Kur kujtojmë "KOSOVA SOT" kuptojmë dhe kujtojmë UÇK-në dhe NATO-n

Kur kujtojmë
  • 19 March 2019 - 09:17

Shkruan:  Skender Kapiti

Gazeta "KOSOVA SOT", djegia e shtypshkronjës së saj ka historikun specifik të saj, sepse jo më kot ajo u shkatërrua dhe u rrënua pikërisht më 24 Mars 1999, ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi ish- Jugosllavi. "KOSOVA SOT", edhe para bombardimeve të NATO-s, ishte në shënjestër të regjimit kriminal, gjenocidist ushtarako-policor dhe mediatik serb.

Kjo, sepse dhe pasi Shtypshkronja e gazetës "KOSOVA SOT " ka qenë gjithmonë armike e regjimit serb, kjo për faktet se: Shtypshkronja "KOSOVA SOT" shtypte dhe përhapte libra dhe materiale shkollore me Logon e Republikës së Kosovës në kohën kur regjimi kriminal serb ia kishte hequr edhe Autonominë Krahinore Kosovës. Në materialet e saj gazetareske, mediatike dhe mësimore shkencore e patriotike, ato kishin Logon e Republikës së Kosovës duke e paraqitur dhe duke e njohur Kosovën si Republikë, si Shtet të Pavarur , gjë e cila në atë kohë ishte një ndërmarrje shumë e rrezikshme dhe tejet e guximshme, pasi ato materiale nuk shtypeshin as në Shqipëri dhe as në diasporë ,por brenda në Kosovën e okupuar nga regjimi i egër ushtarakopolicor serb. U dogj Shtypshkronja e "Kosova Sot" në shenjë hakmarrjeje kundër NATO-s Së dyti, Gazeta "KOSOVA SOT" propagandonte Luftën heroike të UÇK-së, duke shërbyer edhe si frymëzim për popullin e Kosovës për përkrahjen dhe mbështetjen e misionit çlirimtar të UÇK-së.

Dhe prandaj dhe kurrsesi regjimi kriminal serb nuk mund të pajtohej me aktivitetin patriotik-kombëtar dhe as me misionin mediatik dhe mësimor çlirimtar që propagandonte me shumë guxim Gazeta "KOSOVA SOT". Dhe, pasi dështuan të gjitha përpjekjet me kërcënime, gjoba dhe me mbylljen e Botimit të Gazetës, dhe kur filluan bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, errësira dhe barbaria gjenocidiste serbe dogji dhe rrënoi barbarisht Shtypshkronjën "KOSOVA SOT" edhe në shenjë hakmarrjeje kundër NATO-s. Pra, shkatërrimi dhe rrënimi barbar i shtypshkronjës "KOSOVA SOT" është vërtetim i atij genocidi kriminal serb, i cili u ushtrua edhe mbi arsimin, kulturën , gjuhën dhe median shqiptare. Vazhdon misionin opozitar Prandaj dhe kam të drejtë kur them se: kur përmendet "KOSOVA SOT" mendja të shkon te UÇK-ja dhe te NATO-ja, sepse këtë të vërtetë tashmë e dëshmon dhe e ka shënuar historia, u pëlqen apo nuk u pëlqen ky fakt mosmirënjohësve dhe atyre të cilët spekulojnë dhe nuk dëshirojnë që të thuhet e vërteta.

Regjimeve, si atyre të pushtuesve të huaj, ashtu edhe regjimeve jodemokratike, kurruptive dhe të kriminalizuara nuk u pëlqejnë kurrë e vërteta dhe liria e medieve të cilat paraqesin dhe demaskojnë realitetin e hidhur të pushtetit e të politikës së keqe. Gazeta "KOSOVA SOT" rilindi përsëri dhe vazhdon suksesshëm si Gazeta shqiptare Nr 1, si media e lirë, e pavarur, edukativo-patriotike dhe akademike e shkencore me mision informativ, real dhe të paimponueshëm nga pushteti dhe politika. Ajo vazhdon misionin opozitar në përballje dhe në sfidë me të gjitha të këqijat e korrupsionit, krimit, spekulimeve e mashtrimeve të politikës e pushtetit dhe kundër egoizmave, korrupsionit dhe tradhtisë së tyre.

(Kosova Sot)