Deputeti slloven jep dorëheqje pse vodhi një sendviç kurse deputetët në Kosovë vjedhin miliona

Deputeti slloven jep dorëheqje pse vodhi një sendviç kurse deputetët në Kosovë vjedhin miliona
  • 20 February 2019 - 08:40

Shkruan: Reshat Badallaj

Në Slloveni bëri vaki kur një deputet slloven z. Dario Krajçiç u konsiderua se vodhi në një dyqan një sendviç edhe pse ky zotëri tha se ishte një eksperiment social. Mirëpo, edhe pse ndodhi ky rast zotëriu e pa të udhës të japë dorëheqje, bile dhe kërkoi falje publikisht dhe u pendua deri ne themel. Zoti Dario Krajçiç, jo vetëm nga partia e tij, por nga te gjithë partitë dhe nga populli konsiderohet si politikan shumë i zoti.

Kërkim falja shkoi edhe më larg, që nuk ishte kërkim personal, por këtë gjest njerëzor e bëri edhe partia e tij. Ne po japim origjinal se si ndodhi: 54-vjeçari Darij Krajçiç gjatë kohës së seancës ka treguar se në pauzën e drekës ka shkuar të blejë sendviç, por është nervozuar pasi të punësuarit kanë bërë muhabet në mes veti dhe nuk i kanë përkushtuar vëmendje. Dhe ai ka vendosur ta testojë sistemin e sigurisë, kështu që ka dalë pa paguar. Megjithatë, deputeti është kthyer dhe e ka paguar sendviçin. Fjalori banal Së pari, reagimi i tij ka shkaktuar qeshje te kolegët e tij deputetë. Por, më vonë, lideri i grupit parlamentar i partisë së tij, Brane Goluboviq, e ka vlerësuar veprimin e Krajçiç si të papranuar. Ai tha se deputeti është penduar dhe ka kërkuar falje. Prandaj, ky gjest i këtij njeriu u bë sebep për të shkruar dhe për të krahasuar veprimet e tij me deputetët e Republikës së Kosovës, të mbushur me plot e përplot hajna,vagabondë, banditë, me fjalor rrugaçësh.

Njeriu, apo deputeti nga ky gjest zgjodhi dorëheqjen për një sendviç, kurse ne Kosovë po e them me gojën plot që janë hajna të peshave të rënda, shikoni pasuritë e tyre, shikoni se si janë bërë supermilionerë, shikoni veprimet e këtyre banditëve, këtyre hajnave, këtyre mafiozëve të kanaleve të nëntokës kriminale se si kanë uzurpuar prona shtetërore dhe kanë ndërtuar shtëpi luksoze shumë më të mirë se të zonjës Angela Merkel, më të mirë se të ish- presidentit të Amerikës, z. Bill Clinton, po flas për pasuritë që dihen, se vetëm një Zot i madh e di se sa pasuri kanë të fshehur nëpër Dubai, Zvicër dhe në shtetet më të pasura të botës, se nuk po flasim në Kosovë e në Shqipëri. Sa e sa herë është dëgjuar dhe shikuar edhe fjalori banal drejtpërdrejtë dhe cili nga këta vagabondë shkuar vagabondëve dha dorëheqje!? Vrapojnë pas hajnisë Ndoshta ju kujtohet juve, kur thosha nëpër shkrimet e mia se këta deputetë vagabondë më lehtë dhe pa pikë problemi të japin edhe gruan e shtratit dhe nuk dorëhiqen, sepse këta në gjak e kanë hajninë dhe pushtetin.

Këta banditë deputetë vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe tamam si korbat pas kufomave te vdekura dhe si doli? Këta deputetë i thënçin, sepse kanë ardhur me vota të vjedhura, të manipuluara, me kërcënime, populli i njeh se ishin fukarenj deri në skajshmëri dhe sa filluan të merren me politikë, u bënë edhe hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë dhe Ballkan, por në Evropë, me asgjë tjetër pos hajnisë, sa e sa dikastere i kanë që fshihen pas tyre dhe që e ndajnë pazarin bashkë dhe nuk kanë të ndalur dhe më besoni se po i tha hajdut ndoshta i mbetet hatri, por e dinë se janë në syrin e popullit dhe me damkën e zezë të hajnisë. Kësaj radhe nuk do të zgjatem shumë, vetëm se këtë shkrim e mora si "YRRNEK" dhe për të krahasuar moralin e njeriut, për besimin që votuesi ia dha VOTËN dhe se si duhet vepruar me ndershmëri. Kurse po të shkruash për veprimet e mezlishtit të Kadri Topuzit me një kope hajnash,vagabondësh, banditësh, të paditur, fjalor rrugaçësh që përmenden edhe "aletet e Mus Tahirit", flitet do të mbulonin të tërë tokën e Kosovës, ndaj kësaj radhe gjykoni vetë të dashur lexues, ndërkaq për mua komenti i mëtejmë është i panevojshëm...!

(Kosova Sot)