
Lexoni edhe:
Sorensen vjen nga një shtet mik i shqiptarëve
Shkruan: ANALISTI- Dr Gani N. Asllani
Vetëm në ditën e tretë të mandatit të tij të dytë, Presidenti i SHBA-së, z. Trump, tha: "Unë jam këtu që të shuaj konflikte, jo të nis të reja." Ai, pra z. Trump, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni e dinë se sa e rëndësishme është prania e KFOR-it në Kosovë. Prandaj, largimi i trupave amerikane nuk do të ndodhë për shkak të interesave strategjike amerikane, të cilat tashmë janë formësuar ndjeshëm në Ballkan.
Sorensen vjen nga një shtet mik i shqiptarëveLexoni edhe:
-Siç dihet, pas kampit Bondsteel, infrastruktura kritike ushtarake e NATO-s u shtri në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, u forcua me bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri dhe po rrumbullaksohet me bazën më të madhe të NATO-s, e cila po ndërtohet në Rumani.
Administrata e z. Trump mund të ulë numrin e ushtarëve amerikanë jashtë vendit, si p.sh. në Gjermani, Britani, apo Korenë e Jugut, por tërheqje të plotë nuk do të ketë.
Paskëtaj, edhe nëse supozojmë se ushtarët amerikanë largohen nga KFOR-i, pjesëtarë të mbi 30 shteteve kanë trupa të tyre në Kosovë. Kur dihet se për Europën është kritike ruajtja e paqes në kontinent, tërheqje të plotë të KFOR-it nuk do të ketë për sa kohë Rezoluta 1244 e OKB-së nuk shfuqizohet.
Sa i përket shtetit të Kosovës, qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve duhet që brenda 100 ditëve të para të punës të miratojë ndarjen e 2% të buxhetit të shtetit për FSK-në dhe, brenda një viti, të përfundojë procesin e rekrutimit të ushtarëve në forcë, në mënyrë që të jetë e gatshme të anëtarësohet sa më parë në Kartën e Adriatikut si hap paraprak për në NATO.
Sa u përket proceseve politike, ndërkaq, qeveria e re e Republikës së Kosovës e dalë pas zgjedhjeve duhet të shtrëngojë rripat, sepse presioni amerikan për një zgjidhje të përhershme politike do të rritet, si mbi Prishtinën ashtu edhe mbi Beogradin. Largpamësia, maturia dhe artikulimi i duhur i argumenteve historike nga ana e institucioneve të Kosovës do të jenë çelësi i suksesit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".