Është fyerje për intelektin njerëzor që të kërkohet drejtësi te krimi, korrupsioni dhe te injoranca e Drejtësisë

Është fyerje për intelektin njerëzor që të kërkohet drejtësi te krimi, korrupsioni dhe te injoranca e Drejtësisë
  • 18 March 2019 - 09:14

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

Politika dhe politikanët shqiptarë përdorin të gjitha metodat e mashtrimeve

Drejtësia shqiptare ua ka bërë të padurueshme jetën shqiptarëve , të cilët kërkojnë dhe në rastin më të parë  që u krijohet mundësia të  largohen nga Shqipëria, sikur Shqipëria të jetë në luftë civile, sepse prej luftës civile dhe prej terrorit largohen njerëzit nga shteti e atdheu i tyre kaq shumë dhe kaq masivisht  siç largohen akoma ende edhe sot, edhe nga Shqipëria

Po të pyesësh të gjithë ata të cilët kanë pasur dhe që kanë kërkuar drejtësi te gjykatat shqiptare habitesh se çfarë faktesh e akuzash dëgjohen prej tyre për përvojat e hidhura , kriminale, korruptive dhe antiligjore që  u  janë bërë nga vendimmarrjet gjyqësore kriminale  në Shqipëri. Dhe kjo vërtetohet me faktin se përse  mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia shqiptare, dhe se prej padrejtësive politike, ekonomike por kryesisht,e theksoj se kryesisht,  prej padrejtësive dhe prej krimeve  gjyqësore, prej pasigurive juridike rinia shqiptare është  e dyta  në botë e cila kërkon që të largohet nga Shqipëria.

Pra, drejtësia shqiptare ua ka bërë të padurueshme jetën shqiptarëve , të cilët kërkojnë dhe në rastin më të parë  që u krijohet mundësia të  largohen nga Shqipëria, sikur Shqipëria të jetë në luftë civile, sepse prej luftës civile dhe prej terrorit largohen njerëzit nga shteti e atdheu i tyre kaq shumë dhe kaq masivisht  siç largohen akoma ende edhe sot, edhe nga Shqipëria.

Traumë e madhe për qytetarët

Argumentimin e këtij konstatimi real të këtij titulli shkrimi vazhdojmë ta bëjmë   me faktin se: Drejtësia shqiptare është dhe funksionon akoma si një drejtësi e kriminalizuar, e korruptuar, arrogante dhe tejet e papërgjegjshme dhe injorante ashtu sikurse është edhe  politika shqiptare në tërësinë e saj. Si i tillë ky sistem drejtësie  e ka falimentuar shtetin , shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri, dhe kjo drejtësi është shkaku kryesor që Shqipëria prej 30 vitesh mbeti e pa zhvilluar dhe e pa emancipuar demokratikisht, civilizisht, juridikisht  dhe e pa integruar në Bashkimin Evropian.

Dhe po si e tillë , dhe prandaj edhe kjo drejtësia në Shqipëri është shqetësim, traumë e fatkeqësi shumë e madhe për shtetin, për individin, për shoqërinë  dhe për kombin shqiptar. Pothuajse të  gjithë ata që kanë pasur punë dhe që kanë kërkuar të drejtën te drejtësia shqiptare kanë pësuar depresion, stres dhe e kanë ndjerë veten jo vetëm të zhgënjyer por edhe të poshtëruar nga injoranca, krimi dhe korrupsioni, antihumanizmi dhe ligësia,  nga  amoraliteti dhe antiligjshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Është një  ofendim jashtzakonisht i madh për arsyen dhe intelektin njerëzor  që t’u drejtohet organeve të tilla të drejtësisë shqiptare për të kërkuar drejtësi prej tyre, dhe se shumë e shumë shqiptarë tashmë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Është ofendim i madh për intelektin njerëzor të kërkojë drejtësi te kjo farë drejtësie , e cila  është shumë  më keq madje se sa  sikur të kërkosh drejtësi  prej kriminelit, të kërkosh ndihmë  prej hajdutit që të ka vjedhur; sikur të kërkosh leksion dhe dituri prej budallait dhe të paditurit, sikur të kërkosh dritë në  errësirë, sikur të kërkosh moral prej të pamoralshmit. Kjo  sepse vetëm dituri, moral, humanizëm , ndjesi  dhe përgjegjshmëri nuk kanë, dhe nuk gjen, dhe as nuk ke pse kërkon te drejtësia shqiptare , as te prokuroret dhe as te gjyqtarët shqiptarë.

Presioni i politikës

Prandaj me të drejtë konstatuan edhe Shtetet e BE-së dhe sidomos SHBA të cilat ndërhynë për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri , dhe me shumë e shumë vështirësi dhe vetëm me presion ushtruar prej tyre u miratua edhe VETTING-u, duke e detyruar me presion  politikën shqiptare e cila e ka pjellë këtë  drejtësi. Që është ofezë e rëndë për intelektin njerëzor drejtësia shqiptare për këtë  do të ishte e mjaftueshme vetëm të shikohen ato emisione televizive, ato programe të tyre të cilat tregojnë me zë, me sjellje  e me figurë sjelljet, veprimet dhe vendimmarrjet skandaloze të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë, si shembuj kampionë të paturpësisë dhe të marrëzive të paprecedenta antiligjore , harbutërie , korrupsioni, krimi, shantazhi, arrogance dhe amoraliteti e deri edhe imoraliteti seksual.  

Dhe  që është ofendim dhe fyerje e rëndë për arsyen e shëndoshë njerëzore, për demokracinë dhe për shtetin shqiptar kjo drejtësi ,ky sistem drejtësie e vërteton edhe fakti se SHBA –të , aleati dhe miku strategjik i shqiptarëve, reformën e VETTING-ut gjyqësor në Shqipëri e quajtën si Reforma jetike për shqiptarët. Por këtë reformë, kundër saj ishte dhe vazhdon të jetë edhe drejtësia, edhe politika dhe politikanët shqiptarë të cilët bëjnë të gjitha përpjekjet, përdorin të gjitha metodat e mashtrimeve , të hipokrizive dhe të spekulimeve  demokratike për ta penguar  sa të mundin zbatimin e VETTING-ut.

(Kosova Sot)