Këta janë banditët dhe kryebanditët në Kosovë që punësojnë familjarët

Këta janë banditët dhe kryebanditët në Kosovë që punësojnë familjarët
  • 15 March 2019 - 08:45

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Kryebanditët dhe banditët, nuk luftonin për shtet, luftonin për pushtet dhe për hajni

Do të kërkoja që populli të ngrihet i teri në këmbë kundër këtyre banditëve, kriminelëve, hajnave,sepse këta nuk janë popull, këta janë virus kundër popullit dhe kundër shtetit. Ne, e shpëtojmë shtetin dhe e pasurojmë duke ia konfiskuar pasurinë e vjedhur e haram e paçin për jetë e mot...!

Sot, shkrimin po e nisi kështu dhe në qoftë se, nuk është kështu si po shkruaj luteni për tokë e për qiell, të ngreni padi penale ndaj meje. Por, që tani po ju them se askush nuk do të guxojë as nga banditët dhe as nga kryebanditët. Por, të kuptohemi njëherë e përgjithmonë se banditët e kryebanditët kam thënë se strehohen nën kulmin e Presidencës, Qeverisë,Kuvendit dhe në bandat politike që do t´ia sqaroj një nga një., për të zbardhur te zezat e kësaj kopeje banditësh dhe kryebanditësh. Pra, i pari dhe vetëm i pari e kam thënë ndër shqiptar dhe atë në gazetën me të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe dhe të pakonkurrencë që quhet gazeta "KOSOVA SOT", që këta i kam quajtur banditë, vagabondë, kriminelë, kështu dhe në çdo fund të shkrimit kam thënë dhe them se jam i gatshëm të përgjigjem moralisht, juridikisht dhe penalisht se mos te flasim se dikush mundohet të leh dhe të mos i përgjigjem.

Këtë e kam thënë menjëherë që nga pas lufta. Përse? Sepse shtetin e kapën gabimisht dhe që nga ajo ditë nuk kanë të ndalur drejt shkatërrimit të vendit duke goditur deri në palcë dhe tani do të tregojmë një nga një. Pushtetin nuk e morën në dorë njerëzit e ditur, të mençur, të kulturuar, patriot që vërtetë e kanë dashur vendin e tyre dhe mu për këtë asnjë bandë banditësh nuk ka mundur të çoj deri në fund mandatin.

Dhe, nga këto shkrime mora përkrahjen e lexuesve nga mbarë globi që ju vetë jeni dëshmitar të kësaj. Kosovën e kapën në fillim tradhtarët, udbashët, titistët, spiunët, kriminelët, hajnat, bandat, mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale.

Të gjitha u zgjodhën me anë të pazareve

Presidenca e filloi me këta banditë dhe titistë që në kohen e qenit plak Titos, krimineli i pestë botëror për të drejtuar vendin. Titist do të thotë tradhtarë, spiun, zagarë i Serbosllavisë, që kanë vrarë shumë shqiptarë si nacionalistë, shovenistë,irredentist, seperatist dhe pastaj i kanë humbur pa shej e pa dok.

Ky soj banditësh dhe udbashësh kanë dëgjuar edhe frymarrjen e atdhetarëve, i kanë rënë këmbanave të mortit kundër Kosovës dhe kombit tonë në përgjithësi dhe për këtë marifet, këta kriminel janë dekoruar me "znacka" deri në kërthizë dhe ndoshta ju kujtohet atyre të gjeneratës sime, këta langonj dhe zuzarë mbanin në cepin e setrës fotografinë e qenit plak Titos, që aq të pafytyrë ishin dhe të rrezikshëm kundër shqiptarëve, bile mbanin edhe në mure të odave fotografinë e këtij krimineli  Tito, ndër ta ka pasur që e kanë mbajtur edhe trabijnocën e kasapit të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqit, që kishte lënë amanet: Asnjë plisbardhë të mos lihet mbi tokë dhe mbi kokat e tyre të leshohet kosa e vdekjes. Dhe, filluan të ndërrojnë këto grupe banditësh, vinte më zi se tjetra. Kurrë në Kosovë dhe asgjë nuk u zgjodh me votën e lirë të popullit, të sovranit. Të gjitha u zgjodhën me anë të pazareve, u formuan klane mafioze më të zeza se të Al Caponës, Al Paçinos, Kolumbisë e Siçilisë, po se po,por 55 herë më të rrezikshme se klani i Zemunpoljes. Dhe, për të mashtruar popullin, kanë lehur këta në emër të Ibrahim Rugovës dhe në emër te komandantit legjendar Adem Shaban JASHARIT DHE GJAKUT TË TRUNGUT TË TYRE QË MBUSHI LIVADHET ME VARRE.

Ky soj për të mashtruar popullin duke e parë se populli doli pas luftës i këputur ekonomikisht filluan të mashtrojnë popullin se do të hapen kaq vende pune. NJËRI thoshte se do të hapen 500.000, tjetri thoshte 250.000 dhe jo vetëm kaq. Më besoni se sot më vjen turp për disa mjerisht që them tani se aksidentalisht kam pirë kafe me këta që u shkoi tërë jeta duke lehur dhe duke u grithur për pushtet. E dënoj vetin kështu:"Zeher mu beftë ajo kafe që kam pirë me këta!".  Kryebanditët dhe banditët, nuk luftonin për shtet, luftonin për pushtet, vraponin këta pas hajnisë si zagarët pas kockave, vraponin pas hajnisë si korbat pas kufomave te vdekura. Këta që deri dje kishin kullotur dhitë nëpër skerka zbriten nga fshatrat që as shejtani i mallkuar nuk bënë ve dhe uzurpuan toka në zemër të kryeqytetit dhe qyteteve tjera në Kosovë. Uzurpuan toka duke futur frikën në palcë, sepse dërgonin natën pa hënë kriminelët me armë, plaçkitnin, merrnin haraç, u lëshuan në gjah tuxhar e kusar dhe  me grykën e pushkës, me hanxhar dhe me sakicë u shkonin në derë që të mos guxojnë të bëjnë as gëk e as mek.

Këta vidhnin popullin. Këta VININ NGA "ROGNERI" DHE NGA AY 3%, me përvojë dhe formuan klane duke u lidhur me kriminelet serbian të gjakut të Drazh  Mihajlit, duke blerë dhe duke shitur toka vetëm për të dëmtuar vendin dhe duke i ra thikë deri në asht. Këta E KAPËN PUSHTETIN DHE LIDHJET E NGUSHTA I BËNË ME VUQIQET DHE ARKANËT, U LIDHEN ME BANDËN SERBIANE DEVOLLËT QË PAGUHESHIN PËR T´I HELMUAR SHQIPTARËT,U LIDHEN ME PROSERBËT,ME PRORUSET,BEHGJET PACOLLIN,ME KERTHIZËN E SRETEN E BOGOLJUB KARIQIT,HARAMBASHIN RAMIZ KELMENDIN, U LIDHEN ME MURTAJËN, KOLEREN DHE MARIMANGEN E ZEZË,BATON FAZLI HAXHIUN,spiunin e udb-ës serbe me librtezë zyrtare që nga viti 1990, që gjatë kohës së luftës ka bërë hata e kasaphane kundër shqiptarëve dhe takohet me gjaksorët serbo-çetnik dhe pikërisht me kriminelët Jovica Stanishiqin dhe Zoranin.

Ky më vonë do të bëhej këshilltar i Kadri Topuzit dhe Hashim Thacit, djalit të Haxhiut, dikur moti "shumar" dhe doli andej Drinin duke e bërë Serbia fashiste edhe këshilltar të Edvin Kristaq Ramës, ish prokurorit që kishte dhënë firmën për shumë shqiptarë-dënimin me vdekje, varje në litar, sidomos komshiut të Zhurit, lumjanit Avzi Nela, poeti nga Kukësi.

Mos e ofendoni popullin e shkretë

Kjo bandë banditësh iu turrën Kosovës si llavë ujqish pa dhembje për ta plaçkitur dhe pikërisht këta që e kishin shtetin në dorë ishin kryekriminelët që para lufte nuk kishin as bukë për të ngopur barkun u bënë supërmilionerë, siguruan pasuri për dhjetë-njëzetë breza, shtëpi si në Nju Jork disa edhe me pishina që komplet humb kali i lumit Nil. Nuk e lëshonin pushtetin ky soj kriminelësh e hajnash, bashkëpunonin me dreçin e të birit. Gjatë fushatës parazgjedhore lehnin dhe janë sharë në gra shtrati dhe të mos flasim në babë e në nënë dhe kur vinte puna e hajnisë i harronin të gjitha bëheshin bashkë dhe nuk i merrnin për bazë as votën e tyre që kishin premtuar. E morën dhe e ulën në prehër edhe hajnin me tradita të moçme Shpend Ahmetin, që do e pres në besë Albin Kurtin dhe do të bashkohet me Devollët, do të merr thasë me para, do të ik natën në ujëra të Serbosllavisë.

Nuk fol tani me Albinin se atje nuk kishte para. Ra shi në kallamoq, për këtë hajn dhe bëri katrahurë Prishtinën, jepte leje, tenderë, falte tokë në zemër të Prishtinës, lidhte kontratë duke i lënë fëmijët me barkë thatë, hante e pinte në jahte disa milionësh ,fluturo me avion privat, shëtit klubet e natës dhe nuk la lloj hajnish pa bërë. Pra, u bënë bashkë banditët, hajnat dhe vagabondët. Klani "PRONTO" që kishte marrë "YRRNEK" nga klani i ULEMEKUT, ky klan është ndër klanet më të rrezikshme në Evropë, më mirë dëgjoje vetë dhe bindu, u shtri si vaji në lakra si në nivelin qendror si në nivelin lokal dhe plaçkiste vendin deri në palcë dhe popullin e linin duke mbledhur kafshatën e gojës nëpër koshëra të plehrave, populli u tradhtua dhe mbeti në mëshirën e Zotit, të pashpresë nga këta kryebanditë.

A ju kujtohet juve se kryelehaqenët thonin edhe këtë:"Çdo familje do të ketë nga një të punësuar...", a ju kujtohet se çfarë mashtrimi bënë këta? Flisni, po pyes a ju kujtohet, apo JO? Dhe, a doli ajo kur ju thosha mos u besoni këtyre banditëve se i kanë rrena, i kanë mashtrime, a ju kujtohet kur thosha se këta do ta vjedhin vendin, do ta shkatërrojnë ekonominë dhe nëpër firmat më të mëdha, ku ka para, këta do t’i punësojnë komplet familjarët e tyre? Po, ju pyes shqip a ju kujtohet, apo jo ? Flisni, përse heshtni!? Si doli dhe ju po shoh se këta banda banditësh, këta kryehajna, këta kryekriminel... akoma vazhdoni t´i quani, kryetar partie, kryetar qeverie, kryetar kuvendi, bandat i quani parti. Mosni, bre mosni! Mos e ofendoni popullin e shkretë me këta KRIMINEL E HAJNA... Mosni se do ju vret një kokërr rrufeje ne ditën me diell!

Ku janë banditët, kryehajnat, vagabondët...?

Ky soj janë në Presidencë që duke filluar nga despoti dhe tirani, që u bënë familjarisht supërmilionerë: Hashim zeza,  a dini më kë bashkëpunon për të shitur 1/3 e vendit për interesa të tija personale qe t´i shpëtojë Gjykatës Speciale. Pyeta shqip:A e dini,apo nuk e dini? Bashkëpunon me këlyshin e UDB-së, zagarin e Jovicës Baton Haxhiun dhe Aleksandër Vuçiqin.

A i shiti 8 e ca hektarë tokë, Malit të zi, bashkë me kopilin e Titos, hajnin e Diasporës dhe argatin e Rrahman zezës, që në historinë shqiptare njihet si epoka e rrahmanzinjvce që quhet ISA MUSTAFA. A e dini se Isa Mustafa ka sharë shqiptarët për serbet në çdo tre rreshta? A e dini se ky kopil, Isa Mustafa,serbëve u ka ndenjur sus. Po ju pyes shqip a e dini,apo nuk e dini? Po, ju a keni dëgjuar për Kadri Topuzin,kryeplakun e mezlishtit,  kam dëgjuar se dikush po e quan edhe Kuvend dhe a e dini se ju kam thënë se ky mezlisht është plot e përplot me rrugaç, hajna, vagabondë, zagarë e langonj.

Po, për këshilltar a e dini se kë e ka Kadri topuzi? Kë tjetër pos langoin e Serbisë fashiste, Baton Haxhiun, që dhomat e Udb-ës i ka shëtitur me shumë se dhomat e tij në Prishtinë... Po, ju a keni dëgjuar për njëfarë Ramushin e Gjokos të Haradinajve, që doli më pis se pisat, që personalisht kisha mendim të mirë për të më herët. E dini se ky vdes për pushtet dhe hajni. A e dini se bandën me të madhe e bëri në tërë botën qëllimisht për të plaçkitur vendin dhe buxhetin e shtetit, a e dini se ky i rriti rrogat vetës dhe banditëve që i ka rrotull, më të mëdha se në HON KONG DHE NË NJU JORK. Po ju pyes a e dini,apo nuk e dini? A e dini se si erdhi "Nacallnik"? Po, për punën e Çakorrit, Zhlebit, Kullës, a e dini këtë hile? Po, hilen kinse të "taksës"  a e dini se çka fshihet? Sa kontrabanda është duke u futur në Kosovë dhe kush i vjel paratë dhe...

Po, ju a keni dëgjuar për një mangup të Banjës së Malishevës, që më duket i thonë Fatmir Limaj, se si ka bredhur gjykatë në gjykatë, për asgjë tjetër por për hajni në petull asfaltin, more ju e dini? Po, a e dini mashtrimin më të madh të shekullit që e tha pa fije turpi:" Më jepni votën se do e punësojmë cdo anëtar për familje..." dhe për të vërtetuar ju se është mashtrues, rrenacak dhe hajn, që nuk e ka mbajtur premtimin, kam lexuar se akoma VAZHDON HAJNINË ME KËLYSHIN E DEVOLLEVË, SHPEND HAJNIN APO SHPEND JAHTIN DUKE VJEDHUR DHE DUKE BERË SALLANADI EDHE ME PARATË E POPULLI DUKE I MARRUR EDHE GRATË E TYRE. BANDA HAJDUTËSH NUK KANË TË NDALUR KUNDËR KOSOVËS DHE POPULLATËS SË SAJ. Kjo bandë kriminelësh e kanë lëshuar rrjetin tamam si të marimangës për ta vrarë Kosovën, a e dini se çfarë pasurie kanë kjo bandë hajnash.

Këta kur tash se kanë marrë "yrrnek" klanin e Zemunpoljes,sepse në Gjykata kanë instaluar këlyshet e Titos, Sllobodan Millosheviqit dhe të gjakut të Rrahman Zezës. Për sot po e përfundoj me këtë pyetje për këta banditë,për këta hajna, për këta kriminelë, për këta vagabondë...kështu: Sa janë të punësuar nga presidenca spiunësh, sa janë të punësuar nga Qeveria kuislinge e hajnash, sa janë të punësuar nga Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh, sa banditë (deputet që po i quani ju), janë të punësuar nga familjet tuaja po ia përkujtoj afro 500 dhe kush është ai gop nëne nga këta që të demantojnë këtë shkrim. Dilni t´i lidhim kijet me mua. Po, ju soj banditësh e hajnash nuk guxoni se ju derdhet mielli dhe zbardhen të gjitha hajnitë që e keni vjedhur, mashtruar, popullin dhe Kosovën...

Dhe, krejt ne fund fare, kam një pyetje për lexuesit pyetni ju këta hajna, vagabondë, kriminelë, banditë kështu: Si i keni punësuar familjarët tuaj? A e dini si përgjigjen:" Jo, ne nuk kemi ndikuar,nuk dimë gjë, kanë aplikuar vetë... dhe do të binduni ju vetë nga këto arsyetime të këtyre kopilave dhe kopileshave dhe do jepni të drejt shkrimit tim... Do të kërkoja që populli të ngrihet i teri në këmbë kundër këtyre banditëve, kriminelëve, hajnave,sepse këta nuk janë popull, këta janë virus kundër popullit dhe kundër shtetit. Ne, e shpëtojmë shtetin dhe e pasurojmë duke ia konfiskuar pasurinë e vjedhur e haram e paçin për jetë e mot...!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)