Kush janë kryehajnat dhe kryebanditët që tallen me popullin?

Kush janë kryehajnat dhe kryebanditët që tallen me popullin?
  • 20 March 2019 - 08:47

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Ju, populli im ndërroni udhë, mos e ndiqni këtë kope hajnash

Kjo specie banditësh e hajnash e kapën vendin dhe ata para lufte ishin leckaman, nuk kishin bukë për të ngopur barkun, nuk kishin as brekë e as çorapë, nuk kishin as rrip pantollonash dhe u bënë nga fukarenj në supermilionerë dhe më të pasur se sheikët e Arabisë

Shkrimin sot po e nisi me një sqarim edhe pse dihet se vite të tëra e kam sqaruar. T´i thuash dikujt kryehajn, kryebanditë dhe shumë më shumë pa fakte mund të përballësh me ligj dhe se burri humb burrërinë me themel. Jam burrë i Zhurit i krahinës së Lumës prandaj i di zakonet dhe i druhem kësaj të dytës. Të parës nuk i druhem fare, ama fare se në ketë sistem të kalbur gjyqësor janë të ulur ata të gjakut të instaluar të qenit plak Titos, langonj dhe zagarë të kasapit të Sllobodan Millosheviqit dhe të Rrahman Morinës, kryetradhtarit të kombit dhe që dihet botërisht që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e Rrahmanzinjve, sepse u burgosën,maltretuan dhe u vranë shumë shqiptarë.

Për fatin e mirë që gjaksorët,pushkagjinjt, kasapët dhe fara më e ndyrë i globit, serbo-çetnikët ikën nga trojet tona me luftën titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga burri Adem Shaban Jashari dhe me ndihmën e NATO-S, sepse me politikën poshtëruese,nëncmuese të shallaxhiut, që nuk njeh historia shqiptare nga 1100 luftëra, nuk do ikte as për 7700 Bajrama e Krishtlindje. Por, pushka e detyroi të ik në theqafje nga trojet tona ashtu-ashtu të okupuara për të mos kthyer më kurrë sa te jetë toka e qielli.

Por, askush nuk e ka pritur se pas kësaj lufte të përgjakur kundër bishave serbe dhe mercenarëve rusë dhe sllavo-ortodoks në përgjithësi, që na vranë e na prenë me pushkë, me sakicë e hanxhar, na shkelën me zinxhir tankësh, na dogjën shkrumb e hi dhe na dhunuan gra para syve të fëmijëve dhe burrave që i kishin në shtrat dhe Kosova do bije në dorën e kryehajnave,kryebanditëve, kryelehaqenve, kryeudbashve për të vjedhur deri në palcë, për të përbuzur popullin,për të shkelur në gjakun e derdhur, për të tradhtuar DESHMORËT E KOMBIT!

Paratë e dhëna me fajde

Kjo specie banditësh e kapën vendin, kjo specie hajnash që e kanë në gjak hajninë dhe tradhtinë e morën vendin që para lufte ishin leckaman, nuk kishin bukë për të ngopur barkun, nuk kishin as brekë e as çorapë, nuk kishin as rrip pantollonash dhe u bënë kjo kope vagabondësh dhe fukarenjsh supermilionerë dhe më të pasur se sheikët e Arabisë. Tani a kam të drejt unë apo jo, kësaj radhe po i rrahim dy gjëra jo më shumë dhe peshone vetë sepse lexuesi është gjykatësi më i mirë dhe më i drejt, por, fjalën nuk e kam për ata këlysh që janë rrotull  tyre, sepse ata lehin se për ketë punë paguhen, që ky kryelehaqen ia jep një copë asht për ta gërryer dhe kështu i shkoi jeta duke lehur dhe i japin gjuhës tërë jetën duke menduar se toka sillet vetëm për këtë specie lehaqenësh.

E para, i pyesim këta kryehajna,këta kryebanditë dhe këta kryeidiot: Ku e morët tokën që e uzurpuat në kryeqytet dhe qytete tjera të Kosovës? Ju erdhët nga fshatrat që as shejtani nuk beri ve dhe a ia la baba, a e kishit me tapi? Po, ju kryehajna shtëpitë që i ndërtuat shumë katëshe ku i morët paratë sepse ju njoh që nuk kishit as sofrabezë nënësofër? Po, shtatë banesat që i keni sa i paguat dhe ku i morët lekët sepse po të pyes, sepse të njohë me rrënjë e me degë se para luftës ishit familjarisht të këputur fukarenj dhe kishit vetëm një kali dhe atë me ngjyrë te bardhë dhe i shkreti që nuk kishte taxhi boll, ishte asht e lëkurë. Po, banesat nëpër bregdet dhe jashtë shtetit ku i morët. Morët vesh, morëm thuani dhe çepne shpellën.

Nuk po e vazhdoj më tej pasurinë e vjedhur që e keni siguruar për dhjetë-njëzetë breza, përgjigjuni ju njëherë publikisht këtu, pastaj Reshat Badallaj-Zhuriani, ua numëron një nga një dhe i zbardhim të gjitha, bile edhe me foto ku keni fjetur dhe tani keni hotel në sipërfaqen prej hektarësh. Dhe, juve ju tregojmë se kujt e kujt  i keni dhënë para me FAJDE QË ËSHTË E NDALUAR ME LIGJ DHE JU PA FIJE TURPI EDHE PROKURORIN. Po, ju gjakzi titist, e dini se titist është spiunë, tradhtarë, langua dhe zagarë i Serbosllavisë, që këni marrë shumë shqiptarë në qafë dhe keni marrë vellon hua për nusen e vëllaut dhe sot jeni supërmilionerë. Nuk po e vazhdojmë kësaj radhe më shumë sepse libri ka mbërri 700 e ca faqe për këta këlysh të dalër nga stanet e zezënajës. Dhe, pikërisht ky hiri i zezënajës e kanë kapur shtetin bashkë me udbashët, spiunët dhe kumbarët serboçetnik dhe hanë e pijnë dhe nuk e ndalin sallamadinë me harmonikë ngëkë,ngëkë,mgëkë, që shiten tokat me hektaër dhe janë në pazar këta duke shitur pjesët tjera të Kosovës dhe atë të Dukagjinit.

U intereson vetëm hajnia e kapja e shtetit

Nuk do humbi kohë t´ua shpjegoj se si e morri emrin DUK, sipas PRINCIT DUK, SEPSE ÇKA I INTERESAON KËTYRE KRYEBANDITËVE ORIGJINA DHE HISTORIA,KËSAJ SPECIE, I INTERESON VETËM HAJNIA DHE KAPJE E SHTETIT...

E dyta, kësaj radhe do merrem me viset e mia të origjinës të Zhurit, disa pjesë të Verrinit dhe të krahinës së Lumës,por, natyrisht prapë nuk do humbi kohë fare t´i shpjegoi kësaj kopeje langonjsh për kufijtë natyror se deri ku ndahen. A e dini pse? Sepse kësaj race hajnash,çka i intereson historia, këta në gjak e kanë hajninë. Kështu është fjala: Ju vëllëzër e motra, e dini se Zhuri është fshati më i madh në tërë Kosovën,ose në mos qoftë i pari është ndër me të mëdhenjtë pa më të voglin dyshim. Nejse!

Në këtë fshat, në Zhur, që bajrakun e ka në Bice të Lumës, në fushatën parazgjedhore kanë zbarkuar shumë lehaqen dhe kryelehaqen. Edhe njëherë kanë zbarkuar shumë lehaqen dhe kryelehaqen. Bile i kanë pritur sipas zakonit me lodra e cyrle (tupana e zyrle), nuk ka munguar as KOLLÇOJA DUKE U HEDHUR DREJT PËRPJETË ME TIRÇI E KOPORAN TË TERZIUT XHEZAIRIT.NUK KA MUNGUAR AS FLIA TRADICIONALE E AS RAKI BALLKAZANI. O babë, o babë! Sa "syreti" u ba me këta lehaqen dhe kryelehaqen nuk e keni idenë.

Nejse rrinin sus para këtyre, u merrnin temena ca me di gishta, ca me gisht përpjetë, ca me gishtin e mesëm sepse mushka kështu i do drutë. Si i thonë fjalës MO ZOT MË KEQ! Disa i mbaj mend që tërë jeta ju shkoi duke u fërkuar për murin e derrit, që shokët dergjeshin nëpër burgje e ky soj bënte sevda me çaush milicije. Ehu, të vraftë një kokërr rrufeje në pikë të ditës! Ndaluni se keni bërë argatin që nga koha e Sulltan Sulejmanve të Top Kapisë, keni marrë gradat USBASH E ZABIT, AGA E EFENDI E MOS E GËZOFSHI! Po, nuk latë ku pa i shti hundët.

A e dini se kanë lehur shumë, kanë lehur sert dhe nuk mungonin shuplakat duke i rrahur e bërë kuq. A e dini ju se këta kryelehaqen e kanë përmendur edhe HIDROCENTRALIN E ZHURIT! Dhe, a më besoni se ka pasur trushperlarë që kanë menduar përnjëmend se do të bëhet. Nuk e kanë vënë në dyshim duke lehur vetëm se ia hodhën një asht sa për të mbetur ndër dhemb ndonjë dell që nuk e pret as thika. Nuk do t’i përmendim premtimet e shumta, nuk do i përmendim mashtrimet, rrenat, por kësaj radhe do t’i përmendim për të cilën e hapëm temën. Vagabondët dhe kryevagabondët kanë premtuar kudo që shkonin se do hapën në Kosovë 500 mijë vende pune.

Hashimi i BROJËS, miku më i ngushtë i kryespiunit me librezë zyrtare,Baton Haxhiut, hafijës serbe që nga viti 1990 me librezë zyrtare. Hashim zeza para luftës e ka ngrënë sapunin për djath dhe nuk e ka dalluar... Ka zbarkuar edhe hajni i Diasporës, krushku i Rrahman zezës dhe kopili i Titos, babëziu ,Isa Mustafa, që në çdo tre rreshta ka sharë shqiptarët dhe i dekoruar me "Znaçka" nga Serbia fashiste jo vetëm që e ka pasur krahërorin e mbushur majtas e djathtas,por deri në kërthizë. A e dini që edhe sot Serbia, në vitin 2019, e merr këtë shushunjë, ISA MUSTAFËN SI BIÇIM SE SI DUHET LUFTUAR PËR SERBOSLLAVINË...! Ky derdimen dhe ky dilberi i Serbosllavisë, premtoi se do të hapen vende pune deri në 250 mijë...

Janë mashtrues, rrenacakë e të pafytyrë

Po ashtu, në Zhur ka zbarkuar edhe tuxhari, Rambo po i thohin, më duket se i kish emrin Ramush Gjoko Haradinaj, një shkokordhan, bile trup cung, sepse pa ia da kishte ushtruar në mulli duke ngritur thasë deri në 70 kilogram edhe ky e ka përmend Hidrocentralin e Zhurit dhe ju garantoj që nuk e di ky projekt sa kushton dhe sa nga i bie, që ne i kemi pre dikur edhe grurin me drapër se kinse po ia nisin punës, pa u pjekur deri në brez që e mbaj mend si fëmijë...

Ky Ramushi i Gjokos ju kujtohet se për të bërë "Nacallnik" se sa yrysh e hyxhym merrte për Kullën, Çakorrin, Zhlebin dhe ata male dhe tani kush e ka dëgjuar këtë edepzsë. Nuk i del fjalë nga goja... Eh, në Zhur, ka ardhur edhe ai prorusi e proserbi, halabaki Behgjeti i Pacollëve. I shkreti kurrë vetë nuk kishte besuar se do të vie kjo ditë dhe i kishte thënë Slobodan Millosheviqit në sy:"Slobo brate moj,KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE" dhe ia kishte rrahur shpatullat këtij xhambazi, ka premtuar shumë për punë që edhe nuk ja kalon kush dorën në zemër, andej kah Karpatet...

Në Zhur, ka ardhur edhe një mangup i Malishevës, më kanë thënë se emrin e kish Fatmir i mahallës së Limajve të Banjës, që para lufte i shkreti nuk kishte limuzinë, deri te ILIXHJA kishte ardhur këmbë dhe pastaj kishte çitur dorën se kush po e merr deri në Malishevë. Ky mangup ua kalon të gjithëve të këtij soji, KA LAN NAM që sot të gjithë me tallje po e përdorin rrenën e tij dhe ka mbetur rrena e SHEKULLIT. A e dini se çka ka thënë ky mangupi i Banjës së Malishevës? A e dini, apo nuk e dini? Nejse, ata që nuk e dinë po ju tregoj, me nder me thanë:"...secila shtëpi ka me pas të punësuar nga një anëtar të familjes ...".

Tani ne po pyesim: Në Zhur dhe në tërë rrethinën sa u punësuan 500,1000,1500,2000,3000 apo 5000..sa? Dikush thotë, nga langonjt e tyre po 5000 ndoshta nuk i ka Zhuri, prandaj po them në Zhur dhe fshatrat perreth. A e kuptoni fjalën dhe premtimin se çka do të thotë nga një anëtarë të familjes dhe merreni me mend pikërisht ky mangupi i Malishevës, me tha dikush se e kishte emrin Fatmir, pa fije marre dhe nuk ish skuqur fare iu kish drejtuar një bande duke thënë mos ikni nga Kosova!!!

Dhe, çka doli? Këta kryehajna, kryevagabondë, punësuan vetëm anëtarët e familjes së tyre deri në katër djem ne vendet ku marrin rrogat si në Evropë ndoshta edhe më shumë. Dhe, shikoni sa të paturp janë këta kryelehaqen asnjëri nuk dha dorëheqje dhe t´i kërkoj falje popullit kështu" Popull, ju kërkojmë fale se ne ju kemi mashtruar, në jemi vetëm dhe hajnin e kemi ne gjak...".

Turpi vërtet nuk paska brirë! Po, ju sërish nuk e keni kuptuar hilen e tij përse? Ju tregoj unë. Të mos ikni se kjo kope hajnash pastaj nuk mund të vjedhin djersen e taksapaguesve. Këtu është behanja e çervishit një lugë tëlyen. Ju, e dini se ky me letra është ndjekur disa vite për hajni... Dhe, ju mos bini pre e këtyre kryehajnave, këtyrë kryelehaqenve sepse këta janë mashtrues, këta janë pazarexhi dhe poterexhi, këta janë tuxhar dhe fajdexhinj. Hashim zeza,ai djali i Haxhi shumarit bashkë me Isa Mustafën, hajnin e 700 milionëve po e shkruaj me fjalë, se këtë numër të madh markash nuk di se si shkruhet me shifra, kopilin e Titos, a i shiten 8 mijë e ca hektarë tokë Malit të Zi.

Hashim zeza tani bashkë me këlyshin e Serbisë dhe langoin e Jovicës, Baton Haxhiun, që gjatë kohës së luftës ishte dënuar nga UÇK-ja, me vrasje për spiunim, a po shesin dhe e kanë hedhur në pazar 1/3 e vendit Serbisë fashiste vetëm për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale dhe shikoni harambashët e Haxhi shumarit se si janë bërë supermilionërë. Mos bini pre as e ati Shpend hajnit, Shpend tradhtarit që i tha toka në zemër të Prishtinës, bandë serbiane Devolli, leje sallamadi, u kap në jahtin milionësh, u ngrit padi penale për hajni dhe fëmijve u bëjnë zorrët muzikë që nuk kanë kifle. A e dini pra që askund në botë nuk ndodhë, pos në Kosovë që njeri me vite me hajni, tjetri i ndjekur për hajni me aktakuzë të ngritur taze dhe këta hajna të flasin në emër të Kosovës, po ku ndodhë kjo bre burra!?

Për pak desha të harroj edhe Kadri topuzin, atë kryeplakun e ati mezlishti me plot rrugaç e hajna. Shikoni se sa rrugaç të këtij mezlishti kanë punësuar anëtar të tyre të familjes? Po, ju nuk e dini edhe një gjë. Që një rrugaç i këtij kuvendi ka uzurpuar edhe skelën e Aleksandër Rankoviqit, në Brod të Dragashit! E di se nuk e dini ju. Ju nuk e dini se edhe sa hektarë vreshta dhe male kanë uzurpuar ky soj specie...

Dhe, ju pra mos i besoni dhe mos bini pre e këtyre lehaqenve e këtyre kryehajnave se janë mashtrues, rrenacak dhe fytyra e tyre u pa se janë hajna të peshave të rënda e mos e gëzofshin për jetë e mot. Ju, populli im NDËRRONI UDHË! Mos i ndiçni këtë kope lehaqenësh të dala nga kopetë e staneve të hajnisë. Ky është hiri i zeznajës kombëtare dhe jo shumë larg do t´i kaplon zymtësia dhe morti. Kështu është i shkruar fati kur këta kryehajna vrapojnë pas hajnisë si si korbat pas kufomave të vdekura. Mos u bëni pjesë  e këtyre mercinave se kundërmoni tërë jetën,tamam si këta që kanë lanë nam për hajni dhe tradhti Dhe, krejt në fund fare, ju kryelehaqen mos lehni mëtej se Zot ka.

(Kosova Sot)