare njihet epoka e rrahmanzinjve, se shume shqiptarë u vranë rrugëve dhe KOPILI I QENIT PLAK TITOS, ISA MUSTAFA, që ky derëzi dhe qimezi i rrinte sus serbianëve e shiten mbi 8 e ca hektarë tokë Malit të Zi... Si mund t'i urohet 11- vjetori i Pavarësisë, Ramush Gjoko Haradinajt, ku maltretoi dhe mashtroi popullin me dajak në krah për të dhënë imza, kinse për t´i mbrojtur këto toka dhe sa u bë "Nacallnik", kurrë më nuk beri as gëk e as mek, bile po ia përmende Çakorrin, Zhlebin, Kullën, surrati i skuqet dhe të mos i numëroj të zezat se si i rriti rrogën vetes dhe bandës që i ka rrotull, se si është banda më e madhe në botë që e dëmtojnë buxhetin e vendit deri në asht.

Si mund t´i urohet Ramushit të Gjokos, kur u lidh me bandën më të rrezikshme në Ballkan, atë serbiane Devolli, që për 55 herë ia kalon klanit të Zemunpoljes, vetëm për punë grazhdi... Si mund t´i urohet 11- vjetori i Pavarësisë, KADRI TOPUZIT, kryeplakut të mezlishtit plot e përplot hajna, vagabondë, banditë me fjalor rrugaçësh që shajnë në nënë e në babë e deri në gra shtrati, që përdorin fjalë banale duke i përmendur edhe "aletet" para kamerave televizive.

Kadri TOPUZI, po, po, KADRI TOPUZI, nuk e di a dini e ka bërë këshilltar edhe Baton Fazli Haxhiun, spiunin me librezë zyrtare të UDB-së që nga viti 1990 dhe ky langua ishte dënuar me vrasje gjatë luftës si spiun i Serbisë dhe vendimi është marrë atëkohë në Likoc të Drenicës dhe pikërisht nga despoti Hashimi i Haxhi Brojës. E dinin se ky këlysh serbi, ky ishte langua e Jovica Stanishiqit, kryeudbashit të Serbosllavisë gjakatare të pushkaxhinjve...

Gjendja në arsim, shëndetësi... është katandisur keq

Si mund t´urohet 11- vjetori i Pavarësisë kopilit të qenit plak Titos, Isa Mustafës, kur edhe sot Serbia e merr si biçim se si mbrohet Serbosllavia. Isa Mustafa në kohën e qenit dhe të satrapit Tito për merita jo vetëm që e ka pasur tërë gjoksin majtas e djathtas me "znaçka", por deri në kërthizë, ky besëprerë... Si mund t´i urohet 11- vjetori i Pavarësisë, horongopit, gjysmë analfabetit, proserbit dhe prorusit Behgjet Pacollit që dje dhe sot thotë;"Kosovo ne moze bez Srbije" dhe t´i urohet këtij mangupi se vetëm ka para dhe asgjë tjetër, nuk di kah shkon dhe nuk di se kah vjen dhe sot e kësaj dite akoma pa fije turpi është në bandën e Ramush Gjokos vetëm me një deputet e katër ministri!

Ore popull, ndaluni dhe mendoni se çka është duke ndodhur në Kosovë!!! Nuk mund t´i urohet as mangupit të Malishevës, Fatmirit të Banjës dhe një bandë të vogël që e ka, kur vite të tëra u sorollat nëpër banka të zeza për hajni...Nuk mund t´i urohet as Albin djalit, që shpeshherë po e viziton kopilin e Titos, në shtëpi, ISA ZEZËN që ka ngrenë çorbën e Kalemigdanit, për t'i marrë taret. Dhe si mund t´i urohet hajnit dhe mashtruesit, Shpend Hajnit apo Shpend Jahtit që natën iku tinëzisht dhe në ujërat e Serbosllavisë takohet me bandën serbiane Devolli, ky dilenxhi që pa fije turpi me mandat të bandës tjetër vetëm se u ul në prehrin e klanit "Pronto" e shkatërroi Prishtinën duke dhënë toka, duke shëtitur me jahte milionëshe, me avion privat, nëpër pab clube dhe qytetarët e Prishtinës i ka lënë si zogjtë e qyqes...

Shikoni gjendja si është katandisur në arsim, në shëndetësi. Shikoni se si shesin pasuritë e vendit dhe i hedhin punëtorët në rrugë dhe pas falimentimit sipas këtyre bandave që me vonë gllabërohen nga thonjtë përgjakës të këtyre kopilëve dhe me pas ndajnë pazarin bashkë. Grevat, protestat, plaçkitjet nëpër shtëpi private, nëpër banka dhe me humbje jetë njerëzish...

Po, për dështimet mospranimi në INTERPOL,NË UNESKO,LIBERALIZIMI I VIZAVE,HAJNIA MË E MADHE NË EVROPË dhe... Pra, si mund t´u urohet këtyre bandave 11- vjetori i PAVARËSISË SË KOSOVËS? KURRËN E KURRËS! -URIME VETËM JUVE, POPULLI IM I SHUMËVUAJTUR, 11- VJETORI I PAVARËSISË SË VENDIT! URIME FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT! ZOTI JU BEKOFTË JUVE! ZOTI E BEKOFTË KOMBIN SHQIPTAR ! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)