E japin shtetin për pushtet e për hajni!

E japin shtetin për pushtet e për hajni!
  • 21 February 2019 - 08:18

Shkruan: Reshat Badallaj

Populli me shumë të drejtë dhe me kohë e ka vërejtur se shtetin e Kosovës që nga pas lufta e kanë kapur për të drejtuar individët dhe bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale dhe vërtet populli kishte shumë të drejtë se u pa në ditën me diell se këta mafiozë dhe kryemafiozë sa çel e mbyll sytë, brenda natës u pasuruan dhe bile u bën supermilionerë me hajni. Ky soj hajdutësh e lëshuan rrjetin tamam si të merimangës jo vetëm në nivelin qendror dhe lokal, por në çdo cep të Kosovës dhe u përhapen si vaji në lakra.

Filloi lufta e ashpër nga këta për ta mashtruar popullin e shkretë me lloj-lloj premtime boshe, duke i kërcënuar, duke i blerë votat e tyre dhe kur vinte fundi për të ndarë pazarin këta kryebanditë me moton mashtruese e tradhtare:" po bashkohemi për interes te shtetit", kurse e vërteta ishte se këta nuk i bashkonte asgjë pos hajnisë. Kryebanditët dhe banditët që i kishin si zagarë aty rrotull ia harronin të sharat, etiketimet, fyerjet , bile shkonin aq larg që nuk i mjaftonte sharja në nënë e në babë, por u shanin edhe në gra shtrati dhe atë tej e përtej. I harronin si i bashkonte pushteti që më pas të vrapojnë si langonjtë pas kockave. Prishja e planeve të hajnisë Ky soj për hajni nuk zgjedhin mjete, bashkëpunonin me mafio-oligarkë, me udbashë, me tradhtarë, me spiunë, me banda serbiane dhe klane mafioze.

Nuk u interesonte fare vetëm se si të vjedhin buxhetin e shtetit. Populli i kuptoi se me një rrogë nuk mund të vinte kjo pasuri milionëshe nga ata banditë dhe vagabondë, që para luftës nuk kishin bukë të mjaftueshme për të ngopur barkun dhe se si u gdhin milionerë, se mos te flasim për pasuritë që nuk dihen nga këta kryehajna. Gjithmonë në fund, ndanin pazarin edhe me ato parti që nuk u besonte populli, që merrnin minimumin e votave, kurse mafio-oligarkët dhe kryebanditët i lëshonin langonjtë e tyre për të dërguar postën se dëshirojnë të bëhen bashkë dhe pastaj t´i turren Kosovës si llavë çakejsh që ta bëjnë copë-copë që nuk kishte pasur mundësi të bëjnë as nipat e Drazh Mihajlit dhe të Aleksandër Rankoviqit, që e bënë këta pa pikë mëshire.

Por, çuditërisht, këtyre ditëve doli Ramushi i Gjoko Haradinajt dhe e pranoi publikisht duke thënë se taksa nuk bie vetëm për të mos rënë banda qeveritare. Kjo flet ashiqare se qëllimi nuk ishte vetëm të dënohet shteti fashist dhe më kriminel në botë Serbia, por të mbetet akoma në pushtet banda e Ramush Gjoko Haradinajt, që do të thotë ndryshe Ramushi i Gjokos nuk kishte asgjë tjetër vetëm banda e tij të mos bjerë, sepse do të prisheshin planet e hajnisë. Virusi kancerogjen Kjo do të thotë shumë për popullin se u pranua edhe nga goja e tij se taksa nuk hiqet fare nga frika se do të bjerë Qeveria e Ramush Gjoko Haradinajt, banda që më së shumti e dëmton buxhetin e shtetit.

Dhe, në qoftë se është kjo arsyeja e Ramushit, atëherë nuk vlen që kjo bandë të na fusë në sherr edhe me shtetin më të fuqishëm në botë-Amerikën!? Kryebanditët dhe bandat politike qofshin të pozitës, qofshin të opozitës duhet pasur shumë kujdes që të mos vijnë më kurrë bandat, sepse janë virus kancerogjen. Pra, për të mos e zgjatur muhabetin më tej dhe për të mos i rënë rrotull, bandat politike që lehin dhe mashtrojnë popullin me mashtrime boshe, ka synim marrjen e pushtetit për të vjedhur dhe jo për interesa shtetërore dhe të qytetarëve të saj, që më së miri e tha Ramushi i Gjoko Haradinaj, duhet larguar nga pushteti, sepse vendi është më i shtrenjtë se hajnia dhe pasuria haram që e kanë. Do ta paguajnë djersën e qytetarit, sepse dora e mallkimit do t´i ndjekë pas dhe kudo që të shkojnë, sepse kështu është i shkruar fati i këtyre hajnave. Zotin DORËZAN! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)