Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe goditjet nën brez nga të gjitha partitë politike të Kosovës

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe goditjet nën brez nga të gjitha partitë politike të  Kosovës
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe goditjet nën brez nga të gjitha partitë politike të  Kosovës

Nue Oroshi

  • 12 December 2024 - 20:55

Shkruan: Nue Oroshi

Sa afrohet data e zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës 9 shkurti 2025 dhe kur listat për kandidatë për deputet veçëse janë aprovuar po shihet një  goditje e fortë nën brez gati e të  gjitha partive parlamentare të  Kosovës.Them goditje nën brez për faktin se opozita nuk po mirret me mosrealizimin e premtimeve të  Qeverisjes në këtë  rast opozita e cila  duhet të bëj një analizë të qeverisjes katërvjeçare të  pozitës.Kurse pozita po merret kryekeput më  të  kaluarën e opozitës kur kanë  qenë  në  qeverisje.

 

Opozita duhet ta merr programin e qeverisë  që e ka pasur në fushatën zgjedhore për zgjedhjë te vitit 2021 dhe të  shikoj se sa nga premtimet i ka realizuar pozita dhe sa nuk i ka kryer.Të  mirrën shkurt e shqip me punën katërvjeçare në  qeverisje se sa vende të  lira të  punës janë hapur. Sa është  zhvilluar ekonomia, mjekësia, bujqësia dhe blegtoria?Sa janë  arritur të  ecin reformat arsimore në Kosovë? Çfarë arritjesh janë bërë  në  aspektin e kulturës, shkencës dhe gjygjësisë? Sa njohje të  reja janë kryer për katër vitet që ka udhëhequr kjo Qeveri? Sa është  arritur që të  përkrahet mërgata në projektet e saj dhe të  bëhen publik cilat projekte të  mërgatës janë  kryer deri me tash? E them se cilat projekte janë kryer e jo premtime se do të  kryhen në  të  ardhmën?Këto në pika të shkurtëra duhet të  jenë  fokusi i analizave të  punës katërvjeçare të  Qeverisë  Kurti.Ajo çka nuk duhët të  bëhet janë sulmet personale dhe familjare që politikanët si ata të  opozitës si ata të  pozitës ti ndalin goditjët ndër brez.

Opozita duhet të  mirrët me Kurtin si qeveritar në këto katër vite dhe jo me Kurtin si individ, përveç kuptohet nëse kanë fakte për demtimin e interesit shtetëror dhe që  duhët të  mos mbajnë konferenca për shtyp por këto fakte ti dorzojnë në  Prokurori.Si mund ta ndien vetën liderët e partive politike të  Kosovës kur më 10 shkurt,2025 rezultati zgjedhor mund ta prodhon një rezultat zgjedhorë që duhët një koalicion prej dy apo tre partive politike për ta formuar Qeverinë  e re. Në anën tjetër edhe Vetvendosja duhet ta kuptojnë se të  qëndruarit katër vite në  pushtët nuk kanë  mundur të  kalojnë të gjitha me duar të  pastra.Mund të ndodhë se edhe në  Qeverinë  Kurti po ashtu edhe si në  Qeveritë  e kaluara mund të ketë pasur korrupsion të  nivelit të lartë gjë  që Prokuroria e Kosovës e ka të  drejtën që ti zhvilloj hetimet.Në këtë  rast nuk është  mirë që gjykatat dhe prokuroritë  të instrumentalizohën për që llime politike.Edhe ftesa që i bëhet Albin Kurtit nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk duhë t te jetë pjesë e fushatë s elektorale.Tek e fundit nuk është  as i pari dhe as i fundit politikanë i Kosovës që ftohet dhe mirrët në  pyetje nga Prokuroria e Kosovës.

Ai shkon aty e jep dëshminë  dhe e zhvillon aktivitetin politik.Por instrumentalizimi i kësaj çështje për qëllime politike është  shumë i rrezikshëm për demokracinë.Sa ka të drejtë  VV të  thotë se këtë  çështje e ka kryer opozita, aq ka të  drejtë edhe opozita të  thotë se tash prokuroria dhe gjygjësia udhëhiqen nga Qeveria sepse Ministria e Drejtësisë  është nga radhët e VV. Në këtë  rastë këto çështje duhet të  lihën jashtë  fushatës dhe jashtë  politikës.Fushata duhet të  zhvillohët e qetë  dhe pa goditje nën brez as nga pozita dhe as nga opozita.Dhe në  fund vendos populli se kush do të  jetë  fitues i këtyre zgjedhjeve.Me një fjalë nuk duhet krijohet armiqësi në  mes të  partive politike në  Kosovë. Meqë ka 20 vite që jam pjesë e politikes gjermane dëshiroj të  japë 3 raste se çka kanë ndodhur me politikanët gjermanë kur ësht rasti i thyerjes se Ligjit.

1. Helmut Kohli kancelari i bashkimit të  Gjermanisë dhe politikanë shumë  i respektuar në  Gjermani pas largimit nga politika vetëm se nuk e ka deklaruar emrin e një  donatori që   e ka financuar CDU-në , në  zgjedhjët për Bundestag ju kanë hequr shumë  epitetët e nderit që  ka pasur qoftë në  nivelin shtetëror  e qoftë ne nivelin partiak.

2. Rudolf Scharping ish kryetar i SPD-së  dhe ish Ministër i Mbrojtjës vetëm se e ka shfrytëzuar një  aeroplan luftarak për një  takim privat është  detyruar të  jep dorëheqje nga posti i Ministrit të  Mbrojtjes ku edhe me pas edhe nga ai i SPD-së .

3  Rasti i tretë  që e kam përjetuar personalisht në  mandatin e parë si këshilltar i Asamblesë  se qytetit të  Kielit, dhe si sekretar i kësaj asambleje  në  vitët 2013-2018. Ish përfektja e sapo zgjedhur e Qytetit të  Kielit dr.Susanne Gaschke që  kishte nënshkruar një  marrëveshje në  mes të qytetit të  Kielit më  një  klinikë private të  syve. Marrë veshja ishte bërë  në  atë  mënyrë  që Klinikës që i kishte një  borgj qytetit të  Kielit me vlerë  prej 3.8 milionë eurosh u ishte falë gjysma e  tatimeve 1.9 milion euro kurse për gjysmën tjetër 1.9 milion euro detyrohej Klinika ti paguaj qytetit te Kielit. Por ne grupi i asambleistëve të  CDU-së  kishim verejtur se këtu kishte shkelje të  ligjit. Nuk kishte të  drejtë  ligjore që  Prefektja e qytetit të  nënshkruante një  marrëveshje që  e kalon shumën më  tepër se gjysmë  milioni euro pa e kaluar atë  marrë veshje në  Asamblenë  e qytetit të  Kielit.Lufta politike ka zgjatur mbi 4 muaj dhe jam vet dëshmitar se si funksiononte demokracia gjermane.Ka pasur raste që  kemi pasur në  mbledhje deri në  12 televizione qëndrore dhe lokale.Më  në  fund kryetarja e bashkisë  u dorëzua dhe dha dorëheqje.Ajo edhe pse kishte burrin deputet në  Bundestagun Gjerman Dr.Hans Peter Bartels ai nuk mundi ta shpëtonte nga dorëheqja.I dhashë këta tre shembuj për të  vërtetuar se si vepron shteti gjerman aty ku shkilet ligji.E Republika e Kosovës më  një  përvojë  jo të  gjatë shtetë rore duhët të  mësohet se si funksionon demokracia.Politika nuk duhët ta përzi gjygjësinë . Ato janë të ndara nga njëra-tjetra.Dhe krejtë  në  fund kam një  këshillë tek partitë  politike.Kandidatët i keni bërë  publik.Por jo programet qeverisese që planifikoni të kryeni në  mes viteve 2025-2029. E pasi që ti paraqitni këto programe qeverisese secili nga 110 kandidatet që janë nëpër lista ti paraqesin se paku disa pika për qytetin se nga e kanë  bazën elektorale se çka planifikojnë  të arrinë. Çështjet e fyrjeve dhe sharjeve me njëri-tjetrin u ka ardhur fundi. Në vend të fyerjeve dhe sharjeve uluni dhe studioni çështjet sociale, ekonomike, bujqësore, shkencore, mjekësore,çështjet e zhvillimit të  pyjeve,ikjën e rinisë  dhe shumë  e shumë  çështje të   tjera që janë duke e munduar Kosovën e zvetnume. Kurse sa i përket temës dhe përballimit me serbinë  mos e bëni pjesë  të  mbrendshme të  fushatës politike por dilni më  një  qëndrim të  përbashkët pozitë  dhe opozitë .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".