Bashkimi është aspiratë historike e kombit shqiptar

Bashkimi është aspiratë historike e kombit shqiptar
  • 21 February 2019 - 08:24

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Duke e ditur se bashkimi i kombit është aspirate historike, kurrsesi nuk merret apriori deklarata e Ramës, si antiproduktive në aspiratën e tillë. Pavarësisht, vendit të shprehur, shqiptarët janë për bashkim në një shtet, mbi bazën: SHTETI-KOMB.

Vendi i shpalosjes së kërkesës për President të përbashkët të Kosovës dhe të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës, është i qëlluar. Ndërsa, bashkimi nuk duhet të varet nga gjendja ekonomike, sociale dhe nga veprimtaria kriminale, në mënyrë që të jemi apriori kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Ekzistojnë shumë elemente, të cilat e bëjnë në kohë dhe moment të caktuar të domosdoshëm bashkimin e kombit dhe të trojeve shqiptare në një shtet. Dua t'i theksoj disa fakte shumë të rëndësishme, pse një deklaratë e tillë në vetvete është pozitive, nëse me të vërtetë ka pasur dhe ka për qëllim atë çështje. Çështjet e paraqitura në skenën mediatike si kundërargument për bashkimin midis Kosovës e Shqipërisë nuk janë prova që duhet me qenë kundër bashkimit. Përkundrazi! Para kësaj dalin:

1. Me bashkim e kemi një ekonomi më të gjerë dhe një treg më të madh për mallrat tona.

2. Me bashkim më lehtë bëhet dhe luftohet krimi dhe korrupsioni, veprimtaria kriminale e kanabisit, vjedhjet dhe dukuritë e tjera në vend.

3. Bashkimi luan rol të madh edhe në realizimin e kërkesave politike dhe nacionale e ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe në Greqi.

4. Bashkimi e forcon ushtarakisht shtetin.

5. Me bashkim rritet edhe fuqia politike, diplomatike dhe ekonomike e shqiptarëve. I theksova këto për të dhënë përgjigje në dukuritë negative aktuale të krimit dhe të korrupsionit që ekzistojnë në dy shtetet, qe po dalin gjoja pengese e bashkimit te dy shteteve tona. Mendoj se të mirat e bashkimit janë katërçipërisht më të mëdha dhe më domethënëse se anët negative që ka aktualiteti.

(Kosova Sot)