Java e Kronikës së zezë në Kosovë!... 

Java e Kronikës së zezë në Kosovë!... 
Java e Kronikës së zezë në Kosovë!... 

Ismail Muçiqi

  • 10 September 2021 - 10:48

Opinion me shkas. 

Shkruan:Ismail Muciqi 

Ishin tronditëse lajmet e kobshme për humbjen e jetës së dy të rinjve nga shpërthimi i zjarrit në Gjakovë. Ishte edhe me i tmerrshëm lajmi për vrasjen e dy personave në Komunën e Pejës. Situatën edhe me dramatike dhe te dhimbshme e beri lajmi që erdhi nga Tetova ku humbën jetën njerëzit e pafajshëm të cilët po trajtoheshin nga kovidi në spitalin e këtij qyteti.

Po ashtu raporti ditor i cili vjen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë na e rëndon edhe më shumë jetën e cila po zhvillohet me plotë peripeci dhe informata shqetësuese për numrin e të helmuarve nga Covid 19, dhe për numrin e të vdekurve. Këto lajme  po i prekin ndjenjat dhe shpirtin e çdo individi apo familje në Kosovë. Po thuajse përditë arrijnë lajmet të dhimbshme për aksidentet në komunikacion nëpër rrugët tona dhe për humbjen e jetës të njerëzve në moshën më të re. 

Vrasjet e rastit apo hakmarrjet ndërmjet  

Shqiptareve.?! 

Fatkeqësia më e madhe e cila i përcolli Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë në shekullin e kaluar ishte hakmarrja dhe vëllavrasja ndërmjet veti. Kjo ishte vrima më e zezë dhe një fenomen i cili shkaktojë shumë dhimbje dhe humbje të njerëzve të cilat e dëmtuan shoqërinë. Nga këto anomali u gëzuan vetëm anëmiqet e Shqiptareve. Më kujtohet viti 1990 kur Shqiptarët u bashkuan gjithandej duke falur me qindra mija gjaqe për kauzën e madhe për bashkimin e interesit për kauzën e madhe gjithë Shqiptare e ajo ishte “Pajtimi i Gjaqeve”. Ky aksion i kohës ishte simbolik i historisë së re të Kosovës për ta larguar belanë dhe vëllavrasjen, i paraprin intelektualet me te devotshëm në trojet Shqiptare me humanistin Anton Qeta ndersa në krye të këtij projekti kombëtar ishte Dr. Ibrahim Rugova. Mjerisht pas luftës në Kosovë për motive më të ndryshme u vranë një numër i njerëzve dhe kështu kohë pas kohe u acaruan edhe mardhënjet ndërnjerzore duke filluar nga lagjja familjare, nga fshati e deri tek instancat më të larta të pushtetit. Pa dyshim se ndryshimi i sistemit dhe rregullave të reja të proceseve demokratike kanë ndikuar tek një pjesë e popullatës e cila ende është e ngarkuar me traumat e luftës, me humbjen e pasurisë, me humbjen e ma të dashurve të cilët Shoqëria Kosovare dhe institucionet e shtetit nuk arritën ti shërojnë nga patologjitë e ndryshme të cilat jau solli jeta e rëndë. Fenomeni tjetër i cili po ndikon negativisht në vazhdimësi në krijimin e kushteve dhe rrethanave normale të bashkëjetesës së njerëzve pa dyshim se janë edhe Partitë Politike, dhe lufta e tyre për pushtet.

Të gjithë jemi dëshmitar se pas luftës në Kosovë u vranë një numër i figurave të intelektualeve dhe atyre që ishin pjesë e politikës pa gjurmë dhe ende nuk u zbuluan vrasësit e tyre. Kjo është plagë e rëndë e cila peshon mbi familjen, shoqërinë dhe shtetin. Jeta ka treguar se drejtësia si normë kushtetuese ligjore, morale dhe njerëzore është rruga e vetme e cila e ndan te mirën nga e keqja dhe kështu kjo nuk len hapësirë që qytetaret ta humbin besimin në institucionet e shtetit te tyre. E vërteta është e hidhur por është vlerë e vetme që duhet ta pranoj dhe respektoj çdo njeri. Në Shoqërinë Kosovare pas lufte ndodhën shumë deformime. Një numër i individëve u pasuruan përmes rrugëve të ndryshme. Këta individ u shndërruan në klane partiake dhe politike duke i kap thellë institucionet dhe mekanizmat e shtetit.

Kjo klimë krijoj pakënaqësi te pjesa dërmuese dhe e ndershme qytetare të cilët me punën e përditshme dhe djersen e tyre po punojnë për mbijetesë. Këto anomali përpos që po krijojnë klasa, në shoqëri, pa dyshim se për shkak të luftës ekonomike për të bërë sa më shumë kapital këto klane apo shtresa po ndikojnë edhe në konfliktet deri tek qërimi i hesapeve ndërmjet i individëve apo familjeve me vrasje apo hakmarrje. Në fund të këtij vështrimi Shoqëria Kosovare dhe institucionet e shtetit nga arsimi fillor deri tek ai akademik kanë obligim që përmes reformave edukativo arsimore dhe ligjit të së drejtës ti përgjigjen situatës aktuale në parandalimin e vrasjeve dhe krimit të organizuar derisa sështë bërë vonë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".