Nuk është vetëm ‘pasuli i ushtrisë’, janë edhe aspekte tjera të parregulluara siq duhet brenda kazermave të FSK-së

Nuk është vetëm ‘pasuli i ushtrisë’, janë edhe aspekte tjera të parregulluara siq duhet brenda kazermave të FSK-së
Nuk është vetëm ‘pasuli i ushtrisë’, janë edhe aspekte tjera të parregulluara siq duhet brenda kazermave të FSK-së

Florim Zeqa

  • 15 October 2024 - 07:25

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Opozita jo vetëm që e ka tepruar me propagandën e saj ditëve të fundit, se Qeveria Kurti nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet derisa realiteti nuk është në këtë masë siq pandehin zyrtarët opozitarë dhe zëdhënësit e tyre partiakë nëpër studiot televizive.

 

-Edhe po të jetë i tillë niveli i rreziskhmërisë çfarë e pretendon opozita, çështja e furnizimit me ushqim të Ushtirsë ishte dashtë të zgjidhej shumë kohë më parë nga qeverisjet paraprake e jo të lihet në mëshirën e tenderimeve për aspekte korruptive!

Nuk është vetëm “pasuli i ushtrisë”, janë edhe aspekte tjera infrastrukturore të parregulluara siq duhet brenda kazermave të FSK-së, filluar nga trajtimi jo dinjitoz i ushtarëve nga eprorët e lartë e deri tek aspeket higjieno-sanitare!

Problemi i zgjidhjes së çështjes së ushqimit dhe problemeve tjera të trashguara në FSK, duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe afathgjatë pa shkaktuar turbulenca të panevojshme politike!

Vërehet qartë tendenca e opozitës për ta kthyer çështjen e ushqimit të ushtarëve në kauzë politike për të ardhur në pushtet, thuajse këta janë të “virgjër” në politik-bërje.

“Nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetur”, e thotë një fjalë e urtë popullore!

Pikërisht janë shkaqet e tenderomanisë që e kanë sjellë në këtë situatë të palakmueshme furnizimin e rregullt me shujta të ushtarëve tanë.

Prandaj, kjo situatë nuk guxon të vazhdojë tutje, pa u rregulluar një herë e mirë problemi i ushqimit brenda kazermave me ndërtimin e kapaciteteve ushqyese, përkatësisht të funksionalizimit të kuzhinave të përhershme me kuzhinier dhe staf përcjellës brenda ushtrisë siq janë në të gjitha ushtritë e rajonit dhe më gjërë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".