Populli po e vlerëson rezistencën dhe sakrificën e gazetës 'Kosova Sot'

Populli po e vlerëson rezistencën dhe sakrificën e gazetës 'Kosova Sot'
  • 21 March 2019 - 08:46

Shkruan: Ragip Guraziu

Me hapa të sigurt do vazhdojë të ecë përpara për ta informuar drejt opinionin publik

“Kosova Sot” është dhe mbetet dritare e informimit të lirë, me objektiv të luftës për të vërtetën, që kaq shumë u pengon mafio-oligarkëve. Është fatkeqësi për popullin tonë dhe vetë Republikën, se në duart të kujt ka mbetur shteti. Gazeta KOSOVA SOT kontribuoi për demokratizimin e shoqërisë dhe luftimin e dukurive negative, kurse sa i përket klasës politike tërësisht të inkriminuar më shumë dëshirë do ta mbyllnin gazetën e vetme që e zbardh korrupsionin, krimin e organizuar dhe inkriminimin e të gjithë pushtetarëve në nëntokën kriminale

Si lidere, gazeta ''Kosova Sot” mbijetoi ndaj presionit, sulmeve, pengesave dhe bllokadave për 20 vjet të plotë, me të vetmin qëllim që kishin, që t'i mbyllet goja gazetës së vetme që nuk varej nga pushteti mafioz, duke mbetur kështu mediumi i vetëm që nuk ushqehet nga politika e korruptuar. Fakti se 'KOSOVA SOT' vazhdon të prijë në tregun e medieve të shkruara është edhe një tregues se populli po e vlerëson rezistencën dhe sakrificën e gazetës 'KOSOVA SOT' për lirinë mediale, për informimin publik, për demokratizimin e shoqërisë dhe luftimin e dukurive negative, pasi sa i përket klasës politike tërësisht të inkriminuar, me shumë dëshirë do ta mbyllnin gazetën e vetme që e zbardh korrupsionin, krimin e organizuar dhe inkriminimin e të gjithë pushtetarëve në nëntokën kriminale.

 '' Kosova Sot', tmerri i njerëzve të korruptuar

Vlerësohet lart kontributi i kësaj Gazete për mbi 20 vjet nga dalja e saj e parë, e cila nuk e ndaloi kurrë fjalën shqipe, ambiciet kombëtare për liri e pavarësi dhe demokraci. "Kosova Sot" i qëndron besnike aleancës me qytetarin, duke luftuar çdo dukuri negative, krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, zhvatjen..... duke mbetur dritare shprese për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme për qytetarët e shtetit më të ri në Evropë. Gazeta, “Kosova Sot” mundi frikën e nënshtrimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe Aleksandër Vuçiqit...

Sot, po ecet përpara dhe po dëshmohet se, me te gjitha këto përballje që nga regjimi serbo sllavë, gjatë luftës dhe pas saj deri këtu ku jemi sot, nuk u dorëzua prandaj edhe është  GAZETA NUMËR NJË (1).....  Siç jemi tani në dijeni,  më 24 mars 1999 u dogj dhe u shkatërrua Shtypshkronja dhe Redaksia e Gazetës "KOSOVA SOT", si cak i parë i regjimit kriminel serb. Gazeta "KOSOVA SOT" vetëm 6 ditë para këtij shkatërrimi dhe djegie kriminale, u dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri Aleksandar Vuçiq, më saktësisht më 11 mars 1999, për t`u ndaluar pastaj botimi i Gazetës më 18 mars 1999. Regjimi i Milosheviqit Gazetën "KOSOVA SOT", më 18 mars 1999, e mbylli për ta djegur dhe për ta shkatërruar Shtypshkronjën e Botuesit të Gazetës, në vlerë mbi 5 milionë euro me makineri të Shtypshkronjës, ku shtypeshin librat shkollorë në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës, duke përkrahur luftën çlirimtare dhe duke u pozicionuar haptas kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, i cili regjim e finalizoi krimin në ditën e bombardimeve të NATO-s, pikërisht më 24 mars 1999. Atë ditë regjimi i Milosheviqit zgjodhi pikërisht Gazetën dhe Shtypshkronjën e "KOSOVA SOT" si TË PARËN e NR. 1 për t`u hakmarrë kundër bombardimeve të NATO-s, pasi roli dhe ndikimi i Gazetës "KOSOVA SOT" ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit.

Do të vazhdojë të jetë ekskluzivisht zë i qytetarëve të vendit

Gazeta u ringjall si feniksi për ta rimarrë veten dhe tregun, por për të ardhur në situatë që tani 20 vjet pas, pushtetarë e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale të tentojnë sërish t`ia mbyllin gojën, duke e kërcënuar Gazetën, për shkak të politikës editoriale të pavarur që e ka. Me hapa të sigurt do vazhdojë të ecë edhe këto vite në vazhdim, kjo nuk do koment dhe janë shumë arsye se pse “Kosova Sot” e refuzon dekoratën nga Presidenti, që e quan kryeprotagonist i klanit “Pronto”. Në rrethana normale, çdo vlerësim, mirënjohje e nderim nga Presidenca e shtetit, për gazetën “Kosova Sot”, do të ishte e mirëseardhur, duke e pasur parasysh historikun e medias sonë dhe kontributin për liri, pavarësi, demokraci e sundim të ligjit. Gazeta “Kosova Sot” për mbi 2o vjet të botimit ishte, është dhe do të vazhdojë të jetë ekskluzivisht zë i qytetarëve të vendit. Ishte zë i qytetarëve edhe në kohët më të vështira të luftës, kur edhe përkrahëm haptas luftën çlirimtare, duke raportuar çdo ditë nga çdo pjesë e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën, duke publikuar edhe kalendarin e parë me ushtarët e UÇK-së.

 Sakrificë për themeluesin e drejtuesit e saj

Gazeta “Kosova Sot” për punën dhe kontributin në këto afro 21 vjet meriton jo një, por edhe më shumë dekorata. Por, kur një dekoratë e tillë mban nënshkrimin e një individi, i cili, pasi e shpërdoroi emrin e UÇK-së, abuzoi duke kapur tërë pushtetin e pasluftës dhe shkeli idealet e dëshmorëve të rënë  dhe të  qytetarëve të gjallë, dhe  kjo nuk mund të pranohet në heshtje.

Gazeta “Kosova Sot” nuk mund ta pranojë një dekoratë që vjen prej një oligarku të inkriminuar, që pasi zaptoi çdo institucion të shtetit, e futi nën sundimin e tij edhe Presidencën e shtetit. Themelimi i kësaj Gazete dhe politika e saj editoriale ka qenë gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, të aspiratave të tyre për shtet të së drejtës, për zhvillim, prosperitet e mirëqenie, për liri të shprehjes dhe vlera demokratike e ligjore. Të gjitha këto atribute të një vendi normal, u përdhosën nga personi dhe “klubi” i tij,  që sot është në krye të Republikës. Ai që të vret natën e të qan ditën nuk është i besueshëm dhe as i dobishëm për askënd, por i rrezikshëm në çdo moment. Gjatë sundimit të Presidentit aktual të Kosovës, por edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër, shumicën absolute  të mediumeve ka arritur t’i futë nën kontroll. Është pikërisht pavarësia e paanshmëria  editoriale  e “Kosova Sot”  që e bëri Gazetën të mbijetojë për 21 vjet të tërë, dhe kjo sigurisht se nënkupton sakrificë për themeluesin e drejtuesit e saj, por do të thotë shumë për mbrojtjen e së vërtetës. Nuk mund ta pranojmë një dekorim të pasinqertë, mashtrues, propagandistik, që vjen nga zyrat e njeriut kryeprotagonist të klanit “Pronto”. “Kosova Sot” është dhe mbetet dritare e informimit të lirë, me  objektiv të luftës për të vërtetën, që kaq shumë i pengon Presidentit aktual dhe mafio-oligarkëve e agjentëve përreth tij, disa prej të cilëve edhe i ka shpërblyer. Është fatkeqësi për popullin tonë dhe vetë Republikën, se në duart të kujt ka mbetur shteti dhe ndarja e dekoratave me peshë të çmueshme për vendin tonë!

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot)